Kosovës i duhen institucione kredibile?!

Opinione

Kosovës i duhen institucione kredibile?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 27 shtator 2019 Në ora: 20:08
Skënder Mulliqi

Kosova është një shtet i ri, që synon  Evropën e Bashkuar, edhe pse shoqëria jonë është e polarazuar  dhe  jo unike. Intelektualet , profesoret , akademiket , shkrimtaret , por edhe gjenerata e re e shkolluar ,  si potencjal i madh , ende nuk po gjejnë vend në skenën tonë politike.

Dhe, shumica e të rinjëve tanë , nuk  po kan shumë   shembujë  për të mirë .Për  të ndërtuar secili integritetin dhe përsonalitetin e vet, nuk ka nevojë që këtë tua servojë askush.

Secili  do të duhet ta kërkon  përsonalitetin ashtu çfarë ështe në fakt.Nuk ka gjë më tragjike se  bërja kopje e atyre që më së paku e meritojnë. A  bëhët njeriu më dy fije mënd në kokë, kopje e  atyre që  nuk punuan mirë që 20 vite? Sigurisht së jo. Po vërtetë koha në të cilën po jetojmë , fatkeqësisht është bërë krizë e shembujve  të mirë, këtu e kam fjalën më shumë për njerëzit e politikës .Të gjithë i dijmë  së cilët  janë ata që po na servohen çdo ditë në medie.Të rinjet tepër shumë iu kan dhën internetit dhe televizionit.Kjo është duke i penguar në planifikimin e jetës së tyre. Po mashtrohen nga iluzionet që ua servojnë  këto rrjete sociale .Jeta  reale është shumë më ndryshe, dhe  ardhmja nuk mvaret së sa dikush përqëndrohet në internet.Modeli më i mirë për të gjithë  janë prindëritë , pastaj shkolla , e që të dyjat sot e kan humbur primatin që e kan pasur dikur .

Idol për të mirë  janë mjekët, profesorët , pilotët, dijetarët, shkrimtarët, aktorët ... të gjithë këta të cilët kanë kulturë dhe janë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem. Sikur po humbet lufta karshi kohës bashkëhore  dhe ndikimi që ka familja për ndërtimin e shoqërisë .Paratë dhe  pasurimi pa mund, konsumimi i alkoholit dhe drogave , e kriminaltetet  e ndryshme shumë  po   ndjeken  nga gjenerata e re.Kjo është fatale për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë .Natyrisht, këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë.

Nuk është normale që të bëhën idol njerëzit e pa shkolluar dhe njerëzit  e pa moral  politik.Sikur kemi mbetur shoqëri pa alternativa.Sikur kjo rini ka mbetur pa shembuj të mirë, sikur nuk po ekzistojnë idolet , e që nuk na kan munguar  gjatë gjithe  historisë.

Kemi mjaftë intelektualë  që më intelegjencën dhe kreativitetin e tyre , më punën e tyre , do ta drejtonin shtetin si duhet, dhe sigurisht që edhe rinia jonë duhet ti kishte për zemer. Shembull është Vjosa Osmani si freskim i kësaj skene bajate politike, dhe të tjere, që nuk na mungojnë sot. Pa progres kjo shoqëri dështon. Pa një vetëdije edhe  kulturore nuk ka ecje përpara. Sikur nuk ka përparim pa informim të gjithanshem, e qe rinisë gjithnjë e më pak po iu intereson.Pa vlera të mirëfillta ,nuk do të kemi as  institucione  kredibile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat