Vota jonë si përherë shkon në prehërin e  gënjeshtarëve e kurvarëve politikë

Opinione

Vota jonë si përherë shkon në prehërin e  gënjeshtarëve e kurvarëve politikë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:02
Sulejman Mehazi

U mpakëm e u drobitem duke pritur të shtrejtën demokraci, liri e lumturi, ku vatën e mbetēn ëndrrat shqiptare për një jetë më të mirë politike, sociale e ekonomike, ku? U gëzuam pa masë me largimin e sistemeve totalitare, robëruese komuniste enveriste e titiste e u pikëlluam dhe më shumë, rëndë e thellë me ardhjen e kriminelëve demokratë.

Na sosën fare duke na grabitur pa mëshirë 29 vjet rradhazi. Se demokracia paskërka qenë e mirë vetëm për politikanët e kurrsesi për popullatën shqiptare s'na e ka kap mendja e radakja jonë e shkretë. Ne voto për të mirën tonë të përgjithshme, e vota jonë shkon në prehërin e  gënjeshtarëve e kurvarëve politikë, me votat tona i kënaqëm politikanët e kurrsesi veten.

-Në Shqipëri më parë Sali Llafazani e tani në vazhdimësi Edi Këmbëgjati shqiptarêve ua humbën idealet, duke i bërë të varur me pije e ushqime alkoolike e narkotike. Jo vetëm kaq po aq janë kapur rënjësisht me pushtetin saqë është bërë shumë rëndë për t'i mund opozita me anë të votës së lirë, aq janë pasuruar sa që janë në gjendja  të blejnë popullatën e varfër e të gjorë.

-Në Kosovë Pronto duke grabitur pushtetin aq janë pasuruar sa që s'ka kush i mund, qëllimi i tyre është që popullatën shqiptare në Kosovë ta çojnë pranë greminës për ta mashtuar më lehtë.

-Në Maqedoni, Marrëveshja e mashtrimeve të mëdha e Ohrit  i la shqiptarët as andaj, as këndej, sikurse Bokat13 as burra, as gra.
Elita politike aq e ka ngushtuar popullatën shqiptare sa që kah sytë këmbët të largohen për të mbetur me votuesit e vetë.

Shkur e qartë, demokracia aq i ka degraduar moralisht e shpirtrisht shqiptarët sa që kriminelët, të këqinjtë e të korruptuarit e pushtetit të duken më lakmuas, më të dashur e më të autoritetshëm karshi moralit të ndërgjegjshëm politikë njerëzor.

Kur për shkak miliona eurove u mashtrua Kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë, Katica Janeva e ku ka mbetur popullata e varfër shqiptare
Kjo është demokracia jonë shqiptare. Respektohen të pamoralshmit, kriminelët, të skandalizuarit, të pandershmi e jo Albin Kurti, Vjosa Osmani, Bilall Kasami, Zijadin Sela e Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat