Albinin e dua për kryeministër, por nëse vjen puna 'deri aty', Albini duhet t'i jap përparësi Vjosës...

Opinione

Albinin e dua për kryeministër, por nëse vjen puna 'deri aty', Albini duhet t'i jap përparësi Vjosës...

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 28 shtator 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim nga "Bota sot"

1. Këqyrja posterin Blerand Stavilecit, pash besën, 'manekeni i vonuar i PDK-së', ky qenka edhe i trentë, 'kurvan' a çka o ky që u pecullu kështu si 'bushtër' e kaltër-mavi.
Mos harroni kur ky foli si antinatalist dhe propozoi që fukarenjtë shqiptarë mos me lind fëmijë.

2. Kur i vie rendi Dardan Molliqajt, kujtoni se si e kishte marrë në bisedë informative të ndjerën Ajnishahe Halimi.
Mos e voto, se ka Zot, ai që e ka nguc Ajnishahen, nuk ka lënë t'zezë pa bë.

3. Kur ta përmendin Mimozën, kujto Tivarin dhe detin e përgjakur me 5000 shqiptarët e vrarë e të hudhur në det nga serbët dhe nga Fadil Hoxha.
Kujto se si Fadil Hoxha nuk e la Ali Hadrin e asnjë historian shqiptar ta hap temën e masakrës së Tivarit. E mandej i penduar në heshtje qante si bitch rrugëve të Prishtinëa 'pasi që e kishte sharruar 'u krvi do kolena'.

4. Kur të bjen në mend Ramushi, shikoje mirë në sy, ia gjen atij do lotë që gjithmonë i rrin te çerpikët. Ai din me dashtë Kosovën, anipse dashuria e tij është fatale, po, më mirë fatale sesa hiç pa dashuri.

5. Në pyetje edhe mua më kanë marrë kohë më parë nja dy njerëz të njohur të Kadri Veselit...

Unë në vend m'u tutë, u çova në këmbë dhe i thashë: 'A po don m'u vra a çka..' por ai s'donte të vdiste në ato momente si unë...
Dikush ngihet me jetë siç ngihesh me bukë dhe me dashni. Prandaj ky është 'armiku' më i keq, ai që ngihet me jetë, para kohës.

P.S. Albin Kurtin e dua për kryeministër, por nëse vjen puna 'deri aty' Albini duhet t'i jap përparësi Vjosës dhe të bëhet xhentëlmen edhe më i madh.

Me rëndësi me ja rreh teneqen Kadri Veselitdhe kriminelëve të tij.

S'di a është vonë (pas dy vjetësh) m'i paraqit në naj polici të huaj këta 'dy' prizrenalit që peovuan të m'i mbledhin betë.
Sa herë dua ta kthej flakën me fakë, më kujtohet miku im i ndjerë Teki Dërvishi, dhe varem në vargun e tij që thotë: Unë nuk ju urrej-unë nuk ju shoh'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat