(PZAP), si “'Miki – Maus”, film i vizatuar

Opinione

(PZAP), si “'Miki – Maus”, film i vizatuar

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 shtator 2019 Në ora: 10:24
Ragip Guraziu

Gjobë prej 30 mijë eurosh për Listën Serbe, në reklamë e paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, edhe pas  20 vjet pas luftës,dhe gati 12 vjet pas pavarësimit të Kosovës,biles shtet me Kushtetut, është edhe një humor, nga ( PZAP), i përgjanë filmit të vizatuar '' Miku-Maus''.

Po pra, me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.Për këtë kanë qenë në dijeni i gjithë spektri politikë kosovarë, dhe të gjitha qeverit e deritashme të Kosovës,biles edhe ndërkombëtarët,tolerim se jo mahi,këto euro kurrë e kurrës Lista Serbe s'i paguan,derisa po kjo listë e derigjuar nga Beogradi po udhëheqë gjysmen e shtetit,qeverisë dhe institucioneve tjera shtetërore,kemi parasyesh Veriun e Kosovës,çdo gjë andej frymonë serbe,me simbole dhe kushtetitën e Serbisë,sepse ende termi Kosova i Metohija nuk po evitohet.

Po ndoshta dikush do thotë;'' ska problem ,kur Serbia do e njoh Kosove atëhere do bëhet në rregull?!

Po mirë,edhe në rastse ndodhë kjo,të jemi në dijeni se do të na kushtojë aq shumë që do bindemi ne të gjithë se do të thomi;  ma mirë pos ta kishim nënshkruar kët njohje dhe do kerkonim të i biem pishman por athere do jen akrrepat e ores 12...

Ndryshe-Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton ktv.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor.

Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër.

Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës, janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosjen e posterave në hapësira publike.

Prej tyre janë shqyrtuar 13 ankesa, derisa 17 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.

Analistët politikë e vlerësojnë si gjuhë të ashpër shpeshtimin e sulmeve verbale ndërmjet partive politike.Sipas Rrahman Paçarizi thekson se kjo gjuhë mund të ndikojë negativisht te votuesit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, PZAP-ja ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë të rreth 350 mijë eurove, Bota-Sot portali.

''Dikush nuk ka interes që të ketë një sistem të drejtësisë të pavarur në Kosovë''

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell thotë që Kosova nuk duhet të merret me çështje patriotike por në zgjidhjen e probleme të mirëqenies së qytetarëve. Duke theksuar se dialogu Kosova-Serbi duhet të vazhdojë, ai thotë që Kosova duhet të caktojë vizionin e saj, dhe të tregojë çka kërkon prej negociatave me Serbinë. Në intervistën 45/45, dhënë për KosovaPress, diplomati anglez, përveç dialogut Kosovë-Serbi, flet për taksën, gjendjen politike aktuale në vend, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, e shumë tema të tjera. Si gjithmonë, O’Connell porositë qytetarët që të dinë se vota e tyre është e vlefshme.

Por edhe nga  ndërkombëtarët dhe shtetet mike që na kanë njohur,po fshehin diç nga ne,ja shembulli i Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O' Connell,ka thënë se ;'' Dikush nuk ka interes që të ketë një sistem të drejtësisë të pavarur në Kosovë'', pa dhënë emra fare,e kur dikush nga institucionet e Kosovës ,qoftë politikan apo  qeveitare etj,menjë herë i shtrohet pyetja nga ndërkombëtarët,'' tregon me emra kush janë këta,dhe kush është ai  dikushi?!

Pra, Z. Ambasador i Britanisë së Madhe, kush është ky dikushi,na tregoni me emra e mbiemra,a jemi ne kosovaret apo ka edhe nga ata ndërkombëtaret???

Edhe Millorad Dodikut i doli rend të ndaj Kosovën?!

Numri një i Republikës  Serbe ,Millorad Dotik,bashkëpunëtori më i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit, Mlladiqit dhe çetnikëve tjerë serbo-sllavë në ish- Jugosllavi,dorë e zezë për popujt tjerë jo serbë,tani i doli rend edhe Dodikut të merrë pjesë dhe të flasë hapur për ndarjen e Kosovës,ku thuhet se ;  ''Dodiku ia ofron Serbisë Republikën Serbe dhe katër komunat veriore serbe të Kosovës. I pyetur se çfarë mendon për idenë që të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor të zgjidhjen në pako, Dodiku tha se çështjet e Republikës Serbe dhe të Kosovës janë të lidhura, sepse “faktikisht janë çështje të popullit serb”.

“Çështje primare shtetërore e Serbisë është Kosova, por çështje primare nacionale është Republika Serbe sepse në të jetojnë 1 milion serb”, tha Dodiku. Anëtari i presidencës rotative të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka deklaruar  se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i bashkangjiten Serbës. Kjo ishte bërë publike nëpërmes një interviste, Janë në dijeni edhe ndërkombëtarët,por kur flet Serbia dhe Dodiku,veshët i futin në lesh ndërkombëtarët,që jam shumë i bindur,dhe kurrë më shumë se tani,se ne rastse ne i kthehemi dialogut edhe njëherë,kush fiton dihet?!

Jo rastësisht,PSK: Lista Serbe po kërcënon e shantazhon popullin,komunikat

Partia e Serbëve të Kosovës deklaroi përmes një komunikate për shtyp se e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe e ka nën lëkurë nga humbja reale në zgjedhjet e 6 tetorit, por që këtë nuk do ta pranojnë si arsye as të drejtë që ajo t’i kërcënojnë votuesit as t’i kushtëzojnë ata me vende pune

Partia Serbe e Kosovës e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe  ka nën lëkurë, por me gjithë frikën reale nga humbja në zgjedhjet që po vijnë, ne nuk e pranojmë këtë si arsyetim për t’i kërcënuar votuesit dhe shantazhuar punëtorët më vendet e tyre të punës.Gjobë prej 30 mijë eurosh për Listën Serbe, në reklamë e paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, edhe pas  20 vjet pas luftës,dhe gati 12 vjet pas pavarësimit të Kosovës,biles shtet me Kushtetut, është edhe një humor, nga ( PZAP), i përgjanë filmit të vizatuar '' Miku-Maus''.

Po pra, me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.Për këtë kanë qenë në dijeni i gjithë spektri politikë kosovarë, dhe të gjitha qeverit e deritashme të Kosovës,biles edhe ndërkombëtarët,tolerim se jo mahi,këto euro kurrë e kurrës Lista Serbe s'i paguan,derisa po kjo listë e derigjuar nga Beogradi po udhëheqë gjysmen e shtetit,qeverisë dhe institucioneve tjera shtetërore,kemi parasyesh Veriun e Kosovës,çdo gjë andej frymonë serbe,me simbole dhe kushtetitën e Serbisë,sepse ende termi Kosova i Metohija nuk po evitohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat