Duke shkuar te kutia e votimit

Opinione

Duke shkuar te kutia e votimit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:20
Ramiz Spahiu

Dita e zgjedhjeve te lira demokratike ne Kosovë po afron.Ne kujtesë me shfaqen episode nga rropatja jone shekullore ne luftënpër liri. Dhe për çudi, ndoshta pse ështëatmosferë zgjedhjesh, neper mend me shpesh me kalojnë momente entuziaste dhe ngjarje plot optimizëm nga paralufta, nga lufta dhe nga vitet e para te pasçlirimit. Me kujtohet atmosfera festive nga zgjedhjet e para, dyta, … treta. Me kujtohet pritshmëria optimiste e popullit qe mbretëronte ato vitedhe zhgënjimi i sotshëmmeqeverisjen e shtetit. Duke menduar kështu do ta pyes veten, si do te votoj njëzet vite pas çlirimit?

Dhe, duke shkuar te kutia e votimit do te me kujtohet:

Gjendja e shkollës shqipe sot, politizimi i tejskajshëm dhe fjalët e prof.HajrullahKoliqi: “në shkollat tona duhet te ketë vend vetëm partia e arsimimit kombëtar dhe te gjitha te tjerat larg shkollës”.

Biznesi i tenderëve, privatizimi – falja e pasurisëshoqërorenjerëzve qe qeverisin me shtetin dhe qe janë mbi shtetin.

Gjendja materiale ne te cilën kane jetuar shumica e krerëve te institucioneve tona, pasuria marramendësedhe jeta e tyre super luksoze sot.

Vjedhja e dhomës se dëshmive, mos zbulimi, heshtja, madjeedhe rrahagjoksjapër shtet ndërtim.

Kryeprokurori i shtetit me dosje te provimit te falsifikuar dhe mbyllja esyve ndaj kapësve te shtetit.

Rasti i djalit te kryepolicit me drogë, dhe liderëttanë e akuzojnëSerbinëpër pengim te pranimit tonë në Interpol.

Dorëzimi i shtetasve turq si shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe zakoneve tona te shenjta te ruajtjes se mikut.

Fjala e prof. Esat Stavilecit ne një akademi përkujtimore për Adem Jasharin. ’’Kur po i shoh mrrolet ne ballin e krye heroit, po me duket sikur po thotë: Unë nuk kam luftuar për një Kosovë kështu’’.

Lojërat e ndyta biznesore me listat e veteranëve e invalidëve me te cilat u bëmë gazi i botes. E teatralizuam dhe qesharakzuarm aq shume luftën tone.

Ngecja e njohjeve dhe çnjohjetpërRepublikën e Kosovës, si rezultat imos punës se Qeverise sonë, dhe ne e akuzojmëvetëmSerbinë armike për propagandë ndaj vendit tonë.

Ne fjalorin tonë zgjedhor kanë zënë vend fjalët: vjedhje vote, blerje vote, kuzhine votash, falsifikim i procesit zgjedhor, vjedhje e vullnetit te popullit etj., qe flasin mjaft për nivelin e zgjedhjeve dhe te demokracisë te ne.

Skenat e dhimbshme te ikjes se përditshme te të rinjve tanëpër ne gurbet, të kujtojnë thënien, shpresa vdes e fundit. Me ketëqeverisjepushtetarëttanëi kanë vrarë edhe shpresënrinisësonë, dhe sot paturpshëmkërkojnëvotëne tyre.

Gjysmë shekulli me parë, me lot ne sy e përcilljababainpër gurbeti cili neper ofshama me thoshte: po detyrohem te shkoj ne gurbet, (te humbiunë) qe te mos humbni ju, porte shkolloheni, te punoni dhe te jetoni ne vendin tuaj. Dhe, njëzet vjet pas luftemudeshtë ta përcilljadjalin për gurbet,për te kërkuarnjë vend pune.

Biseda e dy udhëtarëve ne autobus: po e provojmë kësaj radhe Albinin, nëse edhe ky vazhdon te qeveris si ata deri tash, atëherë po ikim te gjithë nga këtu.

Duke shkuar te kutia e votimit do të me kujtohet poezia e F. Arapit, /njerëzit bëjnë historinë kur pyesin: pse kështu? /kur thonë: mjaft mëkështu!Dhedo ta pyes veten, a do ti thotë populli me gjashtë tetor qeverisjes se keqe, mjaft mëkështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat