Për krime lufte në Kosovë, u dënuan më shumë shqiptarë se sa serbë

Opinione

Për krime lufte në Kosovë, u dënuan më shumë shqiptarë se sa serbë

Nga: Ragip Guraziu Më: 30 shtator 2019 Në ora: 08:38
Ragip Guraziu

Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.

Dhe jo kaq…

Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan.

Edhe 20 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë.

 Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thuhet se bazuar në të që ata posedojnë për periudhën 20 qershor 1999 deri më 7 korrik të viti 2017 del sa janë dënuar më shumë shqiptarë për kime luftë të kryera në Kosovë se sa serbë.

“Sipas statistikave nga Fondi për të Drejtën Humanitare po del që pak më shumë shqiptarë janë të dënuar për krime të luftës. por nuk duhet të harrojmë për çfarë krime të luftës janë dënuar shqiptarët edhe serbët. Nëse e marrim një aktakuzë që janë dënuar serbët ku janë akuzuar serbët, në atë aktakuzë kemi shumë krime të mëdha kemi masakrat masive, kemi pastrimet etnike të fshatrave. Por kur e marrim një aktakuzë të shqiptarëve atëherë krimet janë më shumë individuale, janë maltretime, aty këtu vrasje. Zakonisht ato përqendruar në kampe, apo ndalimet joligjore nëpër kampet”.

Me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë u morën mekanizma ndërkombëtar e vendor.

Menjëherë pas luftës Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, gjykata e Hagës ka akuzuar për krime lufte 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.

Ndërsa presidenti serb Sllobodan Millosheviq më 11 mars 2006 u gjet i vdekur ne qelinë e tij në Hagë, disa muaj para se të përfundonte gjykimi.

“Në Tribunalin e Hagës janë gjykuar pesë raste, dy raste kundër shqiptarëve dhe tre raste kundër serbëve. Kemi gjashtë persona të dënuar nga ana e serbëve. Zakonisht këta persona kanë pas rolin apo hierarki të madhe për shembull Ministra të Punëve të Brendshme, komandantë e të tjerë”.

Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona deri në mars të këtij viti. “…janë gjykuar apo janë proceduar 19 raste kundër shqiptarëve dhe 24 raste kundër serbëve. Prej tyre 61 shqiptarë janë akuzuar dhe 48 serb, pra vetëm brenda gjykatave të Kosovës. I kemi 33 shqiptarë të dënuar për krime të luftës në Kosovë edhe 4 serbë të dënuar për krime të luftës në Kosovë”.

Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale.Menjëherë pas luftës Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, gjykata e Hagës ka akuzuar për krime lufte 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.

Ndërsa presidenti serb Sllobodan Millosheviq më 11 mars 2006 u gjet i vdekur ne qelinë e tij në Hagë, disa muaj para se të përfundonte gjykimi.

“Në Tribunalin e Hagës janë gjykuar pesë raste, dy raste kundër shqiptarëve dhe tre raste kundër serbëve. Kemi gjashtë persona të dënuar nga ana e serbëve. Zakonisht këta persona kanë pas rolin apo hierarki të madhe për shembull Ministra të Punëve të Brendshme, komandantë e të tjerë”.

Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.

Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona.

“…janë gjykuar apo janë proceduar 19 raste kundër shqiptarëve dhe 24 raste kundër serbëve. Prej tyre 61 shqiptarë janë akuzuar dhe 48 serb, pra vetëm brenda gjykatave të Kosovës. I kemi 33 shqiptarë të dënuar për krime të luftës në Kosovë edhe 4 serbë të dënuar për krime të luftës në Kosovë”.

Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale.

Deri në muajin mars të këtij viti, në këtë departament janë regjistruara 300 lëndë, te të cilat dihet edhe kryesi i veprës, kurse nën hetim janë 70 lëndë.

Ky departament ka vetëm dy prokurorë, numër ky që po konsiderohet i pamjaftueshëm për tu marrë me një numër kaq të madh të lëndëve dhe me raste të ndjeshme siç janë krimet e luftës.

Problemi është se shumica e kryerësve pas luftës janë në Serbi

Fondi për të Drejtën Humantiare në Beogad dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë botuar në vitin 2014 listën e personave të vrarë si pasojë e bombardimeve të NATO-s. Nga bombardimet kanë humbur jetën 754 persona, 454 civilë dhe 300 pjesëtarë të forcave të armatosura. Ndër civilët janë 207 serbë dhe malazezë si dhe 219 shqiptarë civilë, 14 romë dhe 14 të nacionaliteteve të tjera. Ky burim thotë se janë vrarë 274 ushtarë dhe policë të ish-Jugosllavisë dhe 26 pjesëtarë të UÇK. Mbledhja e këtyre të dhënave ka filluar që në kohën e luftës.

E vërteta" kombëtarePas përpjekjeve intensive diplomatike të trojkës së drejtuar nga presidenti finlandez, Marti Ahtisari, e ku ishin edhe diplomatët amerikaën dhe rusë Strob Talbot dhe Viktor Çernomirdin, në qershor të vitit 1999, Sllobodan Millosheviqi pranoi kushtet e NATO-s. Me 9 qershor 1999 në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja për tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosja e misionit paqësor KFOR në Kosovë. Lufa përfundoi ndërsa nga Kosova u largua një numër i madh i serbëve nga frika e hakmarrjes. Ata që kanë mbetur kanë jetuar në frikë nga mundësia e krimeve, të cilat kanë ndodhur kohë pas kohe edhe një vit më pas. Fondi ka mbledhur fakte edhe për këto krime.„

Ndryshe, Natasha Kandiq ka marrë një numër të madh vlerësimesh ndërkombëtare për punën e saj. Në vitin 2003 ka qenë edhe në listën e 36 heronjve evropianë, të botuar në revistën „Time". Në vitin 2005 është shpallur qytetare nderi e Sarajevës dhe person i vitit në Bosnje-Hercegovinë, sipas revistës „Slobodna Bosna". Me 2013 është nderuar me çmimin të ndryshme.

Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona. Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan. Edhe 20 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat