Është në hall Kadri Veseli - vonim ndoshta po, por pshtim dhe amnistim, jo ?!

Opinione

Është në hall Kadri Veseli - vonim ndoshta po, por pshtim dhe amnistim, jo ?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 30 shtator 2019 Në ora: 08:49
Kadri Veseli

SHIK-u - PDK-ja, po tenton t’i anëtarësojë familiarët e viktimave të tyre, në partinë e tyre.

Unë nuk do të thoja që anëtarësimi i familjarëve të ngushtë siç ishte rasti i djalit të Hafir Shalës, por edhe ky i riu i “familjes Krasniqi” ose i fisit apo kushëri i largët me forma e metoda të ndryshme siç i dijnë ata, më shumë ju duhet që përmes tyre të tentojnë të humbin trag rreth vrasjeve të dyshimta të familjarëve të tyre si arsyetim se me aderimin në këtë parti të udhëhequr nga kryeshikisti, nën dyshime për këto vrasje që duan të thonë se mos e drejtoni gishtin kah ne se “nuk jemi përgjegjës”.

Pra, përpos që PDK-ja është në panik jo vetëm për LDK-në, por edhe për atë që e thashë në fillim.

Kamuflime të tilla sipas planeve dhe skenarve të tyre më parë të përgatitur në shumë varianta, tani po i zhvillojnë sipas ecurive politike në vend gjatë fushatës zgjedhore, sepse rreziku i mbetjes në opozitë, jo që e humbin pushtetin për të sunduar e zhvatë, është përgjegjësia për të bëmat e tyre kriminale, hajdute nepotiste e antishtetërore.

Nuk kanë më shans me i kontrolluar gjykatat, nuk kanë shans me punësuar qoftë edhe familjar të viktimave të tyre për t’ua “zbutë” zemrat duke përdorur gjendjen e tyre të rëndë sociale qoftë edhe me metoda të mitos apo blerjes së heshtjes së tyre.

Pashpirtësia e tyre shkon aq largë sa që mendojnë së me “zbutjen” e gjendjes së tyre sociale, familjarët e viktimave do t’i harrojnë xhelatët që i lanë në dhimbje të përjetshme për të dashurit e tyre të vrarë nga dora shqiptare.

PDK-ja, por edhe partitë tjera të dala nga lufta, nuk janë aspak të qetë dhe të rehatuar kur përmendën vrasjet posaçërisht të pasluftës që ia qitën faqën e zezë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët e dhanë jetën për tokën e Kosovës.

Këta, komandantë e profiterë të kësaj lufte të shenjtë, në deklaratat e tyre të dhezta reagojnë se po përbaltët lufta çlirimtare.

Jo zotëri, lufta ka qenë e shenjtë dhe e pastër në vijat e frontit, por jo edhe në prapavijë dhe pas çlirimit. Nuk keni mëshirë as turp ndaj martirëve dhe heronjve, por sot krekosni sikur gjelat që iu ka shterrë zëri për akuzat “e pabaza” për juve pas lufte.

Nuk është veti as princip i luftëtarit të lirisë ta heshtë krimin e kriminelin. Ta fshehë të kaluarën e dyshimtë për krime ndaj popullit të vetë, për hiperbolizimin e luftës suaj qoftë edhe nga Rogneri e minimizimi apo mohimi i luftëtarëve tjerë që nuk ishin nën komandën e atyre që për artin e luftës ma së paku kanë degjuar apo kurrë nuk kanë lexuar. Ata, që sotë janë të gjallë dhë në gjendje të rëndë sociale të mjerë, nuk luftuan për poste sepse, ata janë të sinqertë, krenar për luftën e tyre dhe të gatshëm që ta japin kontributin e tyre sipas aftësisë profesionale, por jo poste pa dije e meritë. Ata i duhen sot Kosovës dhe populli do t’i kërkojë.

Definitivisht, krahu i luftës duhet të shkojë në opozitë dhe nëse mendojnë të qëndrojnë brenda partive të tyre, jo në krye, duhet të reformohen në parti të këtij shekulli e në metoda feudale.

Forma e fshehjes së krimeve përmes anëtarësimit të anëtarëve të familjarëve të vrarë nga dora e tyre, nuk do të ndalet si tentativë dhe formë në vazhdim.

Janë të vetëdijshëm për të bëmat e tyre, sepse krimi dhe gjaku, kurrë nuk do të vjetrohen nuk do të harrohen dhe nuk do të amnestohen.

Është në hall kryeshikisti Kadri Veseli. Vonim po, por pshtim, jo ?!

Definitivisht, LDK dhe Vetëvendosje, duhet dhe do të vijnë në pushtet, duke iu bashkangjitur edhe ndonjë parti e vogël që, nuk akuzohët për krime, korrupsion e nepotizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat