Grupet anarhiste në Kosovë

Opinione

Grupet anarhiste në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 1 tetor 2019 Në ora: 10:37
Shpend Salihu

Për fat të keq, problemet socio-ekonomike dhe ekstremizmi politik e fetar, janë faktorët determinues të zbehjes së imazhit të shtetit të Kosovës, në rrafsh ndërkombëtar. Shteti si aparat mekanizëm i dhunës. i cili i mbron interesat e individit dhe komuniteteve të caktuara politike, ekonomike, kulturore etj, e ka obligim primar vendosjen e ligjshmërisë dhe Kushtetutshmërisë si dhe mbrojtjen e interesave jo vetëm të përgjithshme por edhe subjektive ose individuale. Për fat të keq për shkak të problemeve të caktuara në administrimin e pushtetit shtetëror, si dhe përkeqësimit të relatave në nivel ndërkombëtar, problemet e tilla të akumuluara rrisin tensionet sociale, politike, ekonomike dhe fetare në Kosovë.

Për mjerim këto zbrazëtira në pushtet për shkak të mungesës së parimit të meritokracisë, edhe pse në njëfarë forme militantizmi politik është prezent gjithkund në botë por militantët politik sistemohen dhe profilizohen në bazë të vlerave dhe aftësive të caktuara politike, analitike dhe shkencore, andaj edhe militantizmi në Kosovë derisa bazohet në parime të meritave nuk duhet të jetë pengesë e avancimit në karrierë të individëve të caktuar, por fenomenet negative të lartëcekura po e rrisin ndikimin e irritimit të masave dhe grupeve të caktuara popullore, dhe po iu shërbejnë si paravan ose paragardë grupeve anarkiste që po iu konvenon anarhia dhe pasiguria në shtet, kështuqë këto grupe po investojnë në manipulimin dhe indoktrinimin fetar në Kosovë, përmes rrjeteve sociale dhe përmes mediave elektronike e televizive, serialet Turke të cilat këto grupe anarhiste po i shfaqin po e zhvendosin rritjen e edukimit dhe arsimimit të kuadrove të reja dhe po e zhvendosin Kosovën prej BE, indoktrinimi politik po ndikon në rebelimit e të rinjëve ndaj pushtetit dhe përditë e më shumë po ka klithma për përmbysjen e dhunshme të pushtetit shtetëror, me çfarë po rrezikohet dhe cenohet siguria nacionale e shtetit të sapoformuar të Kosovës.

Është obligim primar i strukturave të sigurisë në shtet që të ndërmarrin masa për parandalimin dhe neutralizimin e grupeve të tilla anarhiste për të cilat dijmë mjaft që mos të lejohet çorientimi i masave dhe eskalimi i konfliktit në shtet, sepse rrezikohet jo vetëm e mira e përgjithshme por edhe interesi dhe ekzistenca e shtetit tonë. Pavarësisht lirisë mediale dhe shprehjes së lirë, nuk mund të harrojmë se liria e individit përfshirë lirinë mediale shkon deri aty ku nuk cenon lirinë e një grupi tjetër,andaj duhet të kihet parasysh që mos të lejohet demonizimi dhe satanizimi i individëve, grupeve të caktuara politike dhe etniteteve të caktuara, sepse derisa nuk vërtetohet e kundërta në drejtësi ekziston prezumimi i pafajësis dhe nëse shkel ky parim bazë i drejtësisë i cenohet dinjiteti, morali e besa edhe autoriteti individëve ose grupeve të caktuara politike, andaj informacionet mbi individ ose subjekte politike duhet të jenë në harmoni me ligjin dhe përmbylljen e procesit hetimor që mos të degradohen individ ose grupe të caktuara pa vendim gjyqësor të plotëfuqishëm, pos saj çdo marrje ose inçizim i paautorizuar nga mediat ose kushdoqoftë përbën shkelje esenciale dhe flagrante të të drejtave të Njeriut, dhe duhet të ndërmirret sanksioni penal ndaj grupeve të caktuara që bëjnë gjëra të tilla dhe përdhosin interesat e individëve, shtetit ose grupeve të caktuara politike në shtet, me një fjalë këto veprime janë iracionale cenojnë interesa të caktuara dhe shkatërrojnë imazhin e shtetit dhe individit si të tillë, andaj AKI dhe prokuroria e Kosovës, duhet të përcjellin informacionet mediale dhe të reagojnë në raste të tilla, sepse as mediat as grupet e interesit nuk mund të tejkalojnë kornizat dhe privatësin e individit e as të cenojnë të drejtat themelore që garantohen me Kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat