Kadri Veseli, Hashim Thaçi e klani Pronto, po kalojnë sikur lepuri nëpër qen?!

Opinione

Kadri Veseli, Hashim Thaçi e klani Pronto, po kalojnë sikur lepuri nëpër qen?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 1 tetor 2019 Në ora: 21:10
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Në nji gjendje dyshimi, vrojtimi dhë hetimi për aferat e ndryshme kriminale, korruptive e nepotiste, siq thotë populli, po kalojnë sikur lepuri nëpër qenë.

A do ti kapin tani a ma vonë, ku dhë për të cilat akuza. Për krim korrupcion e nepotizëm, ndërsa, në anën tjetër në mënyrë bajate e mashtruese, kryeshikisti, njiherit pretendente për Kryeministër po dele më nji program “ afirmativ e i panjohur “ luftimi i korrupcionit e nepotizmit autor dhë afirmator në teori e praktikë, po nga kjo parti e ky klan i cili nga drejtësia e kapur, ju “ humbi tragu” më qëllim të fshejës dhë shfajsimit për ti ikur drejtësisë e cila megjithate do të vijë për fatin e zi të tyre  por, më duer të lira dhë fushëveprom të pakufizuar.

Për të tentuar që ti kamuflojë këto dukuri, ky, Kadria e thërretë në ndihëm Amerikën të cilën nuk e leshonë nga goja thuaj së vetem ky e donë e respektonë dhë është në gjendje që qkado që ti kërkojë Amerika më ja plotësue, vetëm ta shpetojë kësiheri dhë ti ndihmojë të vijë në pushtet. 6 Tetori është “ D day” për Veselin dhë klanin e tijë. Të jeshë o mos të jeshë. Është në gjendje që të sigurojë  para sa të jetë e nevojshme vetëm të shpetojë pa marrë parasyshë nga i cili  fond”

Shtrohët pyetja së sa para janë dhënë për ta sjellë këtë përson  nga “stafi Trump”. Cili labi e ndihmojë ardhjën e këtijë përsoni për ta “ndihmue” Kadri Veselin ?!. Lobi serb është shumë aktiv në bashkpunim më Vuqiqin dhë Thaqin për tema që i pregatitën Kosovës, prandaj, për ti “ ndihmue” Kadri Veselit mbetjën në pushtet është të jesh a mos të jeshë. Këte e diijnë edhe Thai edhe Vuqiqi.

Nuk dyshojë në angazhimin e Thaqit gjatë qëndrimit në Uashington këtyre ditëve që të angazhohët për nji SOS të Veselit dhë të tijë e klanit Pronto si shansë e fundit të vijë në pushtet si kushtë i për të vazhduar më zanatin e vjetër dhë, ta marrë përsipër që ti mbulojë, fshehë dhë asgjasojë qdo deshmi rrethë krimit, korrupcionit, nepotizmit dhë deri të tentativave për coptimin e Kosovës.

Por, po bajnë pazare pa hongjinë. Zonja Vjosa  Osmani do të jau qartë këto matematika sepse, kur ajo të vijë në krye të qeverisë, e njejta gjë do të ndodhë më Thaqin sikur ajo që po i  ndodhë Trumpit këtyre dite. Ka premtue nese I jepët përkrahja për qka nuk dyshojë së do të ngre priceduar për shkarkimin e tijë.

Populli thotë, kur e hymbë besimin nga familja e shtepia, kërkonë ndihëm nga kojshia. Kemi prevojë më aktivitetët lobiste sepse po thuaj së që tri dekada merremi më këtë veprimtari shumë të sukseshme përmes Labit Shqiptaro Amerikan i vetmi i regjistrua pranë Administratës amerikane i cili në nëntor të ketijë viti,e kremtonë 30 vjetorin e veprimtarisë së tijë për qeshtjen kombëtare e posaqërishtë asajë kosovare.

Ishte dhë  eshtë nji ndër shtyllat kryesore lobiste në përfaqësimin e dhë senzibilizimin e qeshtjës së popullit shqiptar pranë Kongresit, Senatit dhë Departamentit të Shtetit Amerikan për qeshtjen e popullit shqiptar të Kosovës nën  ish Jugosllavi më theks të veqant nën rezhimin e kriminelit dhë kasapit të shkullit 20 për qka edhe intervënojë miku dhë shpetimtari ynë, Shtetët e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë veprimtari lobiste dhë organizimin e shumë deshmive pranë Kongresit dhë Senatit Amerikanë, Departamentit të shtetit, presidenti Rugova, e Dekorojë zotin DioGuardi Kryetari këtijë lobi, më originë shqiptare nga Kalabria saktësishtë i lindur në fshatin Greqi. Ai, këtë origjinë gjithnji para fillimit të qdo deshmie, më krenari e theksonte së : jamë krenar së jamë shqiptar.

Para së të vdiste, Presidenti Rugova e thirri në telefonë duke i thënë, Jozef, eja ta marrësh dekoratën e merituar për krejtë atë që e bëre për Kosovën dhë popullin shqiptar (  e luti që të vijë në Prishtinë sepse e dinte së gjendja e tijë shendetësore ishte përkeqësue shumë ). Erdhi  në familjën Rugova dhë e pranojë më këaqësi dhë e mbanë më krenari. Se i  takone kombit shqiptar, asnjihere nuk hezitojë ta theksonte.

Ai, këtë ja tha Kongresistës udhëheqëse të nji deshmie në vitin 1990 më origjinë serbe, Helene Delich Bently, kur ajo i tha së po fletë më fjalë të zjarrta dhë sa të paguajnë shqiptarët për këtë. Zoti DioGuardi ja këtheu, anji cent sepse une jamë shqiptar dhë e mbrojë popullin tim të nëpërkëmbur dhë të shkelur nga regjimi serb. Kongresistje Bently i  tha zotit Dioguardi së shqiptaret mundë të komunikojnë në gjuhën e tyre në rretni familiar, a nuk mjaftonë kjo, duke i krahasuar më vëndët afrikane.

Kjo deshmi( hiring) ishte organizuar më përfaqësuesit e shqiptarve dhë serbve intelektual bile edhe klerik serb bashkë më Dobrica Qosiqin. Ishte prezent edhe Presidenti Rugova si udhëheqës i Altërnativës Kosovare më nji grup intelktual, për të cilin zoti DioGuardi kërkojë nga shërbimi sekret amerikanë sigurim të posaqëm nga frika e reagimeve të mërgimtarve serb në SHBA , ashtu edhe ndodhi.

Zoti DioGuardi, nuk e pranojë dekoratën të cilë ja ndau Presidenti Thaqi sepse, nuk mundë të pranojë nji dekoratë nga ai që Kosovën e qiti në shitje si dhë i ngarkuar më akuza të rënda të paimagjinueshme në dëmë të Kosovës.

Prandaj, Kadri Veseli po mundohët që përmes njerzve nga Amerika të shesë pafajsi, pastërti duke tentuar ti fshehë të zezat dhë dëmin  që i solli popullit të cilit i takonë sipas emrit.

Kushdoqoftë ai përsonë qoftë i Trumpit, Obamës, Klintonit apo Bushit, nuk do të notojë në ujra të ndyta nëpër të cilat notojë Kadri Veseli, i cili përmës mashtrimeve të sojit si kjo, po tentonë të mashtrojë dhë ti  “hutojë” votuesit të cilët ma në fundë e kuptuan së janë mashtrue deri tani dhë po mundohët përseri ti mashtrohen duke e gënjyer e tradhëtur  popullin të cilit më 1999 ja ndalojë kthimin në trojët dhë shtepit e tyre në veri të qytetit të Mitrovicës së ndar bashkë më Presidentin aktual. Këtë, nuk ja blejnë amerikanët sepse, ata, ma shumë dhë në mënyrë të saktë janë të informuar nga shërbimët sekrete që nga lufta ku thuhët së në atë periudhë kanë veprue ma tepër se 150 individë duke përjellur qdo gjë..

Nuk ka detërxhent që e pastronë këtë njeri dhë klanin pronto nga të bëmat e tijë ndaj popullit shqiptar.

Ardhja e këtijë personaliteti kushdoqoftë ai, do të kushtojë. Ish presidentët udhtojnë nëpër shtete të botës që të mbajnë ligjerata e fjalime  qoftë nga ish Presidentët, Senator e Kongresmen aktivë ose në pension, nuk e kanë të ndaluar anipse i nenshtrohën kontrollit rigorozë të përfitimeve financiare për qka, nese nuk janë në përputhje më ligjët amerikane, konsiderohen afera korruptive duke ndermarrë masa ndeshkuese politiko ligjore. Rasti më i fundit është rreth lidhjeve biznesore të djalit ish Nenpresidentit dhë kandidatit për President zotit Joe Biden si keqëpërdorim I fuqisë së pushtetit të cilin e ka pasë gjatë asajë periudhe. Mundë ti kushtojë edhe më humbjen e zgjedhjeve për vitin 2020.

NJE THIRRJE PUBLIKE

Thërrasë popullin e  Kosovës të përcaktohët definitivishtë dhë votën të ja jepin Koalicionit LDK –LVV -je, më në krye të Qeverisë kësiheri më zonjën Vjosa Osmani para Albin Kurtit të cilin duhët inkorporuar në postet tjera më të larta, ma të ndijeshme dhë të nevojshme për shtetin e Kosovës.

Kësiheri, Vjosës duhët dhënë përparësinë sepse në këtë moment është vetmja kredibile për të bërë ndryshime siq bëri brenda partisë së sajë. Krijojë unitetin e partisë, ndërrojë mentalitetin dhë e sgurtë, do të jetë e sukseshme edhe në unifikimin e spektrit politik dhë popullit në tërësi. Ajo, do tënjetë Kryeministre e popullit të të gjitha, bindjeve politike, fetare e nacionale. Ajo, këtë do ta bëjë.

Është e aftë e sinqertë e dijeshme e guximshme dhë e vëndosur që edhe Kosovës të ja ndryshojë kahjën e drejtimin për të mirë të nji shteti ligjor, demokratik dhë përgjegjës, të barabartë më të gjitha shtetët tjera Ballkanike, Evropiane e botërore.

Do të jetë e Përgjegjëshme për zhvillim ekonomik, për zbatim të ligjit dhë funkcionimin e nji shteti ligjor të pakapur e ngulfatur, të pa korruptuar nëpërkëmbur nga brenda e jashtë, shtet në të cilin Serbia mundë të jetë vetëm fqinjë pa u përzier në asnji rast dhë më asnji kusht, shtet më tërësi teritoriale të pacënuar e rrezikuar nga coptimi që tentuan të ja pregatitin ata që pothuajësë së ishin që njizet vjetë në pushtet për arësyera për të cilat e dijnë ata që e sollën në pikëpyetje definimin dhë shtetërrumbullaksimin më të gjitha shtetët tjera të botës si anëtarja më e re e  Organizatës së Kombëve të Bashkuara në gjirin e 192 shteve duke ja shtuar edhe Kosovën si të 193 të.

Nuk është e shantazhuar nga askush. Nuk ju ka borgj taksapaguesve asnji cent për shkollimin e sajë për fitimin e titujve të magjistraturës e doktoraturës dhë ate, jo më plagjiaturë por më dije dhë aftësi e cila, përposë në Univerzitetin e Kosovës ligjeronë edhe në SHBA në të cilin edhë mbrojti titujt më krenari për vete por edhe për Kosovën.

Dhë, ajo tani është e njohur, e respektuar dhë shumë lartë e vlerësuar si, intelektuale, si politikane aftë dhë e sinqertë të cilën, nuk e përcjeliin afera as të korrupcionit, as të krimit e as të shtetëshkatërtimit.

Ishte kënaqësi, mburrje  dhë shpresë kur e dgjova mbrëmë në Interaktiv më gazetarin Xhemai Rexha për të cilin kamë respekt( e takova në SHBA më nji rast), e cila, në mënyrën ma të sinqertë ju prezentue votuesve shqiptar të Kosovës më Programin e sajë për qeverisjën më Kosovën më prioritetët ndër ma të theksuara e të nevojshme po ato të  cilat ishin lënë pas dore e të cilat ishin vitale për qytetarin e Kosovës e jo në ato lami të cilat jo që nuk e kishin vendin si prioritare, por, ishin të dëmshme në aspektin ekonomik e zhvillimor..

Pushtetarët e deritanishëm të Qeverisë PANA Pronto, kishin prioritete të tyre per përfitime përsonale e klanore, familiare e partiake, regjionale e farefisnore. Tenderomania si fillozofi ekonomike, ishte alfa e omega e “ programeve “ të tyre qeveritare që e sollën Kosovë në varësi nga asfalti sepse, aty shifej profiti I tyre.

Nuk kishte prioritete as në arësim, shëndëtësi, në gjëndjën socioekonomike sepse, siq thotë populli i ngiti të untit nuk i besonë, këta, ishin rehatuar për veti e familiarët e tyre, për klane e militant partiak që ti mbajnë nën kontrollë dhë ti kushtëzojnë më votën e garantuar nga ata.

Kjo është shpresa e tyre që të vijnë në pushtet përmës të ashtuquajturave “ vota stabile e konstante” tani, kjo po përfundonë më 6 Tetor dhë, do të jetë zhgënjimi dhë mashtrimi i tyre sepse, edhe nes dukën në numër në disa tubime, ata, megjithate nuk do të jau jepin votën. Janë ngopur e  të mashtruar, të zhgënjuer e të nenqmuar. Nuk do të jenë ma rob i këtyre metodave të sundimit më shtetin.

Nese ju kujtohën zgjedhjet në SHBA kur pritej më shumë konfidencë së do të fitojë Hillary Clinton, u befasue Amerika dhë bota, kur fitojë Donald Trump. Bile, pa perfunduar votimet, u shperndanë gazetat neper qytetin e New Zyorkut së fitojë Hillary Clinton për të nxituar pastajë për tërhjekjen e tyre nga kiosqët Pse, sepse, populli deshironte ndryshime të lodhur nga demokratët më premtime dhë më nji ekonomi të dobësuar dhë shendetësi të rrënuar.

Pra, garnitura dhë krahu i  ashtuquajtur i luftës, e fëlliqi dhë po i vjenë era shumë e rëndë dhë populli nuk mundë ta durojë ma. Donë ndryshim menjihere tani më 6 Tetor kur edhe do të rilindë Kosova më udheqëse të re më zonjen Vjosa Osmani e cila në mënyrë plebishcitare po përkrahët nga i tërë populli i Kosovë nga të gjitha anët viset e krahinat, nga të gjitha shtresat dhë gjinitë nga të rinjët e të rejat, të vjetrit e të vjetrat, punëtor e intelektual, mjek e arësimtar, minator e zejtar, më nji fjalë i gjithë populli I Kosovës.

Të jamë i kjartë për lexuesit e këtyre rreshtave së : nuk jamë anëtar i Lidhjës Demokratike të Kosovës, respektivishtë i asnji partie në Kosovë, por, jamë dhë dotë jamë perkrahës i qdo individi i cili është për të mirën e Kosovës dhë popullit e sajë.

Partia ime, është Kosova, thënie e Komadantit Legjendar Adem Jasharit që ishte përkrahe Presidentit historik Dr, Ibrahim Rugova.

Si mërgimtar në SHBA që gati tri dekada, jamë munduar ti dalë zotatdheut  brenda mundësive të mia që Kosovën ta shofë të lirë të zhvilluar dhë të respektuar si shtet demokratik, sovran i pavarur më kufijtë egzistues të pandryshuar, të pacunguar dhë të pa rrezikuar nga askush.

Ju bëjë thirtje që të votoni për zonjën Vjisa Osmani shpresë dhë krenari për nji Kosovë ndryshe më nji Qeveri ndryshe në shërbim të qytetarit. Më nji miqësi të përhershme dhë respekt reciprokë më Shtetët e Bashkuara dhë Bashkimin Evropian më të gjithë aletatët të cilët u rreshtuan krah Kosovës kur ishte e kërcënuar nga hitleri i Ballkanit.

E kanë besimin në Vjosën mu si,populli i Kosovës e cila këto marrëdhënie,do ti thellojë dhëmbajë në përjetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat