Zgjedhjet-ndryshime e ndeshkime përmes votes

Opinione

Zgjedhjet-ndryshime e ndeshkime përmes votes

Nga: Adem shala Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:03
Ilustrim

1.Dukuritë negative në procesin qeverisës dhe problemet e pazgjidhura për nje kohë të gjatë, kanë ndikuar që shumica e elektoratit të humb besimin në këto subjekte partiake dhe në lidershipin e tyre; ka ndodhë rënja e autoritetit dhe besimit ndaj liderve partiak dhe rënje në efektet e qeverisjes. Si rezultat i funksionimit të brishtë të institucioneve në luftimin e dukurive negative në institucione, udhëheqjet partiake i uzurpuan partitë dhe institucionet për  interesa të ngushta grupore e keqpërdoruese. Militantët dhe simpatizantët partiakë nuk kishin qëndrim kritik ndaj lidershipit partiak të tyre, kur ky lidership ishtë joefektiv dhe kur bëntë shkelje juridike e politike. Partitë politike-lidershipi i korruptuar i tyre, nuk dëshiron reforma partiake e as zgjedhore si rezultat i dukurive përfituese negative; përcaktimet kushtetuese i përdor vetëm si retorikë pa përmbajtje qëllimore, vetëm për të ardhur në pushtet. Mirëqeverisja, ligjshmëria, zhvillimi ekonomik, shërbimet publike, forcimi i institucioneve, siguria, integrimi, mirëqenia  dhe përspektiva,  për ta janë interesa e qëllime të rendit të dytë dhe të tretë. Ky lidership  për ardhje në pushtet po përdor metoda populiste, demagogjike dhe vetëdijen politike të së kaluarës, duke i instrumentalizuar mediet, duke e manipuluar opinionin  dhe  votuesit  e  lodhur  nga  pa përspektiva ekonomike e egzistenciale. 

2. Andaj, qytetaret e kanë veshtirë tu besojnë këtyre subjekteve për shkak të se kaluarës se tyre qeverisese. Në këto rrethana të krijuara kërkohet nga qytetaret, permes votes, të  ballafaqohen  me  sfida  të  reja  të  demokratizimit të partive. Raporti parti-shtet-shoqëri dhe vetëdija qytetare, ende nuk është sipas parimit demokratik, që shteti duhet t’i shërbejë shoqërisë e jo ta sundojë atë. Është momenti i fundit për profilizim të partive sipas programeve partiake e veprimeve konkrete, dhe me lidership te ri joarbitrar e te pergjegjëshem; lidership me identitet tjetër, konkurrentë në bazë të parimeve demokratike dhe zgjidhjeve konkrete të çështjeve e proceseve kryesore. Profilizimi i qartë i partisë do të  ndikonte në demokratizimin e vetë partisë dhe në rolin e ndryshuar të liderit partiak. Më profilizim do të vinte në shprehje dominimi i ideve, programeve e qëllimeve qeverisëse, si dhe dallimet programore dhe konkurrenca reale në mes të programeve e qellimeve-veprimeve konkrete të tyre, kjo do të ndikonte edhe në zbutjen e konfliktualitetit ndërpartiak, dhe do të ndryshonte edhe kulturen politike tek qytetarët.

3. Partitë, mos të thirren në meritat e rezistencës së kaluar; qe nga paslufta në fushatat dhe zhurmat parazgjedhore i hutojnë votuesit e simpatizuesit me emocione, sentimentalizëm e motive identifikimi me te kaluaren dhe me premtime e përfytyrime joreale. Dominon vota ‘historike’ si identifikim i së kaluarës rezistuese, se  sa  vota ekonomike, shërbyese, qasja konkrete kundër dukurive negative, etj. Votuesit-qytetarët i manipulojnë duke u premtuar favore për të ardhmen e largët dhe duke manipuluar me krenarinë e se kaluarës, dhe duke mos u marr dot me të sotmen-realitetin. Ata, përdorin premtimet boshe për të ardhmen, si p.sh. zhvillimin, integrimin, të cilat i pengon vetë veprimtaria e lidershipit partiak. Pra, manipulojnë me  qytetarët  e  painformuar  drejtë,  për  proceset  dhe  shkaqet  e  tyre. Lidershipi partiak,  përcaktimet kushtetuese dhe institucionale i përdorin vetëm si retorikë pa përmbajtje qëllimore, vetëm sa për të ardhur në pushtet.

4. Tani, duket qartë se ka kaluar koha e personalizimit të garës ndërpartiake në bazë të liderëve partiakë dhe në bazë të se kaluarës së tyre ‘historike’; sadoqe deklarohen per kinse programe, ende nuk kemi profilizim të mirëfilltë programor qeverisës. Prandaj, partitë duhet të profilizohen dhe të gjejnë lidership me identitet tjetër, konkurrentë në bazë të parimeve demokratike për zgjidhjen e çështjeve e proceseve kryesore. Disa parti politike  identifikohen më rezistencën e viteve 90, si kujtes dhe simpati tek qytetaret për rezistencen e asaj periudhe. Ky subjekt partiak ishte pjesëmarrës në proceset shtetformuese por,  nuk është treguar sa duhej e guximshme e efektive në luftimin e dukurive negative; shpeshëher është përpjekë  të përfitoj nga dobësit, papërgjegjësia dhe arbitrariteti i partive tjera. Kërkohet profilizimi i qartë programor e veprues. Disa parti e lider, identifikohen si forca politike të rezistencës se viteve 98-99 të cilat, e shfrytëzojnë kujtesën dhe simpatinë e krenarinë e tyre dhe tek simpatizantët për rezistencen e asaj periudhe.  Edhepse janë pjesëmarres të proceseve shtetëformuese, shpesh ishin arbitrar e të papërgjegjëshëm e pjesëmarrës në dukurit negative, dhe joefektiv në ndalimin e luftimin e këtyre dukurive. Këto forca politike kerkohet të transformohen, dhe të mirren seriozisht me zgjidhjen e problemeve reale, dhe në veçanti-të luftojnë dukurit negative: papërgjegjësinë, arbitraritetin, korrupsionin brenda partisë dhe në institucione. Kërkohet profilizimi i qartë programor e veprues. Edhe Vetëvendosja, si forcë politike e rezistencës-presionit për vetëvendosje, e shfrytëzon kujtesën, simpatinë dhe krenarinë tek qytetaret për rezistencen e asaj periudhe, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe e përshtatshme për kushtet dhe kerkesat e reja; kërkohen veprime tjera që dallojnë nga veprimet e gjertanishme. Kerkohet angazhim për qeverisje në bazë të kushtetutshmërisë dhe gjendjes e rrethanave reale, veçmas, të ruhen nga kopjimi i vetive negative të forcave tjera politike. Kërkohet profilizimi i qartë programor e veprues

5. Pra, edhe në këto zgjedhje, subjektet partiake nuk po afronjnë  projekte  e  programe  të  qarta  për  zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Ato deklarohen me retorikë boshe për problemet dhe jo me veprime, politika e programe konkrete-specifike, dhe nuk ballafaqohen me sfidën serioze-përmirësimin e demokracisë brenda partive politike dhe rrjedhimisht  në institucione e qeverisje. Prania e problemeve, si: dukuritë negative, varfëria,  papunësia, mungesa e investimeve, infrastrukturës,  shërbimeve  publike  të  dobëta, politika e jashtme, etj., kërkojnë  programe partiake të qarta e specifike për zgjidhje,  e  jo  retorikë  të  zbrazët  e  demagogji. Profilizimi programor nënkupton një qëllim dhe një plan veprimi i zbatuar në praktikë,  për të arritur qëllim dhe efekte konkrete, duke iu dhënë  qytetarëve një sistem të qartë reference për politiken ekonomike, makroekonomike, financiare, fiskale, sociale, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes se ambientit, zhvillimin ekonomik, zhdukjen e varfërisë, papunësisë, në veçanti luftimin  e dukurive  negative, si dhe integrimin e politiken e jashtme.

6. Në vecani, tek qytetaret dhe votuesit, kërkohet një vetëdije e re politike  në  favor  të kognitives  dhe përgjegjësisë në procesin politik e votues; votim të vetëdijshem, të ndershëm dhe të përgjegjshëm, që përmes votës se tyre t'i ndryshojnë-ndëshkojnë këto subjekte partiake të papëgjegjshme dhe ndryshimin e qeverisjes se gjertanishme. Vlenë të respektohet  këshilla e faktorit të jashtem pozitiv, te interesuar për fuqizimin demokratik në qeverisje. Kjo është e domosdoshme, nese duam të jemi të përgjegjëshëm. Konkurenca e mirëfilltë ndryshon shumëçka por, kërkon mund dhe përgjëgjësi tek votuesit. Ndëshkimi nga votuesit, i lidershipit dhe subjekteve politike të papërgjegjshme e jo efektive dhe respektimi e konsolidimi i parimeve demokratike të procesit zgjedhor do t’i demaskoj këto subjekte partiake dhe lidershipin e papërgjegjëshëm. Kërkohet vendosmëri nga qytetarët qe përmes votes  dhe  konkurencës  së  mirëfilltë t’i demaskojnë keqëqeverisesit dhe luftimin e dukurive negative të gjerëtanishme.

Votimi i pergjegjëshem tejkalon edhe gjendjen e jokonsensusit, jorespektit e debatit jokonstruktiv, nderpartiak veçmas, në vendimmarrjet për interesa të vendit; do të tejkalon destruktivitetin naiv në mes subjekteve partiake, te motivuar për interesa të ngushta keqpërdoruese. Votimi i përgjegjëshem do të inicoi reformat-vetingun në drejtësi dhe në sektoret tjerë, për t’i çliruar institucionet dhe shoqërinë nga korrupsioni e papërgjegjësia e gjerëtanishme e subjekteve politike. Pergjegjesia është e qytetarëve-votuesve, në vecanti, e aktivistve e simpatizantve të partive. Pra kërkohen vlera, njohuri e qëndrime të reja tek votuesit. Kërkohet konsolidimi i mirëfilltë i subjekteve opozitare me liderë e kuadro me integritet moral e professional; konsolidimi e veprimtaria më aktive e  shoqërisë civile dhe e mediave, etj, për  ndryshimin e gjendjes. Kërkohet nga keto zgjedhje, të jenë  fillimi pësi fillim i veprimit me format e reja të veprimit demokratik, legjitim e kushtetues, për ndryshime sa me cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat