Arsyet pse duhet ta votoni të burgosurin në Goli Otok

Opinione

Arsyet pse duhet ta votoni të burgosurin në Goli Otok

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:40
Ibrahim Kryeziu

Krahas tre kandidatëve/es,Dega e LDK-së në Rahovec,ka ve ndosur me të drejtë që si kandidat të mundshëm për t'u zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës të jetë edhe Ibrahim Kryeziu.Një propozim mëse i qëlluar me njeriun  dhe vendin e duhur.Ai është ndër politikanët më jetëgjatë në këtë komunë.Kryeziu edhe në zgjedhjet e para Parlamentare të Kosovës më 24 maj të vitit 1992 dhe në vitin 1998,ishte zgjedhur deputet.Dhe erdhi momenti që sërish të garoj dhe të fitoj vota për ulëse të deputetit në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.Nëse fiton votat për deputet,atëherë Kryeziu premton se do të përfaqësojë  më së miri interesat e banorëve  të Komunës së tij dhe qytetarëve tjerë të Kosovës.

"Je i denjë me përfaqësua popullin,sepse tërë jetën ke qenë me popullin",do t'i thotë një bashkëqytetar komune.Vërtetë ai është frymëzues si kandidat.Është njeriu parimor dhe konsistent në qëndrime.

Andaj,ju qytetarë me të drejtë vote  mendoni se për kend do votoni.Pra,peshoni votën tuaj dhe voto realisht se për cilën parti votoni.Votoni njeriun me intelektualuzëm  të vërtetë,sepse vetëm si i tillë do të shpie shtetin para.Votoni dhe mos nguroni për  Ibrahim Kryeziun dhe për Kosovën tonë të dashur.Pra,vota për  Kryeziun është votë për Kosovën.Voto LDK 134,voto Ibrahim Kryeziun numër 64,sepse të jeni të bindur se vota e juaj nuk do të shkoj huq.Nuk gaboni dhe nuk do pendoheni.

Tutje,Ibrahim Kryeziu ishte,është dhe mbetet një nga veprimtarët më të devotshëm i LDK-së që nga themelimi i saj.Nuk devijoj dhe nuk tradhëtoi për asnjë moment vijën e LDK-së të ish-liderit dhe Presidentit historik të Kosovës,Ibrahim Rugova.Pas lufte Kryeziu pati presion nga fisa militantë të PDK-së për të aderuar në këtë parti,por kur nuk e la LDK-në.Lidhur me këtë dëshmon edhe kryetari nderi i degës së KDK-së,Fetah Berisha në monografinë e tij "LDK  e Rugovës në Rahovec",ku ndër të tjera ai do të shkruante:"ka pasur presion të paparë ndaj Ibrahim Kryeziut dhe një ish-bashkëpartiaku  të tij për të aderuar në PDK.Derisa ky i fundit aderon në PDK,Kryeziu qëndron dhe nuk iu nënshtrua presionit për të aderuar  në PDK .Veprimtari i pa lodhur  do të mbahet mend për guximin që tregoi asokohe.

Ka edhe shumë për të thënë për këtë personalitet të shquar të kulturës patriotike shqiptare.Kryeziu ka pasur të gjitha pozitat e larta në LDK dhe në Komunë para dhe paslufte.Ishte kryetar i degës së LDK-së prej vitit 2001-2006,pastaj paslufte shef i ekzekutivit të Komunës së Rahovecit 2003-2008,kurse në vitet '90-ta,pra kur Serbia pati pushtuar të gjitha institucionet qendrore dhe ato komunale,Kryeziu ka kryer detyrën e drejtorit  të Drejtorisë  për ekonomi paralel me ato serbe.

Ai është atdhetari ,intelektuali dhe veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare në Kosovë prej fëmijērisë së hershme e vijon të jetë edhe në ditët  e sotme.Njeriu i sakrificës dhe qëndërstari i kombit shqiptar.Ka kaluar e përjetuar shumë katrahura,sakrifica e bëma gjatë veprimtarisë së tij jetësore e patriotike.I burgosuri politik,i syrgjynosuri,por edhe i izoluar për bëmat e tij patriotike dhe atdhetare.Pjesëmarrës i demonstratave të studentëve të vitit 1981,për çka u dënua me burg për 3 vite(1981-1974).Fillimisht,nga burgu i Prizrenit transferohet në burgun e Gospiqit,pastaj në Pulë dhe në fund në burgun famëkeq të Kroacisë në Goli Otok,i mbyllur në vitin 1998.

Krejt në fund,Kryeziu ka kryer Fakultetin ekonomik,studimet master në Universitetin e Prishtinës,ku avancohet me titul "Master i s

hkencave ekonomike"në vitin 2013.Por,ai nuk ndalet vetëm me kaq.Vazhdon studimet e doktoraturës në Tiranë,ku ka edhe një provim të gjuhës për të mbrojtur disertacionin e doktoraturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat