Zgjedhje mjaftni më ju lutem se po më villet prej tyre 

Opinione

Zgjedhje mjaftni më ju lutem se po më villet prej tyre 

Nga: Ejup Berisha Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:31
Ejup Berisha

Heshtni, heshtni ju lutem te ne në RVM po flitet se në muajin mars të vitit të ardhëshëm do të mbahen zgjedhje të parakohshme Parlamentare.  Zgjedhje ohuuuuu le ti hajë djalli zgjedhjet sepse ne nuk na duhen zgjidhje porn a duhen zgjidhje. Mjaft më me këtë Cirk politik ka kohë që te ne çdo dy vite organizohen dhe mbahen zgjedhje e ne ajo që na mungon është jo vetëmse fjala por edhe fenomeni zgjidhje pra zgjidhje  problemesh hallesh dertesh dhe plotësim apo realizim kërkesash dhe nevojash të qytetarëve. Sa kushtojnë një pale zgjedhje 8 deri më 10 milion euro.

E shihni se kostoja është e madhe. Nëse kësaj radhe zgjedhjet mbahen për shkak të skandaleve të vjedhjeve shkurt do të theme ndoshta do tu duket çmenduri por   le të vjedhin politikanët sepse ne jemi mësuar me këtë sjellje të tyre meqë askush nuk po dënohet për vjedhje dhe keqpërdorime te ne do të thotë se këto janë bërë përditshmëri,  veprime të pranueshme si dhe të ligjshme. Mos të  organizohen  kaq shpresh zgjedhje se na lodhën më na dërmuan sepse me to  po paralizohet jeta e çdo qytetari në shtet pasiqë vemendja në tërësi po përqëndrohet  vetëmse në to pra në zgjedhje.

Me këtë rast po rritet edhe pasiguria si dhe niveli i konfliktualitetit në mesin e qytetarëve. Themë kështu sepse zgjedhjet paraqesin pasiguri dhe mundësi për tu konfrontuar dhe përleshur jo politikanët por qytetarët. E derisa politikanët përleshen vetëmse formalisht  qytetarët përleshen edhe formalisht por edhe faktikisht do të thotë se përvojat dhe pasojat  negative nga zgjedhjet po i përjetojnë qytetarët. Tua theme të vërtetën po  më villet nga fjala zgjedhje sepse ne na duhen zgjidhje kjo është fjala e cila më shumë pres që ta dëgjoj nga politikanët. Le të më tregon dikush se çfar do të përfitojmë ne nga zgjedhjet përpos harxhimeve dhe mundësisë për tu konfrontuar me sharje me zënka me plagosje dhe ndonjë vrsje. Këto dy veprimet apo dhe fatkeqsitë e fundit nuk janë të panjohura te ne në RVM dhe në Gadishullin e Ballkanit. Prandaj rrini qetë e mos lëvizni në drejtim të organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve sepse nuk ka agjë pozitive nga mbajtja e tyre.

Posaqërisht tani kur qytetarët nuk kanë ndonjë alternative më të mire dhe më të qëlluar për ta sjellur në pushtet. E nëse me të vërtetë në muajin mars mbahen zgjedhje të parakohshme ashtu siç po flitet në disa media dhe rrjete sociale këtu te ne do të mund të humb pushtetin  Jonuzi e të vijë Dor Domuzi apo edhe anasjelltas që do të thotë se duhet tentuar të bëhet ndonjë ndryshim më i qëlluar dhe më cilësor e ne në çastin konket nuk kemi subjekte as të qëlluara e as cilësore të cilat do të vijnë në pushtet për ta bërë aktin e shumpritur që ta bëjnë ndryshimin. Kjo i bie se Coca Colën ne duhet ta ndryshojmë me Fanta apo ta largojmë Coca Colën dhe në pushtet ta sjellim Fantën. Mbajtjen e zgjedhjeve e kundërshtoj edhe për faktin se popullata shqiptare në RVM nuk po mund ta bëjnë ndryshimin e duhur. Tash nuk po e di a nuk po mundet, apo nuk po do.  Por e shoh se ka gati 18 vite që në pushtet e zgjedhin jo Fantën e as Coca Colën por Coctën.

Kjo për ata që nuk e dine gjithashtu është një pije në shikim të pare e ëmbël por që më pas bëhet shumë e shumë e tharët dhe e pashijshme  apo me shije limuni artificial në pluhur. Prandaj nëse nuk ka mundësi që të bëhet ndryshimi me qëllim që në shprehje të vie e reja dhe risia atëher nuk ka nevojë që të mbahen zgjedhjet këtu te ne në RVM. Po vendosën dhe po u zotuan qytetarët se duan ta bëjnë ndryshimin dhe në pushtet ta sjellin të renë risinë dhe ta bëjnë ndryshimin atëher në rregull nuk jamë kundër le të mbahen zgjedhjet ky në fakt është kushti im për tu mbajtur zgjedhjet e parakoshme parlamentare në muajin mars të këtij viti në RVM.

Përndryshe mbajtja e zgjedhjeve vetëm si ritual i kotë ku do të bëhen shpenzime dhe do të rritej konfliktualiteti në mesin e qytetarëve në shoqëri për elitat politike egzistuese të cilat nuk dallojnë asgjë dhe aspak për nga mentaliteti sjelljet dhe veprimet atëher pse duhet të mbahen zgjedhjet a mund të ma thotë Kryeministri i vendit dhe njëherësh Kryetar i LSDM-së Zoran Zaev,Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Kristijan MiCkovski, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela si dhe Kryetari i Alzernativës Afrim Gashi. Përgjigjen ndoshta do të mund ta marr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi por nga të tre Kryetarët e përmendur më lartë jo a e dini se pse sepse këta tërë kohës flasin për zgjedhje e jo për zgjidhje e neve nuk e di a pajtoheni qytetarë të ndëruar na nevoiten shumë urgjentisht  zgjidhje e jo zgjedhje nga të cilat ne kemi më shumë sherr derte dhe trauma sesa relax argëtime dhe jetë më të qetë dhe më të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat