Albin Kurti është njeriu më i madh i kombit shqiptar

Opinione

Albin Kurti është njeriu më i madh i kombit shqiptar

Nga: Sead Zimeri Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:23
Albin Kurti

Prandaj e përkrah dhe qëndroj me Albinin Kurtin. Sot Albini është njeriu më i madh i kombit shqiptar. Albini është figurë politike e tillë që e ka ndërtuar karrierën e tij politike jo brenda natës, jo brenda një viti apo dekade, por qysh nga mosha e tij e re madje edhe para se ta themelojë Lëvizjen, që sot është lëvizja më e suskseshme shqiptare gjithandej.

Ka diçka jashtëzakonisht të veçantë në karrierën e tij politike, dhe në Lëvizjen të cilën ai e themeloi dhe e ndërtoi në atë formë që mund të thuhet është lëvizje rilindjeje dhe formuese e kombit shqiptar. Me Albinin dhe Lëvizjen fillon rilindja e dytë shqiptare që ka një ideal të madh, atë të vetëvendosjes, pra lirisë për të vendosur vetë për fatin tonë. Albini është shprehja më e lartë, më sublime, më e bukur, e aspiratës së shqiptarëve për liri dhe jetë me dinjitet. Po dua ta theksoj veçanërisht këtë aspektin e dinjitetit.

Albini mëshiron dy aspirata të pandara nga njëra tjera: ajo për liri që merr formën e lartë të vetëvendosjes, të drejtës për të qenë sovran mbi fatin tonë, dhe aspirata e dytë, ai mëshiron idealin tonë për jetë me dinjitet. Albini ka qëndruar drejtë dhe i palëkundshëm përgjatë të gjitha stuhive dhe përndjekjeve politike dhe ligjore kundër tij. Populli e njohu Albinin si njeri që nuk përkulet, si njeri që u bën ballë joshjeve dhe intrigave të politikanëve të korruptuar, si njeri që nuk e don pushtetin me çdo kusht, si njeri që nuk devijon nga rruga e tij, por edhe si njeri që është i gatshëm të flijojë gjithçka për relizimin e idealit të tij moral dhe politik, atë të lirisë dhe vetëvendosjes me dinjitet.

Në Albinin pra mishërohen dy vlerat më të larta të njeriut: liria dhe dinjiteti. Ne duam liri, duam të jemi popull që merr fatin tonë në duart tona, por njëkohësisht duam ta bëjmë këtë me dinjitet dhe integritet moral të lartë, e jo duke u servilosur apo duke shkelur mbi të drejtat, liritë dhe dinjitetit e të tjerëve. Albinin e njohim, atij mund t’i besojmë me gjithçka, prandaj edhe populli i shpreh mirënjohjen dhe respektin ndaj tij në këtë formë gati sublime. Ky është politikani i vetëm shqiptar që personifikon të mirën ndër shqiptarë.

Pushtetarët e korruptuar e akuzuan, e rrahën, e keqtrajtuan, e burgosën, por ai NUK u ndal, NUK pushoi, dhe kurrë NUK u përkul. Ai kurrë nuk do të përkulet para askujt. Ai do të qëndrojë, sikur që ka qëndruar deri tani, i palëkundshëm dhe i pakorruptueshëm, drejtë dhe i përqëndruar në arritjen e idealit më të lartë njerëzor. As ne nuk duhet të përkulemi dhe me Albinin, përfundimisht, kurrë nuk do të përkulemi. Ne jemi jashtëzakonisht me fat që në mesin tonë kemi një bir nane, një lider, si Albini. Qofsh përherë Albin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat