Profesori politizuar dhe studenti i urtë

Opinione

Profesori politizuar dhe studenti i urtë

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 4 tetor 2019 Në ora: 12:36
Kadri Veseli

Fillimi tetorit 2019, kalojnë e afrohen ditët e fundit të fushatës zgjedhore parlamentare. Partitë politike dita ditës po na bombardojnë me fjalimet e premtimet e tyre boshe për të bindur popullatën për vota. Po dhe studentët e mençur që kanë studiuar fare pak apo aspak i ka kapluar ndjenja e gëzimit, rehatisë dhe haresë për shkak të profesorëve të tyre politikë e jo shkencorë; ja fati i tyre i mirë për të dhënë provimet e fundit e për të arrirë kreditë e nevojshme për vitin pasues.

Studentët rradhazi ju nënshtrohen provimeve me të njëjtat pyetje nga profesorët partiashë:
-"Si quhet partia më e suksesshme dhe më e fuqishme shqiptare në R. e Kosovës?"
PRONTO, përgjigjen lehtë, pa hamendje studentët e shkëlqyer.
-"Cili është luani i politikës dhe çështjes kombërare në këtë republikë?", pyet profesori i dashur.
-Kadri Veseli, përgjigjen si në kor të gjithë studentët e zgjuar, përveç njërit që nuk i shkoi për qejfi profesorit. Në këtë situatë të papëlqyeshme i afrohet profesori partiash studentit kryeneç, duke e pyetur për së dyti herë.
-Kush është luani i politikës shqiptare këtu te ne?
S'e di! I përgjigjet studenti.
Kadri Veseli! - përgjigjet profesori vet.
Studenti me shpejtësi çohet prej karrike për të dalë jashtë anfiteatrit.
-Ku shkon? E pyet profesori.
M’fal profesor, mendova që po e thirrë kandidatin tjetër për provim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat