Të besojmë tek Vjosa Osmani, zonja Kryeministre

Opinione

Të besojmë tek Vjosa Osmani, zonja Kryeministre

Flamur Beqiri Nga Flamur Beqiri Më 4 tetor 2019 Në ora: 17:35
Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani

6 Tetori, në vehte, përmbanë një histori të veqant të mobilizimit masiv të shqiptarëve të Kosovës. Thirrja për demonstrim për datën 6 Tetor të viti 1968, ndërsa protesta e parë u organizua në Prizren dhe u pasua nga protesta të tjera në shumicën e qyteteve të Kosovës, nuk ishte thirrje vetëm për Flamur, ishte rrjedhojë e kërkesës legjitime për ndryshime kushtetuese dhe avansimin të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi! Pra ishte viti '68 kur për herë të parë u hodh ideja për Kosovën Republikë! Ishin vitet '81, '88, '89 ku u kërkua Republika, vitet '90, deklarata e 2 korrikut e 7 shtatori, kur u qitën themelet e Republikës, lëvizja nën udhëheqjen Ibrahim Rugovës dhe lufta për liri kulmoi me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe me 17 shkurt 2008 Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran!

Pra ishin vitet kur besonim, vitet kur kishim shpresë në një të ardhme, një të ardhme të ndritur për ne e për fëmijët tanë!

E tash, Republika, themelet e së cilës u ndërtuan me shumë mund mbi sakrificën dhe gjakun e viktimave dhe të rënëve për liri, u ndërtuan mbi vrasjen dhe masakrimin e foshnjeve, të rinjëve e të rejave, grave e burrave, pleqëve e të sëmurëve, të gjithë shqiptarë të Kosovës, sot është në rrezik!

E ardhmja e fëmijëve tanë është komprometuar!

Është në rrezik nga ata të cilët, Likoshanin, Qirezin, Reqakun, Krushën e madhe e t'voglën, lzbicën, Rekën e keqe, Studimen, Prekazin e shumë masakra të tjera i përmendin vetëm në kohë zgjedhjesh. Po, u kanë ndërtuar lapidare por mē e keqja është se për ndërtimin e këtyre lapidarëve, kanë vjedhur! Sot kur kalojnë përbri tyre, nuk e ulin kokën, nuk kanë ndjenjë fajsie por zgërdhihen me fatin e tyre!

Sot, Republika e Kosovës është në rrezik edhe nga veteranët e rrejshëm, nga ata të cilët pa trohë ftyre kanë rrejtë për pjesmarrje në luftë e të cilët buxhetit të Kosovës i kushtojnë miliona euro!

Republika është në rrezik nga arsimtarët dhe profesorët me diploma fallc, nga mjekët biznismenë, nga prokurorët frikacakë e gjykatësit e shitur, nga policët e korruptuar, nga zaptitë e shtetit, nga krimi i organizuar me mbështetjen e pushtetit, nga prostitutat politike të cilat politikën e konsiderojnë art të vjedhjes e zhvatjes.

Pra, Republika rrezikohet nga një mendësi zhvatëse, mendësi e cila pretendon se Kosova është pronë të cilën mund ta hargjojnë, ditë për ditë, ngapak!

6 tetori i këtij viti duhet të barazvlerësohet me 6 tetorin e vitit '68, kur i madh e i vogël dolën rrugëve anë e mbanë Kosovës, të kërkojnë të drejtën për Flamur e Republikë! E këtë 6 tetor, që Kosovës t'i kthehet shpresa ata duhet të BESOJNË, duhet të BESOJNË se në këtë vend ka shpresë dhe të ardhme të ndritur e të mobilizohemi si ata të '68 e ta bëjmë ndryshimin.

Ne duhet të BESOJMË se LDK është e vetmja forcë politike e cila ka integritetin moral e kapacitetin politik ta bëjë ndryshimin në këtë vend, për të mirën e fëmijëve tanë. Për hirë të së kaluarës, ta ndertojmë të ardhmen e me votën tonë t'i nderojmë të gjithë ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës e me votën tonë për LDK të sigurojmë një jetë me dinjitet e një ardhme të ndritur.

Të BESOJMË tek Vjosa Osmani, zonja Kryeministre.

Të BESOJMË tek lista e LDK'së, tek kuadrot e LDK'së, tek ata të cilët do të na përfaqësojnë në të ardhmen.

Ta vazhdojmë traditën tonë, të refuzimit të së keqës e të angazhohemi politikisht, si me 6 tetorin e 68'ës, të dalim sa më masovisht, t'i BESOJMË LDK'së që së bashku këtij vendi t'ia kthejmë shpresën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat