LDK-AAK do të ishte koalicioni i duhur qeverisës paszgjedhor

Opinione

LDK-AAK do të ishte koalicioni i duhur qeverisës paszgjedhor

Nga: Skënder Kapiti Më: 4 tetor 2019 Në ora: 17:55
Skënder Kapiti

Aleanca mes partive politike për formimin e kualicionit qeverisës do të behet pas zgjedhjeve duke parë dhe pritur rezultatin final të tyre.

Kualicioni duhet formuar nga ato parti të cilat i kanë më pak të mundshëm çarjet, diferencat dhe largesat apo distancat ideologjiko-politike dhe programore, dhe nga ato parti që janë më pak të infektuara nga radikalizmi ideologjik, autokracia, korrupsioni dhe nga interesi i ngushtë personal, klanor e partizan.

Këtu qëndron edhe vështirësia e formimit të kualicioneve qeverisëse dhe kjo është edhe arsyeja se përse nuk kanë pasur rezultate të mira dhe as sukses qeverisjet me kualicion me më shumë se sa me dy parti politike në Kosovë.

Prandaj në pamundësi për të pasur një qeverisje me një parti te vetme politike në Kosvovë, do të ishte më e mira që kualicioni të kishte në përbërje dy parti politike, të cilat merren vesh mirë me njëra tjetrën, pranojnë dhe respektojne përgjegjësitë dhe detyrat e postet në përputhje me ligjet dhe me marrëveshjen mes tyre, pra respektojnë dhe formulën e qeverisjes dhe ndarjen e postit kryeministror dhe atyre ministerjale sipas marreveshjes apo sipas përqindjes që kanë marrë në zgjedhjet parlamentare.

Në pamundësi që asnjë parti politike nuk plotëson numrin e deputetëve , pra që nuk i fiton e vetme zgjedhjet duke mos arritur rezultatin e duhur që të qeverisë e vetme , atëhere gjykuar nga fakti se pritet që kësaj radhe vota popullore do të shkojë më së shumti nga e djathta, ku si parti të djathta që kanë linjën , programin dhe oirientim të djathtë, atëhere aleanca e duhur do të ishte LDK-AAK, ku qeverisja dhe posti kryeministror do të përcaktohej sipas marrëveshjes së tyre ,apo sipas formulës së rezultatit të marrë nga verdikti i votuesve.

Këtyre dy formacioneve politike do t’u duhej besuar vota në mënyrë që së bashku të formonin qeverisjen, si një aleancë e trashëgimisë së vlerave më të mira: të LDK-së nga njëra anë, e vlerave të frymës së përgjegjsisë politiko-intelektuale kombetare rugoviane , dhe nga ana tjetër AAK-së si trashëguese e vlerave me te mira dhe te sakrificave e kontributeve patriotiko-luftarake. Po të shikohet me kujdes , si Vjosa Osmani e kandiduar për kryeministre nga subjekti i LDK-së, e cila pritet që të dalë si forca kryesore politike , ashtu dhe Z. Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër dalë nga subjekti i AAK-së, në politikë ata kanë treguar dhe kane dhene prova se janë kandidatë më të mirë se kundërkandidatët e tjerë pretendentë për kryeministër, të paraqitur nga subjektet e tjera politike, të cilat meritojnë të kalojnë në opozitë.

Subjekti “VETVENDOSJA” është kontradiktor në ato kauzat e saj të cilat janë të vlefshme vetëm për parti opozitare të cilat kanë si synim vetëm oponencën dhe kritikën, dhe më shumë është një parti ideologjike me anim ekstremo-majtist dhe si e tillë është larg frymës dhe orientimit modern e demokratik perendimor. Ajo edhe duke qenë në opozitë nuk mundi të artikulojë unitet as brënda vetes, dhe si pasojë devijuan në rrjedhje e devijanca pa qenë në pushtet. Deri më sot VETVENDOSJA ka mbajtur një qëndrim në kundërshti me realitetin shtetëror të Kosovës e të simboleve të saj.

Pra në këto kushte mendoj se kualicioni më i mirë qeverisës do të ishte LDK -AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat