Paq të hënë të qetë me shtatë tetor Kosova jonë!

Opinione

Paq të hënë të qetë me shtatë tetor Kosova jonë!

Nga: Dibran Demaku Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:00
Dibran Demaku

Edhe pak orë e do të mbyllet fushata për këto zgjedhje të parakohshme nacionale në Republikën e Kosovës.Edhe në këto zgjedhje do të marrin pjesë parti e partiza;kandidatë e kandidate;seriozë e qesharakë;secili me synimin e vetëm që të fitojë karrigën e butë të deputetit!...
Si edhe në zgjedhjet e mëparëshme,pothuajse të njejtit kandidatë(vetëm se kanë ndërruar parti e partiza)premtojnë qumësht e mjaltë për Kosovën dhe popullatën e saj?! Të njejtit,ama bash të njejtit,që tash njëzet vjet kanë bërë qejf me pushtetin të cilin e kanë përdorë e keqpërdorë për interesa të veta;për interesa të të afërmëve dhe soj e sorollopit të tyre?!...Dhe tash po të njejtit,kur janë bërë milionerë në kurriz të këtij populli të shumëvuajtur,premtojnë se tash e tutje,nëse vijnë në pushtet,do të punojnë vetëm për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj?!...
Për cilin popull?!...Për atë tridhjetë përqindshin,që ose është i lidhur me pushtetin,ose qëndron afër pushtetit dhe i cili komunitet i shijon të gjitha të mirat;si dhe me popullatën tjetër që ka mbetur në plaka e pleq,sepse të rejat e të rinjtë tashmë kanë ikur nga Kosova?!...Që tragjikja të jetë edhe më e dhimbshme,në vitet e fundit ikin edhe fëmijët dymbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjeçarë?!...Dhe këta minorenë të shkretë((dikush për para të majme-deri 4000 euro)i dërgon nëpër kisha të Italisë?!...Që tragjika e tyre të jetë edhe më e dhimbëshme këta minorenë dërgohen në Itali me miratimin edhe të prindërve të tyre,të cilët ndajnë lekë nga kafshata e tyre vetëm e vetëm që fëmijët e tyre t‘i largojnë nga Kosova,pa pasur idenë se ku përfundojnë fëmijët e tyre,gjaku i tyre?!...
Partitë e partizat;kandidatët e kandidatet për deputet as i shohin e as nuk duan të dijmë se çfarë po ndodhë me të rinjtë dhe fëmijët e vendit të tyre?!...As që ju bëhet vonë që shumë shkolla kanë mbetur pa nxënës që kanë ikur,kush me prindër e kush vetëm ,shumë vende pune kanë pa të rinjtë që kanë ikur kush me prindër e kush vetëm?!...Ata premtojnë e premtojnë se poqese marrin edhe njëherë mandatin e deputetit,për Kosovën e popullatën e saj do të rrjedhë siç e cekëm edhe më lartë vetëm qumësht e mjaltë?!...Premtojnë e premtojnë (të mos themi rrejnë e rrejnë) se me ardhjen e tyre në pushtet do të bëhet liberalizimi i vizave?!...I cilave viza?!...Dhe kujtë i duhen më ato viza,ai ?!...Atyre që u janë dashur ato viza tashmë kanë ikur  vendi?!...
Të dielën e gjashtë tetorit do të votohet?!...Dikush,qoftë ajo Parti apo partizë do të fitojë?!...Dikush,qoftë kandidate apo kandidatë do të fitojë?!...Dikush qoftë ai seriozë apo qesharakë,do të fitojë?!...Do të fitojë se s‘bën?!...Kështu ka qenë gjithëherë dhe kësaj radhe nuk ka përse të jetë ndryshe?!...Nuk ka ndryshuar as vendi e as populli?!...Nuk ka ndryshuar as mentaliteti?!...Për fat të keq ky popull është pajtuar me gjithë të këqihat e mundshme; edhe me krimin e korrupsionin e pushtetarit edhe me vjedhjen e gënjeshtrën e pushtetarit;edhe me ëndrrat e magjishme që nuk tealizohen kurrë e të tjera e të tjera?!...
Partitë e partizat,kandidatet e kandatët,seriozët e qesharakët,të ndershmit e mashtruesit presin ditën e hënë që vie pas të dieles?!...Ata që do të fitojnë do t‘i shalojnë karriget e pushtetit,ata që nuk do të fitojnë do të presin zgjedhjet e radhës,të cilat ndodhin shumë shpesh në këtë Kosovën tonë?!...
Megjithate krejt në fund një urim:Paq të hëne të qetë me shtatë tetor Kosova jonë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat