Lista e përgjakshme e PAN-it

Opinione

Lista e përgjakshme e PAN-it

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Nuk është mbyllje e procesit hetimor, heqje e akuzës, nëse mbrohesh me heshtje në Gjykatore. Përkundrazi, mund të lexohet edhe si pamundësi për t`u mbrojtur, nga akuzat faktike. Realisht, tre kandidatë për kryeministër, janë nën akuzën e popullit, për krimin e vrasjes dhe të korrupsionit, për dy dekada radhazi dhe kurrë nuk janë amnistuar e pafajësuar, as nga populli, as nga drejtësia.

Edhe ata që kanë kaluar në bankën e zezë, në gjykata, kryesisht, "komandantë", kanë qenë vendime politike, madje, edhe të blera me shifra milionëshe, para të haraçit dhe të korrupsionit grotesk. Mjerisht, gjykatat tona kanë dështuar në misionin e tyre. Por, edhe gjykatat ndërkombëtare, vazhdojnë të jenë shumë të dyshimta. Është skandaloze kur një prokuror ndërkombëtar i djeshëm, i një të akuzuari shqiptar, sot është avokat, mbrojtës i të njëjtit person!

"Pastertinë" e kandidatëve për deputetë, PAN-istët, e "arsyetojnë" me një klauzolë ligjore se "gjithë kush është i pafajshëm, deri sa të mos vërtetohet me një akt-vendim i formës së prerë nga gjykata!" Është një kamuflim, mjegullnajë e qëllimshme dhe assesi arsyetim i pranueshëm. Sepse gjykatat në Kosovë janë, tërësisht, të pafuqishme, për t`u përballë me kriminelët pushtetarë të Kosovës. Drejtësia është kapur, ashtu si vetë shteti i Kosovës.

Por, dëshmi e krimit të "komandantëve" janë listat emërore, të pikëtuara, për ekzekutim, kryesisht, ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së. Për rrjedhojë, janë shumë qindra varre, viktima të krimit të organizuar vrastar, anekënd Kosovës, për hapjen e të cilave janë nën akuzë, për dy dekada radhazi, pikërisht, "komandantët", të lakuar dhe fort të dyshuar. Dhe, këta janë pjesë e listës për deputetë, listë e përgjakshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat