Albin Kurti.

Opinione

Albin Kurti.

Nga: Kimete Berisha Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:36
Kimete Berisha

- Sepse pas Ibrahim Rugovës, Albin Kurti është i vetmi politikan që lexon (edhe) libra.

- Sepse duket serioz, familjar, simpatik, letrar, i qetë e i matur, flet me zë të ulët, nuk shan, nuk etiketon, nuk hakmerret dhe kur qesh nuk e hap gojën vesh'm vesh.

- Sepse:

Nuk e sheh nëpër kafene.

Nuk e sheh duke shetitur.

Nuk e sheh duke pushuar.

Nuk e sheh në klube të natës.

Nuk e sheh 'me femra'.

Nuk e sheh duke notuar.

Nuk e sheh në plazh.

Nuk e sheh duke u ngjitur bjeshkëve.

Nuk 'fryhet'.

Nuk i tregon muskujt.

Nuk e sheh të pispillosur.

Nuk e sheh kah kënaqet.

Nuk e sheh duke vallëzuar.

Nuk e sheh duke bërë pazar.

Nuk e sheh duke hëngër e duke pi.

- Sepse Albin Kurti është gjithkund, e askund nuk e shohim.
Si Ibrahim Rugovën.

(Ibrahim Rugova, në zorin më të madh ia plaste gazit.)

- Sepse edhe pse është vetëm nuk ndihet i vetmuar;

- Sepse vërtetë mendoj se Albin Kurti është mundësia e vetme për të ndryshuar diçka;

- Albin Kurti nuk tutët m'u bë 'exhel' për bandat e PDK-së.

E nëse na mundë e keqja edhe këtë herë, do ta zbres koferin nga tavani....
plus për të qenë lamtumira ime edhe më melodramatike, koferin e kam pa rrota.

Derisa disa prej nesh (në rast se partia e krimit do ta marrë në dorë) po i bëjmë hazdër këngët e mërgimit, Migjeni sonte i këndonte buzëve dhe buzëqeshjes së Kadrisë, që ia sjell era; shikimit dhe zërit të tij që ia sjell pranvera'.
Anipse e kishte përballë, i dukej sikur po i humbte para syve, e i thoshte 'më duket se je ti, sikur t'ishe zanë'.

'Apet' më mirë Hashimi, meshkujt i thërret me emra të pemëve, si për shembull 'rrush', djemtë e ri është fjala se Enver Hoxhaj është perim (kastravec).

P.S. Përveç Albinit, edhe Vjosa (kur do) di të bëhet shumë 'e keqe' me 'këta', Vjosa di të ngul këmbë dhe me asnjë kusht të mos lëshoj pe.

Voto opozitën, hiqu mafisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat