Efekti i votimit në kuptimin e ndryshimit

Opinione

Efekti i votimit në kuptimin e ndryshimit

Nga: Dedë Preqi Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:15
Dedë Preqi

Nuk duhet që eksperienca e jonë kosovare gjatë periudhës së pavarësisë të orientohet vetëm aty ku dominon zhgënjimi dhe ta kopenzojë këtë fatkeqësi me një zhgënjim tjetër, duke i shëruar plagët e vetëshkaktuara në këtë model, por si gjithë të tjerët që i kaluan këto sfida edhe ne presim ti tejkalojmë, duke i hapë rrugë të ardhmës tonë përmes ndryshimeve të mundshme.

Gjatë kësaj kohe parazgjedhore, gjegjësiht gjatë fushatave partiake, janë vëzhguar programet dhe premtimet e liderëve të ndryshëm, të cilët nuk i shmangën edhe premtimeve abstrakte dhe marramendëse, ku Kosova dhe qytetarët e saj, do të krahasoheshin me vendet më të zhvilluara në rajon, por ata mendojnë ta shfrytëzojnë lirinë e tyre në këtë mënyrë para qytetarëve të vet, duke mashtruar sikur edhe herave tjera…

Është e turpshme për gjithë ata që arsytojnë sjelljet e tyre abuzive dhe korruptive ndaj popullit të vet, dhe tani të njëjtit njerëz, japin premtime se do ta luftojmë një gjë të tillë abuzive, që ishte deri më tani, dhe ky rrezik (në kuptimin e higjenës shpirtërore) është objekt psikologjik i sëmundjes shoqërore, të cilin duhet ta shërojmë vetëm përmes votës së popullit.

Nga gjithë kjo mjegullirë e ç’rregullimit tonë shoqëror, ne duhet të mësojmë edhe pse gjitha shoqëritë dhe grupet njerëzore përbëhën nga njerëz të ndershëm dhe të pandershëm, në këtë domethënje, asnjë grup njerëzor nuk i përketë vetëm të mirëve, por ajo që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, i ka kaluar të gjitha prigjet dhe përmasat e një shoqërie normale për shkak të pushtetëve dhe qeverisjeve të dobëta.

Prandaj, erdhi dita e votimit dhe ndryshimeve në vendin tonë, dhe para kësaj çështje, duhet t’ia adresojmë vetës disa çështje, sidomos kur populli e humb besimin në ardhmërinë e vet, ai gjithashtu e humb edhe qëndrimin e vet shpirtëror, duke  u ballafaquar me shpresat e jetës, dhe përgjigja tipike e këtij njeriu, i cili si argument e merr kthimin e besimit, që synimin e ka për një jetë më të mirë dhe më të begatshme.

Edhe pse në mesin e shoqërisë tonë ekzistojnë sadist, në kuptimin më të qartë kliniko-shoqëror, të cilët dëshmuan metoda brutale ndaj kësaj shoqërie, përmes krimit dhe korrupsionit, ku ndjenjat e qytetarëve sikur janë topitur nga durimi, së paku është afruar një shansë me rastin e këtyre zgjedhjeve, që të ndalohet veprimtaria e tyre njëherë e përgjithmonë.

Ndikimi i votës së lirë dhe të ndershme është ndikimi më i mirë dhe më efektiv, që ndikon fuqishëm ku jehona e saj do të ishte më e fortë se herave tjera, dhe gjithë ata që abuzuan me gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ndjenjat e këtij populli, do të ndëshkohen vetëm në këtë mënyrë, duke i refuzuar përmes kutisë së votimit.

Përndryshe, nëse vazhdojmë të kundërtën, duke i votuar dhe simpatizuar njerëzit e njëjtë dhe abuziv, kësaj gjendje ekstreme do ia shtojmë edhe njëherë madhështinë e djallit, që të përdor autoritetin e vet, ku edhe zoti nuk do ishte në disponim të na ndihmojë apo të na jep një lloj përkujdesje për ne, kur vetë do të ishim fajtor…

 

Përgjigja e votuesit duhet të përbëhët nga vullneti dhe veprimi i drejtë, e jo përmes simpatisë partiake dhe klaneve të tyre, duke i kthyer edhe njëherë si të tillë në skenën politike, ku do marrësh përgjegjësinë edhe më të madhe për të gjetur përgjigjen dhe zgjidhjen e drejtë të problemeve, që jeta vazhdimisht i kërkon dhe absorbon në plotësimin e kërkesave të saj.

Sëcila situatë do të shquhej nga uniteti i saj, dhe aty ekziston gjithmonë një përgjigje e fiksuar nga kjo situatë, kur njeriu e kupton se fati i tij po abuzohet padrejtësisht, ai duhet ta kuptoj detyrën e vet dhe shkakëtarin e saj, dhe të kuptojë jetën si përmbushje të një qëllimi nëpërmjet krijimit aktiv të diçkahit me vlerë, sikur në këtë rast që është efekti i votimit në kuptimin e ndryshimit të gjendjes dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.

Dhashtë zoti që fati i këtij populli të ecën për sëmbari, si edhe në këto zgjedhje vullneti dhe  verdikti i popullit do përqëndrohet në mundësinë e vlerave reale dhe faktorëve pozitiv, që përmes votës së vet të lirë të përcaktojë dhe vlerësojë njerëz të denjë dhe të guximshëm, që ia kthjenë besimin këtij populli dhe këtij vendi, ashtu sikur e meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat