Së pari, demilitarizimi i Serbisë, pasataj dialogu paqësor me Beogradin

Opinione

Së pari, demilitarizimi i Serbisë, pasataj dialogu paqësor me Beogradin

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 6 tetor 2019 Në ora: 06:08
Hashim Thaçi, Federica Mogerini dhe Aleksandar Vuçiq

Pra, para se të vazhdojë dialogu i ndërprerë i Brukselit(2011-2018) mes palës kosovare dhe asaj serbe të Beogradit, parapëlqehet që Qeveria e Re e Kosovës, e dalë prej zgjedhjeve parlamentare të datës 6 tetor 2019, nevojitet që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës miratimin e Rezolutës për çarmatimin e Serbisë,  dhe kët urgjentisht t’ua procedojë Amerikës, BE-së, NATO-s dhe OKB-së për shkak se Serbia po armatoset nga Rusia dhe nga Kina, me qëllim që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë nëse në Dialogun e Brukselit nuk arrihet ndonjë kompromis politik me palën shqiptare të Kosovës, që do të ishte kryesisht në interesin dhe në favorin e Serbisë, që të rikthehej në Kosovës, ose të copëtone pjesën veriore të territorit të saj, ku shtirhet gjiganti xehtaro-metalurgjik “Trepça” dhe Liqeni i Ujëmanit si burime vitale ekonomike dhe ekzistenciale të popullit të Kosovës.

Prandaj, çdo qeveri e Kosovës, pavarësisht se kush do të jetë kryeministri i saj, duhet ta dijë   se “Trepaça” është ZEMRA  e Kosovës pa të cilën nuk mund të mendohet funksionimi normal i shtetit të Kosovës e as  jeta normale dhe e mirëqenies së përgjithshme të mbi 2 milionë banorëve të saj. Ndaj, edhe “Trepça” , edhe  Liqeni i Ujëmanit kanë rëndësi të veçantë strategjike, sepse pa këto dy burime kapitale, do të rrezikohen edhe shteti, edhe popullësia, sepse do të mebeten pa ujë, pa bukë, pa para, pa kapital dhe pa kurrfarë zhvillimi, pa kurrfarë ekzistence materiale.

Mirëpo, para se të ndodh ndonjë e keqe për Kosovën, Qeveria e Re e Kosovës dhe faktorët ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja) nevojitet që urgjentisht Serbinë ta vënë nën embargon ushtarake, duke i ndaluar çdo blerje armatimesh dhe arsenali ushtarak qoftë nga Rusia, qoftë nga Kina apo nga ndonjë vend tjetër evropian, sepse kjo, pa dyshim do të shpiente drejt shpërthimit të një lufte të tretë botërore, ku do të pësonin tragjikisht jo vetëm  Ballkani dhe Evropa, por e tërë bota, ashtu sikurse në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, ku për fajin e  Serbisë dhe të Gjermanisë nazifashiste  patën humbur jetën me milona njerëz dhe u bënë  shkatërime materiale të pallogaritshme.

Çarmatosja është i vetmi kusht, që mund ta detyrojë Beogradin, që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Ndryshe, Beogradi nuk do të pranojë kurrfarë kompromisi politik me Prishtinën për ta njohur Republikën e Kosovës. Por, do të përsërit kërkesat politike të regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, duke tentuar që gradualisht (hap pas hapi) Kosovën ta rikthejë nën sovranitetin kolonial të Serbisë (1912-1999). Këtë kurs të politikës hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë e provuan edhe Konferenca e Rambujesë (1999); Negociatat serbo-kosovare nën monitorimin e OKB-së (Martti Ahtisari, emisar special dhe drejtues i negociatave),    të BE-së dhe të Grupit të Kontaktit të NATO-s në  Vjenë (2006-2007) dhe Dialogu i Brukselit (20011-2018) nën drejtimin e përfaqësueses së  lartë për politikë të jashtme dhe për siguri të BE-së, të cilat Beogradi zyrtari i sabotoi dhe i braktisi njëanshmërisht, duke refuzuar çdo kompromis me palën shqiptare të Kosovës.

Serbia po gënjen Evropën dhe Amerikën

Vërtet, regjimi militarist dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit (kryekriminelit të Ballkanit) përfundoi me turp dhe me disfatë nga bombardimi i NATO-s (24 mars-10 qershor 1999). Mirëpo, jo edhe strategjia e tij politike, ideologjike, militariste, diplomatike dhe propagandistike, të cilën në kohë paqeje (2000-2019) po zbatojnë me konsekuencë dhe në mënyrë tejet perfide  ish-bashkëpunëtorët partiakë dhe shtetërorë të vijës së ashpër ultranacionaliste  dhe antidemokratike siç  janë Vojislav Koshtunica, Nebojsha Çoviq, Vuk Jeremiq, Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq etj.

Pra, ashtu sikurse Slobodan Milosheviqi, të gjitha garniturat politike në pushtet (2000-2019) duke përfshirë edhe ish-kryeministrin e ndjerë Dr. Zoran Gjingjiq, nuk kanë ndryshuar kursin e ashpër iracional të politikës kolonialiste të Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për mosnjohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, përkundër gjenocidit të kryer më 1998/1999 në Kosovë, ku bandat  dhe fallangat terroriste paramilitare, policore dhe militare vranë dhe ekzekutuan  “ 12. 843 viktima shqiptare, prej tyre 1. 741 femra.” 

Pra, gjatë viteve (2000-2019) autoritetet qeveritare ultranacionaliste të Serbisë iu imponuan BE-së gjoja për t’u integruar në të sikurse vendet e tjera të Ballkanit (Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Qiproja Greke, Kroacia). Mirëpo, një porces i këtillë i zhvillimit të bisedimeve dhe të bashkëpunimit mes BE-së dhe Serbisë ende nuk është mbyllur për shkak se Serbia ende nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet e parashikuara sipas kritereve dhe standardeve të BE-së. Në këtë kontekst, Serbia kusht kryesor për të hyrë në BE, do të ketë njohjen e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Mirëpo, deri tani, Beogradi prerazi ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë kushtëzuese të BE-së, me çmim edhe të mbetjes jashtë  institucioneve të saj integruese.

Sikur Serbia të ishte neutrale dhe e interesuar për paqe me shqiptarët, nuk do të armatosej nga Moska dhe nga Pekini

Këtë e dëshmoi edhe lidhja e  marrëveshjes serbo-kineze për shitlerjen e armëve mes këtyre dy shteteve.  Sipas kësaj marrëveshjeje, tani “Kina do t’i livrojë Serbisë 9 dronë të tipit Wing Loong dhe, më pastaj edhe 15 të tjerë”.

Çfarë po “projekton” dhe po synon Serbia me  blerjen e arsenalit ushtarak dhe të armatimeve më moderne ruso-kineze dhe nga disa vende të tjera të Evropës, kur kjo që nga viti 2000 ka  deklaruar se “është shtet neutral”?

Asgjë tjetër, Beogradi po përgatitet për një luftë re me përmasa ndërkombëtare, ashtu sikurse më 1914, kur shkaktoi Luftën e Parë Botërore për shkak të vrasjes së Franc Ferdinandit në Sarajevë, 28 qershor 1914. Ndryshe, përpos Rusisë, nuk do të hynte në aleancë me Kinën si partner ushtarak me blerjen e armëve më të sofistikuara siç janë dronët ushtarakë pa pilotë.

-Deklarata zyrtare e shpalljes së “neutralitetit” të rremë nga krerët ultranacionalistë të shtetit “paqësor” serb ishte dhe është vetëm një floskulë politike, propagandistike dhe diplomatike në sy të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, gjoja se Serbia “është ngopur nga luftërat e deritashme” (1990-1999) dhe, tani e tutje do të luajë “rolin e  paqësorit” në Ballkan. Për më tepër kjo deklaratë pati efektin e saj diplomatik dhe propagandistik pozitiv për Serbinë, sepse kjo, edhe pas kryerjes së 3 agresioneve gjenocidale ia arriti të mbetet anëtare e OKB-së dhe e organiztave të tjera ndërkombëtare ngase    dinakërisht  i shpëtoi  ndëshkimit penal  të bashkësisë ndërkmbëtare për krimet e 3 gjenocideve ndaj kroatëve myslimanëve boshnjakë dhe  ndaj shqiptarëve në Kosovë (1990-1999).

Mirëpo, pavarësisht nga blerja e kohës dhe, nga gënjeshtrat dhe  nga improivizimet e simulimet e saj politike dhe diplomatike, as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk duhet t’i besojnë për asgjë lidershipit të Beogradit, sepse  vetë armatosja e Serbisë nga Rusia dhe nga Kina, sheshti tregon se kjo nuk është   shtet neutral, por militarist, dialogu dhe multidialogu me të është vetëm DEMILIMITARIZIMI i saj urgjent.Ndryshe, Ballkanin mund ta përfshijë flaka dhe zjarri  nga armatimet e jashtme të Serbisë, të improtuara nga Rusia dhe nga Kina, e cila  për herë të parë në historinë e Evropës, Serbisë i ka livruar “9 dronë të tipit Wing Loong dhe, më pastaj, do t’i livrojë  edhe 15 të tjerë” sipas marrëveshjes së lidhur ushtarake mes Beogradit dhe Pekinit.

Tani, me të drejtë dhe me plot arsye Amerika, NATO-ja dhe BE-ja janë të shqetësuara për shkak të lidhjes së aranzhmaneve  ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe me Kinën për shitblerjen e arsenalit ushtarak dhe të armatimeve më moderne ruso-kineze siç janë  edhe dronët ushtarakë të prodhimit kinez me çmim më të lirë dhe më efektivë, që do të përdorën në sistemin e mbrojtjes dhe të vëzhgimit të ushtrisë së Serbisë.

 Demilitarizimi i Serbisë shpëton Ballkanin dhe Evropën nga lufta e tretë botërore

Me gjithë përpjekjet dhe angazhimin e madh dhe të pakursyer të Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s, që t’i pajtojnë  lidershipin e Serbisë dhe atë të Kosovës, që me anë të dialogimit paqësor të arrijnë një kompromis politik (2011-2018), i cili do të nënkuptonte njohjen recirproke të Serbisë dhe të Kosovës si dy shtete të barabarta fqinje, treshja udhëheqëse e presidencës dhe e qeverisë së Serbisë : Aleksandar Vuçiq (president), Ana Bërnabiq (kryeministre) dhe Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) po e bëjnë të kundërtën si  në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, POR si “provincë të tyre”, ashtu siç thotë Kushtetuta e Serbisë (2006). Ky qëndrim negativ dhe  asimetrik i politikës dhe i diplomacisë së kryeliderëve më të lartë të Beogradit zyrtar kundrejt politikës dhe diplomacisë së Brukselit dhe të Uashingtonit, domosdoshmërisht  dikton dhe imponon  demilitarizimin e Serbisë, me qëllim që të mos shpërthejë ndonjë luftë e re në Kosovë, e cila pa dyshim se  do të shndërrohej në një luftë botërore ndërmjet fuqive të mëdha evropiane dhe botërore. Ky është qëllimi kryesor  strategjik i politikës dhe i diplomacisë së Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, i Ana Bërnabiqit dhe i Ivica Daçiqit, të cilët me sjelljet dhe me veprimet e tyre po shtiren si "demokratë" evropianë dhe si "miq" të Amerikës, mirëpo, ipso facto po e gënjejnë dhe mundohen ta mashtrojnë, edhe  Evropën, edhe Amerikën se kanë "evoluuar në paqësorë", por nuk janë asnjëra e as tjetra, derisa nuk pranojnë ta njohin realitetin e Kosovës (17 shkurt 2008).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat