Rendi i ri Evropian

Opinione

Rendi i ri Evropian

Nga: Shpend Salihu Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:07
Shpend Salihu

Pasiqë Evropa ishte në recesion i cili paraprakisht u parapri nga hiperinflacioni i madh i cili arriti të disbalancojë tregun ekonomike Evropian, dhe shumë kompani të mëdha Evropiane erdhën buzë falimentimit u kërkua një reagim emergjent nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe nga shtetet e fuqishme sikurse Gjermania e Franca, që të i nxjerrin nga kriza financiare dhe kollapsi ekonomik shumë shtete Evropiane e kjo gjë u realizua me sukses.

Siç dihet koncerti Evropian nënkupton mëvetësin e Evropës nga ndikimi i jashtëm Ruso-Amerikan, krijimi i një rendi unik Evropian nën mbikqyrjen Gjermane dhe Franceze, dhe krijimin e infrastrukturës së qëndrueshme të BE edhe me mundësin e formimit të ushtrisë Evropiane në të ardhmen, me çfarë nënkupton se nuk do ketë mundësi për OKB as Gjermania e as Evropa sepse do ketë autonominë e brendshme si kontinenti më i vjetër që të zgjidhë dhe menaxhon situatat e krizës emergjente në territorin e saj, andaj angazhimi Evropian, posaçërisht Gjermano-Freng në çështjen e Ballkanit është shumë i nevojshëm si në zgjidhjen e konflikteve Ballkanike, ndërtimin e fqinjësis së mirë e për ne Shqipëtarët edhe ndihmën në zgjidhjen permanente të çështjes Shqipëtare në Ballkan.

Siç e dijmë burokracia e OKB ka ndikuar në thellimin e krizave ndërkombëtare në shpenzime enorme për mirëmbajtjen e këtij mekanizmi dhe në pamundësin e shtetit më të fuqishëm në Evropë, Gjermanisë që të aderojë në KS të OKB, andaj mëvetësia e Evropës është një imperativ i nevojshëm, pasiqë Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian si dhe BERZH janë mekanizma garantues që struktura e BE të jetë uniforme dhe të jetë në gjendje të ketë mëvetësi nga OKB. Në këtë cikël të ndryshimeve gjeo-politike dhe gjeo-strategjike është koha që OKB së bashku me Rusinë, Kinën dhe SHBA të kenë partneritet reciprok në aspekt ekonomik-tregtar por ndikimin politik ta ketë Evropa në territorin e vet, sepse kështu do konfigurohej sistemi i sigurisë regjionale e cila do mundte të avanconte proceset brenda territorit të vet, e gjithashtu edhe fuqizimi i valutës Euro është një garancë për stabilitet ekonomiko-fiskal dhe siguri ushtarake të brendshme Evropiane, përmes mekanizmave të auditimit të brendshëm duke i kontrolluar shpenzimet buxhetore konform vijave dhe kapacitetit buxhetore që kanë shtetet Evropiane që mos të vie tek një krizë dhe thellim krize financiare dhe bankare në sistemin monetar dhe fiskal të BE. Paraja publike duhet të shpenzohet në pajtim me kufijtë buxhetor që kanë shtetet Evropiane në Bankën Evropiane e kjo e krijon rendin, dhe sigurinë e re Evropiane.

Parimet e BE dhe acqui communitare ose harmonizimi i legjislacionit vendor me kriteret, parimet dhe standardet e BE, është një garancë për rendin e ri Evropian, sepse siç dihet sovraniteti i brendshëm delegon një pjesë të kompetencave mekanizmit supranacional në BE për kontroll dhe auditim të brendshëm, e kjo është derogim i një pjese të sovranitetit në korniza të BE dhe strukturave të brendshme të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat