Gëzuar fitoren

Opinione

Gëzuar fitoren

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 7 tetor 2019 Në ora: 09:32
Festa pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje

Ëndrrën e sa e sa viteve për të ardhur në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lideri i saj Albin Kurti në zgjedhjet e gjashtë tetorit e bën realitet. Tash Albini dhe Partia e tij do t‘a shijojnë ëmbëlsinë e pushtetit?! Vetëm se kjo ëmbëlsi e pushtetit për ta ka ardhur në momentin kur Kosova, për shkaqe që dihen ndodhet në një situatë të palakmueshme politike dhe ekinomike!Apo thënë në stilin letrar Kosova në momentin e pikërishëm si një varkë e vetmuar në mes të valëve të dallgëzuara të detit dhe për të dalur në breg i duhet një timonier me dije dhe fuqi të jashtëzakonshme!A është Albini ky timonier i duhur në shpëtimin e kësaj varke të rrezikuar në mes  të detit të shqetsuar të shqetësuar që emrin e ka Kosovë,pritet të shihet!...

Nëse Albini dhe Partia e tij,fituese e këtyre zgjedhjeve,del shumë shpejtë nga ethet euforike të fitores dhe nis që nga dita e sotme, që do të thotë nga ky mëngjes i këtij shtatë tetori,të merret me drejtimin e varkës që enrin e ka Kosovë,atëherë do të ketë shpresë për këtë vend dhe këtë popull!Në të kundërtën,nëse fituesit do të vazhdojnë festinmet euforike,duke harruar se përse gjinden aty ku gjinden,varka në mes të valëve të shqetësuara të detit të shqetësuar(politik)do të vazhdojë të fundoset edhe më tutje dhe shpëtimi i saj do të jetë edhe më i vështirë nesër se sa sot!

Albini dhe Vetëvendosja,që nga sot ka shansin historik, që të bëjë më mirën për këtë vend dhe këtë popull!

Në mjeksi thuhet se mjeku më i mirë dhe më i suksesshëm është ai që e diagnustifikon sëmindjen nga e cila vuan pacienti dhe i cakton terapi adekuate për shërimin e asaj sënundjeje!...Albini dhe Vetëvendosja nuk kanë nevojë të zbulojnë se nga se vuan Kosova sepse paraardhësit e tyre(politik) ua kanë lënë të gashme diagnistifikimin e vuajtjeve të saj!Albini dhe Vetëvendosja e kanë privilegjin që nga dita e sotme të fillojnë të mirren me shërimin e plagëve të Kosovës!

E plagët e Kosovës që kërkojnë shërim urgjent janë të shumta!

Paraardhësit e kanë lënë Kosovën me plagë të shumta politike dhe ekonomike!Albini dhe Vetëvendosja kanë premtuar se nëse do të vijnë në pushtet do të ia shërojnë të gjitha plagët Kosovës të shkaktuara nga politikanët e papërgjegjshëm!Për papërgjegjësinë e tyre,partitë dhe politikanët e papërgjegjshëm morën dënimin e merituar nga populli!Mbase ky dënim erdhi vonë,por siç thuhet më mirë vonë se kurrë!

Gezuar fitoren Albin dhe Vetëvendosje! E gëzofshi Fitoren,nëse me këtë fitore mendoni dhe punoni më shumë për vendin se për veten tuaj!Shembullin e keni nga ata që ikën!Nëse do të jeni si ata(që thënë sinqerisht askush nuk do të dëshironte një gjë të tillë)do të ikni edhe më shpejtë se ata që ikën dje!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat