Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, vetëm një kusht nuk ka plotësuar

Opinione

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, vetëm një kusht nuk ka plotësuar

Nga: Sali Leka Më: 7 tetor 2019 Në ora: 09:34
Sali Leka

Jam i obliguar të njoftoj Parlamentin Europian.

Të nderuar deputetë parlamentarë në Bruksel.

Në Tiranë veprojnë 40 parti politike.

Shumica e tyre nuk kanë as 40 anëtarë , por kanë televizone, gazeta, fonde monetare të grabitura, të përvetësuara dhe i shpenzojnë duke botuar dhe reklamuar gënjeshtra me trillime, spekullime, mashtrime dhe kanë sugjestionuar dhe matufepsur injorantët dhe mediokrit e infektuar që janë shtuar shumë.

Europën as e kanë dashur as e duan. Militantët dhe mitingashët e shtrembëruar të këtyre partive anarshiste kaotike.

Amerikën demokratike dhe Europën e zhvilluar kapitaliste e kanë dashur dhe e duan populli shqiptar, sidomos të burgosurit politik nga mizorizmi komunist enverist ramizist.

Prandaj të nderuar deputetë të parlamentit europianë, nëse e doni popullin shqiptar, ashtu si u don ai juve, nëse i doni ish të burgosurit dhe të persekutuarit 45 vjet rresht nga llahtari i tmerrshëm komunist ashtu si u kanë dashur dhe u duan ata juve, hapni negociatat me Republikën e Shqipërisë dhe filloni bisedimet me qeverinë socialiste moderniste me Edi Ramën kryeministri shembull e model eposik. Qeveria socialiste shembullore me Edi Ramën iniciatori i reformave të dobishme jetësore madhështore i ka plotësuar të tëra kushtet e domosdoshme, por vetëm një kusht nuk ka realizuar.

Nuk ka dënuar krimet e tmerrshme të komunizmit dhe nuk mundet me I dënuar pa u ndihmuar nga Amerika dhe Europa e bashkuar e forcuar.

Del pyetja pse? Përgjigja: Të tëra partitë politike janë brum i gatuar i qelbëzuar i partisë komuniste enveriste ramiziste.

Nuk mund të dënojnë krimet antihumaniste të komunizmit, partitë anarshiste, neomarksiste dhe pseudodjathtiste që dogjën të gjallë 26 njerëz dhe plagosën 270 në Gërdec të Vorës me 15 mars 2008.

Në rradhë të parë krimet makabre të komunizmit vampirist duhen demaskuar pa hezitim, por në Tiranë nuk ka as televizion, as gazetë antikomuniste as antimizoriste. As i kanë demaskuar, as i demaskojnë masakrat gjakatare komuniste, partitë anarshiste kaotiste që kanë vrarë 2500 njerëz djem dhe burra, vajza dhe gra, në Vlorë, Fier, Lushnje dhe Berat në vitin 1997. Dhe kanë mbjellur hasmëri dhe armiqësi te ethshme në 20 mijë familje.

Unë me shokët e mi shkrimtarë, intelektualë dhe specialistë modernistë ish të burgosur të persekutuar nga ingranazhet e ndryshkura të mizorizmit komunist, kemi shumë ngjarje për të treguar, shumë masakra tragjike rrënqethëse për të demaskuar, por mbasi të hapni negociatat juve deputetë të parlamentit europian.

Të nderuar parlamentarë europianë me qendër në Bruksel të Belgjikës.

Hapni negociatat me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mos i dëgjoni prockat e gazetave dhe televizioneve kriptokomuniste, neomarksiste, staliniste, enveriste, ramiziste, që janë instaluar në Tiranë.

Nëse e admironi popullin shqiptar ashtu si u ka admiruar dhe u admiron ai juve deputetë të vendëve të Europës perendimore dhe qëndrore, filloni të bisedoni me qeverinë kombëtare pluraliste e dalluar socialiste të Edi Ramës antikomunist dhe antimizorist i betuar.

Sa mirë do të ishte që të kontribonin për botimin e një gazete periodike në Tiranë për të shkruar dhe demaskuar krimet mizore të komunizmit regresiv dhe anarshizmit dekstruktiv të pseudjathtizmit negativ shumë i dëmshëm dhe pa asnjë sens perspektiv.

Shënim ekskluziv

Shumë të admiruar për neve ish të burgosurit politik zotërinj deputetë europianë. Në Tiranë kanë botuar 25 libra me siglën për krimet e komunizmit, por në fakt asnjë krim nuk kanë zbuluar as demaskuar, përkundrazi kanë ripërsërituar nostalgjinë dhe kujtimin e mallëngjyer për kohën e muzgut dhe të skëterrit të neveritur, duke shtuar numrin e injorantëve obskurantë që nuk kanë ditur dhe nuk dinë me e nda shapin nga sheqeri as zhivën nga zeherri.

Partitë e sotme meskiniste bashkë me propogandën mediatike sharlataniste kanë mbushur faqet e gazetave me kujtime dhe mallëngjime të përlotura edhe për Ramiz Alinë që ishte komunisti më i keq, më i egër sesa Enver Hoxha, Hysni Kapo, Adil Carcani, Haki Toska, Foto Cami dhe Muho Asllani ish anëtarë të Byrosë politiko komuniste makabre që kurrë mos u ktheftë.

Kurse sistemi politik 45 vjet ishte më i egri, më antihumani se sa në Rusinë e madhe në dy kontinente dhe në Poloni, Cekosllovaki, Hungari, Rumani dhe në Bullgarinë ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat