Feja e shqiptarit është shqiptaria, rruga e shqiptarit është Europa – Perëndimi!

Opinione

Feja e shqiptarit është shqiptaria, rruga e shqiptarit është Europa – Perëndimi!

Nga: Sadik Elshani Më: 8 tetor 2019 Në ora: 06:37

Ka kohë që z. Klajd Kapinova në disa shkrime të tij ëshë dujke e shfryrë dufin e tij, urrejtjen patologjike ndaj një pjese, shumicës së popullit shqiptar dhe disa figurave më të ndritura të kombit tonë: Naim Frashërit e Ismail Qemalit, duke i quajtur ata “Otomanë”, duke i fyer, duke i quajtur barbarë, duke mos i konsideruar ata si shqiptarë të vërtetë, vetëm se ata i përkasin fesë myslimane. Këtë ai mundohet ta bëjë duke gënjyer, duke i shtrembëruar faktet. Për këtë do të vazhdoj pak më tutje në vazhdim të këtij shkrimi. Thënë të drejtën, nuk kam fare dëshirë që të shkruaj shkrime të tilla, por edhe nuk ndihem mirë kur i lexoj disa shkrime të z. Kapinova, ku ai hedhë baltë pa kurrëfarë të drejte mbi shumicën e popullit tonë. Nuk kam reaguar më herët, sepse mendoja se ai një ditë do të ndalet duke shkruar shkrime të tilla, që nuk i sjellin dobi askujt, por vetëm mund ta përçajnë popullin tonë. Duke bërë hulumtime në internet për këtë shkrim, hasa në disa reagime të mëhershme ndaj shkrimeve të z. Kapinova. Pa e zgjatur më tutje, do ëe përqëndrohem në disa shkrime të tij botuar kohëve të fundit në disa gazeta dhe portale elektronike shqiptare.

Z. Klajd Kapinova i mbron armiqtë tanë

Në portalin albdreams.com ai meë19 shtator ka botuar shkrimin me titull: “Dufi i “nacionalizmit” primitiv dhe vulgar otoman shqiptar”, ndërsa të njejtin shkrim ai e ka botuar më 20 shtator edhe në gazetën Dielli, por pa fjalën “otoman” në titull (sigurisht kjo ndërhyrje e redaktorit). Shkas për këtë shkrim, sipas tij, ishin bërë disa foto në mediet sociale, ku ishin paraqitur gjoja dy varreza të dëmtuara serbe dhe se këtë e paskan bërë shqiptarët. Nga fotot shihet qartë se bëhet fjalë për një varrezë dhe nuk është e dëmtuar fare, por në një foto është vënë një parullë: “Shporru” dhe në të njejtin varr, parulla tjetër: “Jashtë armiku serb”. Shihet haptas se ky është një inskenim tipik serb, se ata janë mjeshtër të inskenimeve, intrigave, falsifikimeve, dinakërive. Si është e mundur që një herë të vihet një parullë dhe herën tjetër një parullë tjetër në të njejtin varr, diku në mes të varrezave?! Shqiptarët në Kosovë i kanë trajtuar shumë miëe fqinjtë e tyre serbë dhe kurrë nuk ua kanë dëmtuar varret, sepse kjo është në kundërshtim me kodin etik të shqiptarit. Dhe kjo është një pikënisje për z. Kapinova për të vjellur vrer kundër bashkëkombësve të tij, pa kurrëfarë faktesh. Tani ai i mbron serbët se ata janë të sjellshëm, janë të qytetëruar, sepse ata janë të krishterë, ndërsa shqiptarët, siç thotë edhe tituli i shkrimit të tij, ata janë primitivë e vulgarë, otomanë, sepse ata janë myslimanë. Kisha Ortodokse Serbe nuk ka të bëj fare me krishterimin, por ka të bej më tepër me djallin, ajo është elementi më kriminel i shoqërisë serbe. Në cilin planet ka jetuar z. Kapinova kur serbët kryenin krime çnjerëzore, nga më të tmerrshmet që ka parë bota që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore?! Gjatë konflikteve të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në ish Jugosllavi ata kryen krime të tmerrshma ndaj kroatëve katolikë, boshnjakëve myslimnanë dhe shqiptarëve katolikë e myslimanë. Zotin Kapinova nuk e shqetësojnë fare krimet serbe, ata vranë me mijëra shqiptarë të pafashëm, dhunuan femra shqiptare, dogjën fshatrat dhe qytetet shqiptare. Mjafton vetëm ta dëgjosh rrëfimin për ngjarjen e tmerrshme që i ka ndodhur familjes Berisha të Suharekës/Therandës e te shohësh se sa  të “qytetëruar” e sa të “mëshirshëm” janë serbët.  Keëo krime janë të dokumentuara mirë dhe shqiptarët e Kosovës ende janë duke i vuajtur pasojat, prandaj nuk ka nevojë që të zgjatem këtu më tepër. Sundimi shumëshekullorë otoman ishte shumë i rëndë për shqiptarët, por sundimi serb ishte edhe më i tmerrshëm. Shqiptarët nuk gëzonin asnjë të drejtë dhe u trajtuan në mënyrën më çnjerëzore. Shkrimi dhe shkollat shqipe ishin të ndaluara, ndërsa intelektualët shqiptarë i burgosnin dhe i vrisnin. Ata e vranë Shtjefën Gjecovin (1874 – 1929) në vitin 1929. Shkrimtari dhe diplomati, më vonë fituesi i Çmimit Nobel për letërsi, Ivo Andriq (1892 – 1975) dhe akademiku famëkeq, Vaso Cubriloviq (1897 – 1990) hartuan memorandume sesi t’ua bënin shqiptarëve jetën sa më të padurueshme dhe si t’i zhduknin ata nga trojet e tyre. Në memorandumin e tij, ndër të tjera Vaso Cubriloviq shkruan: “Kur vjen te feja, shqiptarët janë të prekshëm. Prandaj, ata duhet të ngacmohen edhe në këtë pikëpamje. Kjo mund të arrihet duke i keqtrajtuar klerikët e tyre, duke i shkatërruar varrezatt e tyre… Mbetet edhe një mjet tjetër, të cilin Serbia e ka përdorur me shumë sukses, pas vitit 1878: djegia fshehurazi e fshatrave dhe lagjeve të qyteteve” (Noel Malcolm, "Kosovo, a short history", Harper Perennial, 1999, faqe 284). Ja pra, z. Kapinova, shihni se kush merret me shkatërrimin e varrezave. Ka degjuar kush ndonjë akademik apo intelektual shqiptarë që kërkon shkatërrimin e varrezave serbe apo të ndonjë kombësie tjetër? Kjo duhet të jetë e papranueshme për çdo shqiptar! Z. Kapinova nuk e shqetëson fakti se ende 1652 bashkëkombas të tij nga Kosova nuk kanë varre, sepse nuk dihet se ku gjenden eshtrat e tyre. Serbia për t’i mëshehur krimet e saj makabre i ka varrosur në varreza masive në vende skrete, disave ua ka hedhur eshtrat nëpër lumenj, disa i ka djegur, etj.

Për t’i “arsyetuar” pikëpamjet e tij, ai me shumë shtrembërime na sjell shembullin e aktorit tonë të njohur, Bekim Fehmiu (1936 – 2010) dhe futbollistit të talentuar e mjaft të njohur, Fadil Vokrri (1960 – 2018). Meqenëse këta të dy janë shqiptarë të suksesshëm dhe nuk perputhen me kallëpin e paragjykimeve të z. Kapinova, atëherë ai për të arriturat e tyre meritat ia jep Serbisë. Ja çka shkruan ai për Bekim Fehmiun në artikullin e lartpermendur: “Bekimi, gjithe jeten artistike e kaloi ne Serbi i nderuar dhe respektuar nga te gjithe populli serb. U be i famshem ne Hollyëood, jo se ai ishte shqiptar, por pse ishte shtetas serb i ish Jugosllavise. Doni apo nuk doni ju, kjo eshte e verteta.Ai vdiq e u varros atje. Asnje serb nuk e ka perçudnuar varrin e ti”. Jo, zoti Kapinova, kjo nuk është e vërteta! Bekimi u bë i famshëm fal talentit dhe punës së tij të përkushtuar e këmbëngulëse. Holivudi kërkon punë e talent dhe nuk e çanë fare kokën se kush çka është e prej nga është. Bekimi gjithmonë ka qenë krenar që ka qenë shqiptar. Kur gazetat italiane kanë shkruar se rolin e Odiseut do ta luaj aktori jugosllav, Bekim Fehmiu, Bekimi ka kërkuar që gazetat menjëherë ta korrigjojnë këtë, duke shkruar se rolin do interpretojë aktori shqiptar nga Jugosllavia. Dhe kështu është bërë, sepse përndryshe, Bekimi do të largohej nga ky projekt. Po ashtu, para fillimit të gjirimit të filmit ”Avanturistët”, regjisori dhe producenti i filimit i kanë kërkuar Bekimit që ai ta ndërrojë emrin, por ai kurrësesi nuk ka pranuar. Prandaj, bota e njeh si Bekim Fehmi dhe jo me ndonjë emër tjetër. Bekim Fehmiu vërtete ka vdekur në Beograd, por Bekimi nuk ka varr atje dhe askund tjetër në botë, sepse ai e ka lënë porosi (amanet) që trupi i tij të digjet (kremohet) dhe hiri të hidhet në lumin Lumëbardh në Prizren - dhe kështu është vepruar. Populli serb e ka nderuar Bekimin jo se ata i kanë dashur shqiptarët, por se s’kanë patur çare, sepse Bekimi ka qenë një personalitet i jashtëzakonshem. Pastaj ai vazhdon: “Serisht te kthehemi tek aktori i famshem. Bekimi u shkollua me sukses ne Fakultetin e Drames ne Beograd ne vitin 1960. Kjo i dha atij licensen per te luajtur filma nderkombetare kyesisht ne Hollyëood e gjetke.Ai ishte i lumtur per kete gje. (Bekim Fehmiu appeared in 41 films betëeen 1953 and 1998). Ne historine e kinematografise dhe dramaturgjise boterore dy jane aktoret me te famshem shqiptare: Aleksander Moisiu dhe Bekim Femiu. Aktori nderkombetare shume i kulturuar Fehmiu si polyglot fliste shqip, serbisht, frengjisht, spanjisht, italisht dhe anglisht. te rikthehemi ne ditet tona. Me gjeni nje aktor(e) apo qytetar tjeter nga Kosova qe ka zoteruar apo flet rrjedhshem keto gjuhe te huaja ne fjale”. Perseri z. Kapinova mundohet që sukseset e Bekimit t’ia atribuojë Serbisë. Vërtet Bekimi u shkollua në Beograd, por ai ka mundur të shkollohej në çdo universitet të botës, sepse ka qenë shumë i talentuar. Bekimi i ka folur këto gjuhë botërore,falë punës dhe vullnetit të tij, nevojës për të arritur një kerrierë të suksesshme ndërkombëtare. Kur lexon këtë koment të z. Kapinova njeriu e fiton përshtypjen se në Beograd të gjithë po i flitkan disa gjuhë botërore, të gjithë qenkan poliglotë! Serbët mezi mund ta belbëzojnë një gjuhë të huaj (respekt për përjashtimet). Kur vjen puna te mësimi i gjuhëve të huaja, shqiptarët janë shumë më të talentuar se serbët dhe gati të gjitha kombet tjera të botës. Këtë e di nga përvoja ime: një pjesë të studimeve i kam kryer në Beograd dhe shërbimin e detyruar ushtarak dhe kam marrë pjesë për disa vite me radhë në një kurs veror të gjuhës franceze në Francë. Aty e kam parë se kur vjen çështja te mësimi i gjuhëve të huaja, shqiptarët janë shumë të talentuar dhe të zotët. Shumica e intelektualëve shqiptarë flasin disa gjuhë ëe huaja. Ju lutem, mos ma merrni për vetëlavdërim, sepse nuk kam kohë të hulumtoj se kush sa gjuhë të huaja i flet, por po i tregoj z. Kapinova se shkruesi i këtij shkrimi i flet këto gjuhë: shqip, serbisht/kroatisht, rusisht, frengjisht, anglisht, komunikim modest: italisht, portugalisht.

Në të njejtin shkrim ai jep edhe disa fakte e vlerësime të shtrembëruara për futbollistin Fadil Vokrri: “Perse nuk pranohet fakti historik se futbollisti i famshem nderkombetar Fadil Vokrri (1960-2018), qe gjithe jeten luajti futboll ne Serbi, u be i famshem nga ish Jugosllavia qe drejtohej nga Josif Broz Tito etj., dhe jo nga Kosova. Te gjithe jane krenar per kete gje. Ai nuk foli asnjehere per Kosoven dhe te drejtat e popullit te tij te vendlindjes dhe askush ne media nuk e thote kete gje! Dhe pse!? Sepse ai ishte futbollist dhe per te me e rendesishme ishte sporti popullor i futbollit, fama e tij nderkombetare, se sa politika e dites. Vokrri i mbylli syte ne Kosove, ne vitin 2018 si President i Federates se Futbollit te Kosoves apo jo!?” Edhe këtu z. Kapinova na sjell mjaft të pavërteta. Fadil Vokrri në vitet 1976 – 1980 ka luajtur për klubin futbollistik “Llapi” të Podujevës, ndërsa në vitet 1980 – 1986 ka luajtur për ekipin e “Prishtinës”. Me këtë ekip ai i ka zhvilluar 172 ndeshje dhe i ka shënuar 55 gola. Neë vitet 1986 – 1989 Vokrri ka qenë lojtar i ekipit “Partizani” të Beogradit me të cilin i ka luajtur 55 ndeshje dhe i ka shënuar 18 gola. Pra, siç shihet nga këto të dhëna, Fadil Vokrri nuk ka luajtur tërë jeten futboll në Serbi, por ai në Beograd ka shkuar si lojtar i formuar, në kulmin e karrierës së tij. Ai edhe kur ishte në Kosovë, para se të shkonte në Beograd, ka qenë një lojtar i njohur dhe i respektuar në tërë ish Jugosllavinë. Sipas kësaj logjike të z. Kapinova, meritat për bëmat e tij nuk po i takokan Gjergj Kastriot – Skenderbeut, por Perandorisë Otomane, sepse ai atje është shkolluar. Ka kuptim kjo?!

Z. Klajd Kapinova e mbron kryeministren e Serbisë

Z. Kapinova me 6 qershor, 2019 në portalin albdreams.net e ka botuar shkrimin me titull: “Ai (ajo) qe thote te verteten, eshte armik i te gjitheve”, ku i del në mbrojtje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq për deklaratën e saj se: “shqiptarët kanë dalur nga mali”. Kjo deklaratë raciste e kryeministres së Serbisë është dënuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe të tjerët, e ka denuar edhe BE-ja. Por, ja që z. Kapinova i del asaj në mbrojtje: “A është pohimi i Kryeministres së Serbisë Ana Bernabiç një deklaratë “raciste”!? E vërteta e thënë hapur, është luksi i të fuqishmit, sepse të vegjëlit dhe të varfërit me ose pa vetëdije jetojnë me helmin e mitit.Mos të harrojmë se ndodh gjithëmonë, kur ai që thotë të realitetin përkufizohet apriori si armik i të gjithëve.Le të shprehemi me fjalën e fundit qysh në fillim, se Bernabiç ka thënë të vërtetën, pavarësisht se si kuptohet dhe intepretohet ajo nga individë apo shtresa të ndryshme me nivele të shoqërisë shqiptare”. Pastaj z. Kapinova ne jep një mësim gjeografie për të na bindur se Kosova është një vend malor dhe deklarata e kryeministres është në rregull. Serbia e ngushtë (pa Vojvodinën) është vend më malor se Kosova. Sllovenia, Zvicra, Austri, vendet skandinave janë vende edhe më malore se Kosova, por askush nuk po thotë se banorët e atyre vendeve kanë dalur nga mali. Nuk na nevoitet ligjërata e z. Kapinova për gjeografinë dhe topografinë e Kosovës për ta kuptuar se me deklaratën e saj kryeministrja e Serbisë i ka qujatur shqiptarët njerëz të egjër, kafshë të egra, sepse dihet mirë se cilat kafshë jetojnë në mal. Edhe këtu z. Kapinova nuk mund të përmbahet pa i baltosur bashkëkombësit e tij, duke u dalë në ndihmë armiqve tanë shekullorë. Në një shkrim të tijin të më hershëm, ai e mbron edhe kryepeshkopin Janullatos, kur dihet mirë veprimtaria e tij antishqiptare.

Z. Kapinova i fyen vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin…

Në një shkrim të tijin me titull: “Per nje klub shkrimtaresh shqiptaro – amerikane te hapur dhe bashkekohere…”, botuar më 12 prill, 2019 në gazetën “Fjala e lirë”, Klajd Kapinova hedhë baltë edhe mbi dy figura të ndritura të kombit tonë: Naim Frashëri dhe Ismail Qemali. Z. Kapinova e shpreh pakënaqësinë e tij lidhur me emrimin e klubit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, “Naim Frashëri”, Kjo sipas pohimeve banale të tij, sepse këmba e Naimit kurrë nuk paska shkelur në Amerikë. Por, më vonë në këtë shkrim i bën fyerje të rëndë “Poetit tonë Kombëtar” dhe vëllezërve të tij, duke pohuar rrejshëm se ata nuk kanë ditur shqip dhe kanë folur persisht në mes vete, se Naimi paska shkruar vetëm persisht. Ja këto janë fjalët e z. Kapinova per Naimin dhe vëllezërit Frashëri: “E kam ngritur disa here ceshtjen e emrit te Shoqates sone. Ju kujtoj nga nena histori, se Naimi, qe cuditerisht mban emrin e Shoqates sone nuk ka qene asnjehere ne SHBA si visitor ose te takoj shkrimtare shqiptare te kohes se tij, sepse nuk dinte se si te komunikonte me arnautet, mbasi nuk fliste shqip, por persishst…Gjuha qe kane folur dhe shkruar tre vellezerit Frasheri ka qene persisht (turqishtja e vjeter) dhe librat e tyre i kane shkruar ne kete gjuhe dhe jo ne gjuhen amtare shqipe, se ciles ata ia kishin sjelle bythen dhe shpinen per shume breza me radhe… Lexoni me kujdes deklaratat e tyre per admirimin qe kishin per baba dovletin dhe sulltanet pushtues, perves dhe kriminele…” Atëherë kush e paska përkthyer “Bagëti e bujqësia”, “Istori e Skenderbeut” dhe shumë vepra të tjera?! Po përse Naimin e qujnë “Bilbili i gjuhës shqipe”, kur ai, sipas z. Kapinova, paska kënduar persisht dhe jo shqip?! Naim Frashëri i ka botuar 22 vepra: 4 osmanish, 2 persisht, 2 greqisht dhe 14 shqip. Nuk ka nevojë të theksojmë këtu se kush kanë qenë vëllezërit Frashëri dhe rëndësinë që ata zënë në historinë, letërsinë e kulturën shqiptare, se ato dihen shumë mirë gati nga çdo shqiptar, përveç atyrte të tipit Klajd Kapinova. Nuk mund të paramendoj se çfarë niveli të mjerueshëm intelektual mund ta ketë një shqiptar që e fyen dhe e mohon figurën e ndritur të Naim Frashërit. E keqja është edhe më e madhe kur ky njeri e mban veten si publicist, gazetar e shkrimtar! Po në këtë shkrim ai hedhë baltë edhe mbi figurën e Ismail Qemalit, Babait të Kombit tonë, duke e quajtur atë deputet turk.

Fatkeqsisht, secila fe, secili vend a komb i ka delet e veta të zeza, horrat e vet, por për disa individë (vetje), për një pakicë të vogël, nuk njolloset një komb, një vend i tërë, apo një pjesë e tij, siç bën z. Kapinova për një pjesë të bashkëkombësve të tij në shkrimet e tij plot mëllef. “Mal pa ujq nuk ka” – thotë një fjalë e urtë e jona. Ndërsa një tjetër thotë: “Fis pa pis nuk ka.” Kombi ynë, si të gjitha kombet tjera në botë i ka të mirat dhe të metat e veta. Por, kombi ynë ka krijuar vlera të larta morale e njerëzore, kod të lartë moral, për të cilat edhe shumë kombe më tëë mëdha e më të përparuara ia kanë lakmi. Vlen të theksohet këtu fakti se, kur gjatë Luftës së Dytë Botërore Gjermania Naziste dhe përkrahësit e saj po i çfarosnin hebrenjtë në mënyrën më barbare, shqiptarët i mbrojtën ata, madje duke e rrezikuar jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre. Kete e ben shqiptaret myslimane (Norman Gershman, “Besa: Muslims ëho saved Jeës in Ëorld Ëar II”, 2008) dhe ata te kreishtere (Nikolin Kurti, “Roli i Famullise se Tiranes ne mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore”, gazeta Dielli, 5 tetor, 2019), duke e shkruar keshtu nje kapitull te ndritur te virtyteve shqiptare: beses, mikpritjes, bujarise, fisnikerise, tolerances nderfetare.

“E mos shikoni kish e xhamija…”

Ne nuk kemi një fe kombëtare, një fe për të gjithë shqiptarët. Gjatë historisë së tyre shumëshekullore shqiptarët e kanë pranuar edhe krishterimin edhe islamin. Por, populli ynë më fort e ka përqafuar shqiptarizmin, tolerancën, harmoninë ndërfetare, për shkak të arsyeve të njohura historike. Dhe për këtë shqiptarët janë të njohur në tërë botën. Kjo është një nga ato vlerat e larta njerëzore që ka krijuar populli ynë. Shqiptarët gjithmonë janë identifikuar me përkatësinë e tyre kombëtare dhe jo atë fetare. Secili me krenari thotë: Unë jam shqiptar! Këtë e kanë vërejtur edhe udhëtarët, kronistet, studiusit që kanë udhëtuar nëpër trojet shqiptare në periudha të ndryshme historike.

Jemi fatlumë që patëm Rilindësit tanë mendjendritur, të cilët me mençuri, urtësi e përkushtim ia ndriçuan rrugën popullit tonë, punuan ditë e natë për t’i bashkuar shqiptarët për të punuar e luftuar për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. Këtë e ka bërë edhe Skenderbeu shekuj më parë me organizimin e Beselidhjes së Lezhës, sepse bashkimi bën fuqinë. Besoj se nuk ka shqiptar që nuk i di përmendësh vargjet e Vaso Pashes nga poezia “O, moj Shqypni”: “E mos shikoni kish e xhamija, /Feja e shqyptarit asht shqyptarija.” Janë këto vargje, është kjo shprehje që vulosi tolerancën dhe harmoninë tonë ndërfetare, që zuri vend në mendimin e luftëtarëve kombëtarë shqiptarë gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare e që për fat të mirë vazhdon edhe sot. Historikisht dihet që një pjesë e popullit tonë e ndërroi fenë, por nuk e ndërroi kombin, gjuhen, traditat Shqiptarët myslimanë e luftuan Turqinë po me aq furi sa edhe vëllezërit e tyre të krishterë. Madje, sipas akademik Mark Krasniqit (mik i shtrenjte i familjes sone, Elshani, nga Suhareka/Theranda e Kosoves), luftën më të madhe kundër Turqisë e bën pikërisht shqiptarët myslimanë, sepse ata ishin në numër më të madh.

Në një vend me një shumicë të popullsisë me përkatësi fetare myslimane, cilët janë tre ndër personat më të dashur e më të adhuruar? Që të tre janë të krishterë: Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot – Skenderbeu (katolik – disa thonë ortodoks), Fan Noli – Peshkop Ortodoks, Shën/Nënë Tereza – murgeshë katolike. Në të gjitha anketat, sondazhet ndërkombëtare shqiptarët dalin si njëri ndër popujt më properendimor e proamerikan.Përhapja e vahabizmit, islamit radikal në Kosovë e Shqiperi, si dhe çdo dukurie, ideologjie të tejskajshme (ekstreme) duhet të jenë shqetësuese për të gjithë dhe duhet të pengohen në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet, sepse pasojat mund të jenë katastrofike për të ardhmen e Kosoves, Shqipërisë. Të kritikosh dukuritë negative që paraqiten në shoqërinë shqiptare, të kritikosh kombin, vendin tënd kur është në rrugë të gabuar është detyrë atdhetare, është guxim intelektual. Por kur disa dukuri negative, disa raste te veçuara dikush i shfrytëzon për të vjellë vrer, për të shprehur urrejtjen e tij ndaj shumicës së popullsisë, siç bën zoti Kapinova në këtë rast, atëherë kjo është e papranueshme. Siç i thonë asaj fjalës: “Për inat të vjehrrës…” Të shkosh gjer në atë shkallë, të arrish në atë gjendje sa t’i mbrosh armiqte tane e t’i sulmosh bashkekombesit e tu te pafajshem, kjo eshte urrejtje patologjike, jotolerance.  Kritikat duhet të jenë ndërtuese, vëllazërore e të kenë një qëllim të mirë: përmirësimin e gjendjes, mënjanimin e dukurive negative.Kur flasim për tolerancë ndërfetare, mund të shtoj këtu edhe diçka personale: Unë nuk e shpreh tolerancën ndërfetare me fjalë të zbrazta, por e jetoj atë, jam misherim i saj. Bashkëshortje ime është katolike, vajza e ka mbaruar shkollën e mesme katolike, ndërsa djali i ka vijuar studimet në një universitet katolik dhe në familjen tonë gjithmonë me shume gezim e dashuri i festojmë Pashkët dhe Krishtlindjen (Kërshëndellat).

Dallimet fetare populli ynë i ka tejkaluar shekuj më parë dhe askush nuk mund të na kthejë prapa.Emri, përkatësia kombëtare, fetare, gjeografike nuk janë pasaporta e vetme që t’i hapin dyert e integrimit europian, përendimor, por janë vlerat e larta njerëzore, toleranca, sjellja e mirë.

Philadelphia, 7 tetor, 2019

Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat