Tash i nxjerrin tinarët me votat që i kanë shti turshi

Opinione

Tash i nxjerrin tinarët me votat që i kanë shti turshi

Nga: Kimete Berisha Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:36
Kimete Berisha

Si gjithmonë, PDK kurrë nuk i ka fitu votat, por në të gjitha rastet i ka vjedh votat, që prej pasluftës me 'alltia n'shokë', e dikur me pare n'xhep.

Amerikanër e dinë më mirë se ne, por nuk i lëshojnë kollaj...Babë lëshoje hajnin...po, s'të lëshon 'ai'.

Ma kish dasht Kadri Veseli me shku m'i pushu eshnat e mos me nënshkru marrëveshje historike dhe antishqiptare me Serbinë, po si duket nuk e ka dada atë nafakë.

PDK dhe LDK (plus NISMA) me një këshilltarë të njejtë, që i ka mësuar të kërkojnë rinumërimin e votave.

E kemi ditur se Isa e ka shfrytëzuar Vjosën për 'fitore', dhe e kemi ditur se Hashim
Thaçi e ka shok Perhanin, plus e kemi ditur propagandën e SHIk-ut se 'Amerika nuk e do Albinin'. Nuk e do se Albini mendon me kokën e tij, e ai vend (i mendimeve) është i rezervuar për amerikanën (në vendet e shkreta si Kosova).

Sikur të ishin regjistruar parregullësi të mëdha, kish qenë i arsyeshëm rinumërimi. Por, kur rinumërkmi pikë prej qiellit, po dihen sendet...

Ashtu siç dihet se çdo mohim i fitores së VV, është rritje e saj.
Bile zgjedhjet e reja s'i kish pas kush.

P.S. A te lshojna na krejt Kosovën e rrini ju amerikanëf me hajnat e PDK-së, derisa t'i shfrytëzoni mirë e pastaj t'i lëni në vetmi, si Gadafin, që dikur flinte në oborrin e Trumpit...por këta Gadafat e Drenicës s'do të ketë kush 'ta ngreh zhag'!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat