Dy shuplakat nga populli i Kosovës

Opinione

Dy shuplakat nga populli i Kosovës

Nga: Elson Berisha Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:28
Elson Berisha

Me një entuziazëm të madh dhe një zgjedhje të qëllimshme mire te menduar, popullata e Kosovës shpërndau dy "shuplaka" të Dielën. Edhe një herë, në Kosovë mijëra njerëz qëndruan para qendrave të votimit për të votuar për të ardhmen e tyre. Por këtë herë, ishte një ndryshim tjetër, po, një prekje e vogël e revolucionit, populli i Kosovës është bërë më i pjekur, politikanet nuk munden t’i mashtrojnë lehtë  nga kaq shumë fjalë boshe dhe premtime të partive qeverisëse, por edhe nga ana e BE-së që 10 vite asnjë veprim konkret nuk pasoi.

Stanacioni, korrupsioni, nepotizmi, politika e mjerueshme shëndetësore dhe një sistem arsimor më të ulët ne rajon dhe Europe.

Shuplaka e parë shkoi për partitë qeverisëse, të cilët

populli i Kosovës i ndëshkoi, ata këtë herë kanë votuar ndryshe. Për popullin e Kosoves eshte bere mjaft, janë  të lodhur, për 10 vjet Kosova është në gjendje stanacion. Për 10 vjet, partitë qeverisëse kishin kohë t'i ofronin popullatës një perspektivë, 10 vjet kishin partitë qeverisëse kohë ta çonin Kosovën përpara, nacionalisht dhe ndërkombëtarisht, por kishte nga një zhgënjim njeri pas tjetrit.

Gjithçka qe ofruan ishte  gënjeshtëra, krim, korrupsion, varfëri dhe papunësi. Me sakrifiku jeten  për vendin tënd është forma më e lartë e patriotizmit, por të shfrytëzosh vendin dhe të bije në prag të kolapsit të plotë është forma më e ulët e ndjenjës së atdheut, pikerisht kjo është ajo që bëri që popullsia të bashkohet për ndryshim.

Shuplaka e dytë shkoi për bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht BE-në.

Për vite me radhë, BE-ja kanë qenë duke mbajtur partitë në pushtet për të jetuar në iluzionin e tyre se vetëm këto parti janë faktor për stabilitetin e Kosovës, por këtë herë ky mendim i dëshiruar nuk ka punuar. Për vite të tëra, ata po e mbajnë pa liberalizim popullin e Kosovës, edhe këtu, një zhgënjim përcjell tjetrin, prej nje date tek tjeter Datë. Korrupsioni nuk mund të luftohet nga një mision, i cili vetë prej disa vitesh pune akuzohet per korruptueshmëri. Bashkimi Europian nuk mund t’i ofrojë Kosovës një perspektivë evropiane, për deri që 5 shtetet te BE-së nuk e kanë njohur Kosovën për arsye egoizmi dhe arrogance. Europa nuk mund ta lërë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dikujt që, para fillimit të dialogut, vë në dyshim pavarësinë e Kosovës, sa është neutral zëdhënësi i ri i politikës së jashtme të BE-së, e degjuam ne  fjalimin e tij! BE duhet t'i japë Kosovës një perspektive të fortë, përkatësisht perspektivën e anëtarësimit në BE dhe jo fjalë boshe.

Nga pikëpamja historike, populli kosovare është shumë i durueshëm por duket sikur ai durim të Dielën mori fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat