Referendumi i 6 Tetorit 2019 moralisht e shkarkon Presidentin Thaçi

Opinione

Referendumi i 6 Tetorit 2019 moralisht e shkarkon Presidentin Thaçi

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 9 tetor 2019 Në ora: 11:04
Hashim Thaçi

Verdikti popullor, vullneti i Sovranit e ndëshkoi ashpër kualicionin PAN, koalicion i cili kishte si arkitekt xhambazin politik dhe dështakun e madh të 6 Tetorit, Hashim Thaçin. Moralisht rezultati e ka shkarkuar Presidentin , nëse ai nuk reflekton për kusuret qe ka, për t’u dorëhequar, atëhere ligjerisht i takon që nismën ligjore per shkarkimin e tij ta marrë tashmë parlamenti i Kosovës.Kjo varet nga vullneti politik i pattive politike si dhe nga cilësia, personaliteti dhe dinjiteti i deputetëve.

PDK -ja nuk u ndëshkua ashpër prej Kadri Veselit, por prej kryetarit de fakto të PDK -së Hashim Thaçi, i cili në Kosovë por jo vetëm në Kosovë realisht është personi publik më i padëshirueshëm dhe më i neveritshëm. Si të tillë e kanë bërë veprimet dhe sjelljet e tij korruptive, të papërgjegjshme, thellësisht antikushtetuese dhe me pasoja të rënda për shtetësinë, pavarësinë dhe në cënim e kërcënim të ekzistencës së Shtetit të Kosovës , veprime të cilat e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe që kanë kërcënuar edhe tërësinë territoriale të saj si me Demakacionin me Malin e Zi ,me marrëveshjen për krijimin e minishtetit serb në Kosovë të Marrëveshjes për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe , dhe sidomos projekti për shkëmbim territoresh apo për ndarjen e Kosovës.

Këto si më kryesoret janë arsyet pse Referendumi popullor i ka dhënë të drejtë parlamentit që si detyrë të parë të ketë fillimin e shkarkimit të Presidentit Hashim Thaçi. Kjo edhe për faktin që po të kthehemi në kohën kur ai u zgjodh President , zgjedhja e tij u bë pothuajse në kushtet e gjëndjes së jashtëzakonshme dhe mes protestave masive popullore që kundërshtonin e protestonin gjithandej kundër zgjedhjes së tij si President i Kosovës.

Nismën për shkarkimin e tij moralisht i takon ta ndërmarrë në parlament LDK-ja në mënyrë që t’ia heqë vetes atë barrë të rëndë, ku deputetët e atëhershëm të LDK-së bënë gabimin e madh duke rënë në kurthin e Thacit që bashkëqeverisën me të, dhe që më pastaj edhe e votuan atë për President , e që ishte në kundërshti të plotë me vullnetin e antarësisë e të strukturave bazë të LDK-së.

Dhe ky zhgënjim i cili ishte akoma i freskët në mëndjet e simpatizanëve dhe admiruesve të shumtë të LDK-së së Rugovës ishte edhe arsyeja e indiferencës se shumë prej tyre që nuk shkuan në votime, gjë e cila bëri të mundur që LDK nuk doli si forcë e parë politike, por doli e dyta me një diferencë minimale dhe të papërfillshme votash, rezultat i cili i dedikohet në masë të konsiderueshme kandidates së zgjedhur për kryeministre nga LDK-ja, znj. Vjosa Osmani, rezultat i cili nuk e përjashton edhe mundësinë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre ,dhe nëse jo, atëhere Vjosa është kandidatja më e mundshme moralisht, politikisht dhe potencialisht edhe intelektualisht e patriotikisht si më e merituara që të zgjidhet Presidente e Kosovës, e cila është më meritore dhe dallon nga Thaçi në largësi me vite dritë.

Tani me Referendumine 6 Tetorit detyra e pare e parlamentit duhet të jetë nisma për shkarkimin e Presdentit, pasi kundër zgjedhjes së tij kanë qenë dhe kanë kundërshtuar me të drejtë dhe fuqishëm në atë kohë VETËVENDOSJA dhe AAK.

Pavarësisht se AAK humbi zgjedhjet , unë shpresoj dhe besoj se edhe deputetët e AAK-së do ta mbështesin shkarkimi e tij , kjo për faktin se Ramush Haradinaj në postin e kryeministrit bëri të mundur dështimin e Marrëveshjen antikombëtare të korigjimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës, e cila kishte për si autor edhe Thaçin, dhe i cili në shkelje të Kushtetutës kishte rrëmbyer edhe kompetencat e kryeministrit, dhe me këtë marrëveshje të tij Kosova rrezikonte të shkatërrohej e të coptohej si shtet.

AAK patjetër që do të jetë për shkarkimin e tij, pasi ajo ka qenë tërësisht me të drejtë edhe kundër zgjedhjes së tij si Presdent.

Dhe vetë koha vertetoi se sa e drejtë ka qenë protesta popullore kundër zgjedhjes së tij si President, dhe vetë referendum zgjedhor i 6 Tetorit 2019 e vertetoi dhe e vulosi ndëshkimin e meritur të tij dhe të PAN.

Mendoj se do të ishte mirë që në kualicionin qeverisës VETËVENDOSJE-LDK të ftohej edhe AAK, pasi Kosova sot në gjëndjen ku ndodhet prej atyre që u ndëshkuan me 6 Tetor 2019, ka nevojë për përfshirje sa më të gjërë politike, por politikisht të merituar në qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat