Kadri, lidhi qentë (se po të sheh Amerika)

Opinione

Kadri, lidhi qentë (se po të sheh Amerika)

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 9 tetor 2019 Në ora: 12:13
Kadri Veseli

Në një moment, u ndodha para djemve e vajzave.

Katijen nuk pranonim me dal me votu.

Ata nuk ishin të dëshpëruar sa e shihja unë, por që është edhe më keq, ishin indiferentë...dhe ishin në fazën kur e kishin 'zbuluar' atë llojin e dashnisë, që ka perenduar për ne.

Ata flisnin veç për dashni, që është mënyra më e bukur e robërimit të shpirtit.

ATA: Hajde zemra Kim, shkojmë e shohim filmin 'Gemini Man', mbasi që je edhe vetë Gemini, e hiqu hajnave.

UNË: Çonu more...Mosni more...Ngone 'teten'...Qysh kështu...Ma bre..

Bam e bum, provo andej, provo këndej, nuk angllatisej asnjëri....

Kur e pashë se te gjenerata e re nuk po më 'shiten...', e t'çohna t'hypi 'n'skenë', 'haki-shuki' me zë t'nalt sikur kur tranohet njeri.

'Po ju a po e shihni që e shkatërrun vendin. Ne për juve e kemi. Për ju po votojmë. Aman votoni.

Ju votoni për veten, se ne shkuam posht', e hëngrëm ne këtë dynja, që veç vuajtje ish kanë për neve...

Ne sot për nesër, një këmbë n'dhé, nja mbi dhé.

Po ju a e dini çka kena hjek për këtë vend, kurrë pa u rahatu, jena rritë me zhig t'gjithçkahit, jena tutë, kena protestu...kena çka me kallzu kur t'vdesim...

Dilni votoni, ndryshoni diçka, se tash fëmijët e tyne kanë me ua shkatërru jetën juve...

Nga karakteri jam emocionale, aq shumë sa edhe gripi më bjen thjesht veç prej emocioneve, e një poezi e fortë më bjen si 'damlla', kështu që në ndihmë më vinin edhe ca lotë (se s'kam më lotë 'rekë' qysh kam pas dikur).

Kur deshta me vazhdu 'strofën' e fundit, një djalë me inteligjencë emotive, i erdh gjynah prej meje, e pa që s'e kam njet m'u ndal, e me zë të nalt ma preu:

Ok. Ok. Po votojmë pra, veç ndalu..

U ndala menjëherë.

Ata u nisën me votu e unë vet me veti: jo valla pasulin hala ma kana, përkundër vuajtjeve të mëdha.
Plus, hala e pres dashninë të vijë...

Vetja s'mu duk e vjetër dhe e perenduar, qysh ju thashë atyre, se siç ka thënë ime amë: 'Njeri veç kur t'kqyret n'pasqyre e sheh veten sa është plakur, se përndryshe gjithmonë ndjehet njësoj, i ri'.

P.S. Ishalla 's'e kam ngarku shpirtin' se shumë kam punu kundër PDK-së, sa që për mua nuk ka qenë me rëndësi 'kush fiton', për mua ka qenë me rëndësi veç 'ata' me humb.

Se edhe dashninë e kam kështu kaq të 'fortë' sikurse 'urrejtjen'.

Kadri Veseli ka fillu m'i lshu qentë. Kanë fillu (prej djehit) m'u turrë.

I them me t'mirë, si njeri, lidhi qentë siç di ti, kur i mbledh në parti e ua ndalon edhe statuset në Facebook, lidhi 'se krejt po të shohin', sidomos 'Amerika' po t'sheh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat