Kushtëzimi i Serbisë

Opinione

Kushtëzimi i Serbisë

Nga: Shpend Salihu Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:36
Shpend Salihu

Nëse dojmë të jemi në avantazh ndaj Serbisë e të ndalet minimi i njohjeve të reja si dhe të ndalet revokimi i njohjeve të shtetit të Kosovës, në parim Qeveria e ardhshme e Kosovës, duhet të obligojë shtetin Serb, në plotësimin e shumë obligimeve ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj e ato janë:

1. Prioriteti i parë është kthimi i fondit penzional, sepse janë të grumbulluara fonde të shumta e Serbia këto po i shfytëzon për qëllime të veta, gjersa penzionistët përditë po na vdesin. Preteksi i Serbisë se nuk paguhen obligimet e Fondit penzional nuk qëndron nëse penzionisti nuk ka lajmëruar se është gjallë dhe vendbanimin e tij, sepse obligohet fondi penzional të kërkojë të dhëna mbi vendbanimin si dhe mbi ekzistencën fizike të penzionistit, andaj refuzimet nga ana e Serbisë në këtë bazë paraqesin shkelje flagrante të dispozitave të ILO mbi të drejtën e gëzimit të penzioneve. Këto fonde janë të rëndësishme për nevoja të penzionistëve të cilët për fat të keq janë bërë rast social me çfarë do të zbritek problemi social.

2. Kusht i dytë është kërkesa në Bruksel që Serbia mos të lobojë në rrafsh ndërkombëtar për bllokimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar si dhe të ndalet të bëjë fushat kundër shtetit të Kosovës

3. Kusht i tretë duhet të jetë kthimi i personave të zhdukur si dhe lirimi i të burgosurve politik në Serbi. Ky duhet të jetë një nga prioritet kryesore për zhvillimin e negociatave, sepse nuk është as morale as Kushtetuese të mbahen negociatat derisa të burgosurit politik që është në kundështim me Koneventën e OKB për të drejtat e Njeriut si dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës që liria e shprehjes politike është e garantuar me akte të brendshme dhe ndërkombëtare.

4. Kusht i katërt duhet të jetë ndarja e pasurisë së përbashkët të ish Jugosllavisë dhe zhdëmtimi materijal ndaj Kosovës dhe viktimave të luftës që duhet të jetë parakusht edhe nga Brukseli në drejtim të Serbisë. Siç dihet dëmet materijale dhe njerëzore ishin të shumta dhe nevojitet grup punues dhe grup i ekspertëve ta vlerësojë dëmin materijal dhe njerëzor përfshirë të vrarët gjatë luftës, të burgosurit politik, të përdhunuarit gjatë luftës si dhe dëmin ndaj infrastrukturës ekonomike dhe individuale.

5. Kusht i katërt është kërkim falja viktimave të luftës nga Serbia edhe pse Serbia nuk e njefë pamvarësin e Kosovës që për ne nuk është faktor krucial dhe i domosdoshëm, por duhet ta bartë përgjegjësin shtetërore për luftën në Kosovë si parakusht i negociatava

6. Kusht tjetër është mos ta cenojë integritetin territorial duke përfshirë hyrjen e paautorizuar në Kosovë e sidomos në Veri dhe enklava si dhe mos të bëjë fushatë të egër dhe mos të përkrahë biznesin ilegal të Serbisë në Veri.

7. Të kërkohet zbatimi i masave të njëjta të reciprocitetit për asociacionin e kërkuar të komunave Serbe në Kosovë në pajtim me Konventën Evropiane për Vetëqeverisje lokale dhe me Ligjin për vetëqeverisje lokale edhe për Shqipëtarët në Luginë të Preshevës, si dhe kushte të njëjta për ta në luginë sikurse për Serbët në Kosovë,

8. Të kërkohet urgjentisht nga Brukseli dhe pala Serbe mos të bllokojë revitalizimin e minierava në Veri sepse është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe tek e fundit në bazë të Kushtetutës së 1974, pjesa Veriore ishte brenda kufijve administrativ të Kosovës si dhe këta kufij të Kosovës u pranuan jo vetëm nga shumë shtete dhe fuqi të mëdha, por edhe u konfirmuan me vendimin e GJND-s e cila realisht duhet të jetë kusht për shfuqizimin e paketës së Ahtisarit si dhe Rezolutës 1244 dhe mëvetësin e plotë të Kosovës në korniza të kufijve ekzistues.

Këto do ishin prioritetet bazike për vazhdim të negociatave me palën Serbe si dhe parakusht për normalizimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat