Nxënësit shqiptarë përballë shovinizmit maqdonas

Opinione

Nxënësit shqiptarë përballë shovinizmit maqdonas

Nga: Rexhep Torte Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:16
Rexhep Torte

Arsimi shqip në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë të Shkupit

Në muajin   shtator 2019 shpërtheu ngjarja që nuk duhej të ndodhte në asnjë mënyrë ndaj 11 nxënësve shqiptarë, filizave që duhet ti rrisim dhe ti edukojmë shemdetshëm. Kjo ngjarje e shëmtuar  ndodhi  në Shkollën Fillore “Njegosh” në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë, vetëm nga kryeneçësia shoviniste  e prindërve maqedonas në trekëndëshin  prindër, drejtor shkolle dhe kryetar komune.

Kjo ngjarje e shëmtuar nuk do të lejohej të  ndodhte asnjëherë po të kishin qenë këta 11 nxënës maqedonas dhe po qe se  drejtori i shkollës, kryetari i komunës dhe prindërit e nxënësve  të kishin qenë  shqiptare.

Në vjeshtën e vitit 1960 në Dibër  u hap Gjimnazi, shkolla e parë e mesme në këtë qytet. Gjenerata e parë e kësaj shkolle të mesme përbehej prej dy klasëve.Klasa me mësim në gjuhën shqipe u kompletua e para me numrin e nxënësve sipas normave të parashikuara arsimore.

Ndërkaq klasa me mësim në gjuhë maqedonase nuk e  mbushte numrin e parashikuar sipas normave të parashikuara arsimore.

Unë isha në mesin e nxënësve të  gjeneratës së parë të këtij Gjimnazi dhe më kujtohet shumë mirë rasti shembullor  kur Muhamed Paçuku, drejtori i parë i kësaj shkolle  hyri në klasën tonë dhe na informoi për situatën e krijuar, se klasa me mëim në gjuhën maqedonase nuk mund ta vazhdojë   shkollimin sepse nuk e plotësonte numin e neveojshëm të nxënësve.

Edhe pse  Ishim të rinj në moshë por kishim  shpirt të pastër e  zemër të madhe.

Për ta tejkaluar këtë problem pa mëdyshje 5 nxënës shqiptarë  u paraqitën vullnetarisht të kalojnë në klasën e nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase, me të vetmin  qëllim dhe dëshirë  që kjo klasë me mësim në gjuhën maqedonase të kompletohej dhe që edhe bashkëmoshatarët tanë, nxënësit maqedonas të mund ta vazhdonin  shkollimin  në këtë gjimnaz.

Në Dibër, por  edhe në të gjitha  familjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut jemi të sigurtë se nuk ekziston fare sindromi  i urrejtjes ndaj kombësisë maqedonase.

Përkundër ofendimeve verbale, malltretimeve fizike e nëpërkëmbëzave të vazhdueshme që u janë bërë dhe po u bëhen shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,  në familjet shqiptare  nga prindërit shqiptarë  as nuk kemi dëgjuar, as  nuk po dëgjojmë dhe as që do të dëgjojmë  fjalë urrejtjeje ndaj maqedonasve.

 Kjo është fisnikëria dhe kultura  e natyrshme për mirësjellje që kultivohet  me shekuj në familjet shqiptare.

E bëmë këtë parantezë të nxitur dhe të habitur nga reagimi skandaloz, i turpshëm dhe shovinist i prindërve maqedonas në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë të Shkupit, dhe nga  sjelljet e papëgjegjshme  të drejtorit të kësaj shkollë dhe të  kryetarit të kësaj komune, që nuk po   lejojnë që një klasë e vetme prej  11 nënësve  shqiptarë  ti vazhdojnë  mësimet nga klasa e gjashtë gjer  në klasën e nëntë  në këtë shkolle, njejtë siç po i vazhdojnë  nxënësit moshtarë të   kombësisë maqedonase.

Të jetosh në shekullin e 21-të dhe të jesh i ngarkuar me kësi sjelljesh e paragjykimesh shoviniste maqedonase  është paradoks, turp dhe dëm i madh për shoqërinë  multietnike në të cilën jetojmë.

Raste të këtilla ndaj nxënësve shqiptarë  në Maqedoninë e Veriut ka  patur edhe në të kaluarën, por me ardhjen e Qeverisë  Zoran Zaev, i cili  në  vazhdimësi në fjalimet e tij përmend  se “ në Maqedoninë e Veriut do  të kemi shoqëri për të gjithë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë” , e dha shpresën se ngjarjet e hidhura ndaj shqiptarëve nga e kaluara nuk do të përsëriten.

Njgjarjet në Shkollën Fillore “Njegosh”  në fshatin Idrizove në Komunën Gazi Babë për fat të keq e treguan të kundërtën dhe i vunë njollë të zezë shoqërisë në Maqedoninë e Veriut..

Ky problem çdo ditë e më shumë po problematizohet e po  politizohet, në vend që të zgjidhet urgjentisht  mbi bazat e dispozitave  ligjore në fuqi.

Për zgjidhjen e këtij problemi fliten dhe degjohen  variante të ndryshme, qoftë me propozimin që nxënësit  të vazhdojnë të mësojnë në shkollën ku kanë mësuar  gjertani, qoftë me propozimin  se do të ndërtohet një  shkollë e re, qoftë me propozimin  që  këtyre  11 nxënësve  shqiptarë  tu organizohet dhe paguhet udhëtimi gjer te një shkollë tjetër që është 8 kilometra larg vendbanimit të tyre, ose që sipas propozimit  të fundit këtyre nxënësvëe shqiptarë tu rregullohet një ambient  për të mësuar në Shtëpinë e Kulturës në këtë komunë, vetëm e vetëm që të mos mësojnë në Shkollën Fillore “NJegosh”.

Siç informojnë TV Alsat dhe TV 21 punonjesit e sigurisë së kësaj shkolle nuk lejojnë  që as ekipet televizive të hyjnë brenda në këtë shkollë.

TV Alsat më datë 9 tetor 2019 informoi se prindërit e këtyrre 11 nxënësve shqiptarë të bindur se në shkollën Fillore “NJegosh” ka ambient të zbrazët janë  kategorik në këkesën që fëmijët e tyre të mësojnë në këtë shkollë ku kanë mësuar gjertani.

Gjithnjë sipas TV Alsat prindërit e nxënësve  shqiptarë i janë drejtuar me shkresë Qeverisë dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me kërkesë që fëmijë e tyre të mësojnë në shkollën Fillore “Njegosh”, ndryshe sëbashku me 11 nxënësit do të hyjnë në grevë urrie derisa të zgjidhet ky problem.

Sipas mendimit tonë për zgjidhjen e këtij problemi hapat e menjëhershëm  që duheshin bërë,  apo që duhen bërë   pa humbur kohë,  duhet të ishin, e para, zbatimi i ligjit dhe  marrja e të drejtës kryetarit të Komunës  Gazi Babë që të menaxhojë me ketë shkollë fillore, e dyta,  suspendimi i menjëhershëm i drejtorit aktual të kësaj shkolle fillore për neglizhencën e treguar nga ana e tij, dhe emërimi i një drejtori të ri,  dhe e treta, vendimi i prerë dhe  i  domosdoshem  që këta nxënës  shqiptarë të vazhdojnë të mësojnë në këtë shkollë ku kanë mësuar gjertani.

Zgjidhjet  tjera të propozuara sipas mendimit tonë nuk janë adekuate dhe i ndihmojnë vetëm  acarrimit të mëtutjeshëm të situatës dhe të marrëdhënieve ndëretnike. Shkolla e re siç po thuhet le të ndërtohet, por  këta 11 nxënës domosdo mësimin duhet ta vazhdojnë në shkollën ku kanë mësuar gjertani.

Duhet  tia vëmë gishtin kokës e të mendojmë me mendje të shëndoshë e me zemër, se me këto sjellje të pamatura, nxënësve  shqiptarë  u janë shkaktuar shqetësime  dhe  trauma shpirtërore të pariparueshme, që janë duke i  përjetuar tashmë gati një muaj e gjysëm duke  qëndruar  jashtë bangave shkollore.

Te prindërrit e këtyre nënësve shqiptarë gjithashtu do  të mbesin të pashlyera  nervozizmi dhe  shqetësimet  shpirtërore  nga kjo padrejtësi  që është duke u ndodhur  fënijëve të tyre.

Këtyre nxënësve shqiptarë  po tu ndërtojmë tani edhe një shkolllë të formatit  të një pallati nga Dubai, nuk kanë për ti harruar tërë jetën këto sjellje   jonjerëzore, këto shqetësime dhe trauma psikike  që i pësuan nga inatet e drejtorit të shkollës së tyre,  nga kryetari i komunës Gazi Babë dhe nga prindërit e nxënësve maqedonas.

Kjo ngjarje e shëmtuar efekte negative ka shkaktuar edhe te nxënësit maqedonas, të cilët në vend që ti mirëpresin nxënësit shqiptarë  për të mësuar në të njejtën shkollë, nga pridërit e tyre, nga drejtori i shkollës dhe nga kryetari i komunës Gazi Babë, u  indoktrinuan  me ndjenjën e urrejtjes ndaj nxënësve dhe prindërve shqiptarë, sikur këta duan tua marrin shkollën, edhe pse nënësit shqiptarë i kanë të njejtat të drejta për të mësuar në këtë shkollë, sepse shkolla është e përbashkët dhe se edhe prindërit shqiptarë janë taksapagues si edhe  prindërit maqedonas. Shkolla është tempulli i dijes, i edukimit dhe i iluminiamit, e jo vend i demonstrimit të shovinizmit.

Fati i këtyre 11 nxënësve shqiptarë asesi nuk duhet të lihet në dorë të prindërve maqedonas, të drejtorit të shkollës Fillore “Njegosh” dhe të kryetarit të Komunës Gazi babë, sepse ata tashmë e treguan fytyrën e tyre të mbrapshtë shoviniste.

Ngjarja e shëmtuar ndaj nxënësve shqiptarë në shkollën Fillore “Njegosh” në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë, u përhap menjëherë nëpërmjet mediave  te shkruara dhe elektroike, kështu që kjo ngjarje  e pahijshme është  bërë  objekt debatesh nëpër shkollat dhe familjet në tërë Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, duke  patur efektin domino të një epidemie shoqërore që shkakton vragë të padëshirueshme .

Fëmijët tanë duhet ti edukojmë dhe mësojmë  për bashkëjetesë, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë, e jo ti ngarkojmë me nacionalizëm, shovinizëm dhe mosrrespektim të ndërsjellë. Për këtë arsye  duhet të jetë i menjëhershëm  angazhimi i Qeverisë, i  Prlamentit  dhe i të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut, që kjo plagë e sapo hapur të shërohet urgjentisht dhe në mënyrë të drejtë  për të mos lëne pasoja afatgjata.

Kjo plagë mund të shërohet me sukses vetëm duke zbatuar ligjin dhe të drejtën e 11 nxënësve shqiptarë që të mësojnë në të njejtën shkollë ku kanë mësuar gjertani, e jo të përkëdhelen e lazdrohen prindërit shovinistë maqedonas duke ua realizuar qëllimet e tyre të dëmshme dhe ogurzeza.

Shqiptarët  në Maqedoninë  e Veriut jetojnë  në trojet e veta  dhe  gjithmonë kanë  treguar konstruktivitet, ndryshe Maqedonia e Veriut pa shqiptarët do të ishte  pre  e rreziqeve  nga shtetet përreth.

Zoti kur i jep jetë njeriut i dhuron edhe mundësi për të jetuar. Është egoja e sëmurë e disa njerëzve për tua marë  të drejtat legjitime, ose pasurinë  njerëzve tjerë, duke krijuar kështu diferencime pasurore e  shoqërore.

Këta njerëz dashakeq për mëkatet që i kryejnë Zoti i dënon edhe në këtë jetë me ndonjë sëmundje ose pleqëri të rëndë, por dënimi më i madh është ai pas vdekjes, kur njerëzit  vendosen në peshoren e drejtësisë për veprat që i kanë kryer  gjatë jetës, dhe sipas meritës fitojnë xhenetin ose xhehenemin.   

Mos harrojmë pa përmendur se të gjitha ambasadat dhe organizmat ndërkombëtare me seli në Shkup, me vemendje të madhë janë duke i ndjekur  të gjitha dukuritë pozitive dhe negative që ndodhin në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat