Marrëveshja Rama -Vuçiq ngjan më shumë më ish-projektin e federatës së ish-Jugosllavisë

Opinione

Marrëveshja Rama -Vuçiq ngjan më shumë më ish-projektin e federatës së ish-Jugosllavisë

Nga: Jordan Daci Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:17
Jordan Daci

Nënshkrimi nga Kryeministri i Marrëveshjes për “Mini Schengen” është bërë në mungesë të plotë të transparencës për bisedimet dhe cështjet që kanë parashtruar palët. Për më tepër është i pavlefshëm nëse Presidenti nuk ka lëshuar një Plotfuqishmëri për këtë qëllim në përputhje me ligjin Nr. 43/2016 -Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu kjo marrëveshje do të duhet që krahas ratifikimit në Kuvendi e shpërfytyruar, duhet t’i nënshtrohet edhe një referendumi.

Për më tepër, mungon tërësisht analiza e kostove dhe përfitimeve dhe ndikimin edhe politik që ka kjo lëvizje në thelb e fshehtë dhe që bëhet për axhenda të dyshimta. Kjo marrëveshje ngjan më shumë me ish projektin e federates se ish Jugosllavise që Shqipëria për fat të madh nuk u bë pjesë.

Po sot?!

Krejt i dyshimtë mbetet qëllimi, kushtet dhe përfitimi që ka Shqipëria. Në fakt ne duhet te synojmë vetëm integrimin n- BE dhe para Mini Schengenit Balkanik duhet te bëjmë një integrim të plotë me Kosovën. Per ta perfunduar, perdorimi i frazes Mini Schengen ne raport me ate qe thuhet, duket te behet ose per te maskuar qellimin e vertet ose eshte produkt i injorances qe nuk merr parasysh qe modeli Schengen parashikon vetem levizjen e lire te njerezve dhe vetem kaq dhe nuk eshte bashkim ekonomik sikurse duket te jete kjo gjeja qe eshte prodhuar ne Beograd apo gjekthe me nje kryeminister qe vizitat shteterore i koncepton si kafe midis miqesh...

Koha qe Shqiperia te marr ne dore fatin e saj, sepse kjo politik qe drejton ka tradhetuar cdo interes te shqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise dhe po punon per axhenda te dyshimta dhe te demshme per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat