Shfajësimi i Shqipërisë

Opinione

Shfajësimi i Shqipërisë

Nga: Nasho Bakalli Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:43
Nasho Bakalli

Në qershor të vitit 2014 BE i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE. Sot shtetet anëtarë të BE, me përjashtim të Francës dhe Holandës, janë dakort që BE të hapë në 18 tetor 2019 negociatat për antarësimin e Shqipërisë. Qëndrimi i Francës dhe Holandës kundrejt Shqipërisë është sjellje politike zyrtare e cila, ka karakteristika të njëanëshme që lidhen me themelet ku ato mbështesin pikpamjet e veta në mbrojtje të idesë për moszgjerimin e BE. Moszgjerimi i BE me Shqipërinë është një çështje kohëzgjatja e së cilës nuk mund të paragjykohet saktësisht nëse, do të jetë e gjatë apo shumë e gjatë. Për shembull. Turqia bisedimet për anëtarësim në BE i filloi në vitin 2005, dhe ende sot nuk i ka mbyllur ato! Qëndrimi i Francës dhe Holandës kundra Shqipërisë bazohet në deklaratat publike të shtetarëve tyre më të lartë, kuptimet e të cilave unë i shqyrtoj të ndara në disa pika që më poshtë vijojnë.

E para. Franca dhe Holanda besojnë se në BE vlen të ketë përparësi idea e moszgjerimit. Sepse, moszgjerimi i shërben më fort ruajtjes të parimit të solidaritetit në BE. Dhe në këtë kuadër, shërben të garantohen më parë të drejtat e shteteve anëtare të BE; si dhe, të çduken dallimet dypalëshe mes popujve fitues dhe të humbur në Ballkan. Që, me të tjera fjalë, do të thotë se: BE duhet të fillojë të zgjerohet atëhere kur shtetet kandidate për në BE të kenë zgjidhur plotësisht problemet që ato kanë mes tyre apo, me shtetet anëtarë në BE. Sepse mbartja/ekzistenca e problemeve, dy ose shumëpalëshe, në gjirin e BE vjen në kundërshtim me karakterin unitar që BE parashikon ti japë solidaritetit ekzistues në BE. Ky synim do të ishte më frutdhënës nëse do të interpretohej, sipas meje, kështu: Kurajojmë sinqerisht të gjitha shtetet e Europës që të bëhen pjesë inregrale e BE madje, edhe Rusinë, edhe Turqinë që ka ngecur në vend, sepse përndryshe, nga moszgjerimi (nga izolimi i BE) do të rrjedhë jo një kohezion më i fortë, por, një trashëgim grupshtetetesh në pakënaqësi njëri me tjetrin.

Pika e dytë. Qëndrimi i Francës dhe Holanës, kundër hapjes bisedimeve BE-Shqipëri, e vendos Shqipërinë në një pozitë delikate politike me secilin shtet anëtar të BE. Dhe me shtetet anëtarë të BE, en bloc, njëkohësisht anëtarë të OKB. Po ashtu edhe me shtetet jo anëtarë të BE, po që janë anëtarë të OKB. Sepse, parimi i solidaritetit nuk vlen vetëm për sigurimin e bashkëekzistencës paqësore të 27 shteteve në BE, por, ky parim është shumë i vyer edhe për sigurimin e solidaritetit ndërkombëtar brenda OKB. Ky solidaritet do të troshitej - nëse BE beson se do të mund të krijojë një "grup kontinental" (me 27 shtete) - ngase ky formim përmban rrezikun e formimit edhe të grupeve të tjerë, gjë që, do të minonte bashkimin organik të gjithë shteteve të Tokës, në gjirin e OKB, për mbrojtjen e paqes në botë.

Pika e tretë. Qëndrimeve, të sotme, të Francës dhe Holandës ndaj Shqipërisë i'u mungon një premisë madhore: çështja e kufizimit të armatimeve ushtarake. Pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE i kanë rritur, veçanërisht këto vitetet e fundit, në buxhetet e tyre, shpenzimet ushtarake. Por dimë gjithashtu se, për të patur përparim kuptimplotë të paqes globale lipset që shtetet të çaramtosen. Zgjerimi i BE dhe demilitarizimi i saj, njëkohësisht, e bëjnë më efektiv angazhimin e BE për mbarëvajtjen e sigurisë bashkëkohore ndërkombëtare.

E katërta. A janë qëndrimet e Francës dhe Holandës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut dukuri që lenë të kuptohet se po fryn një erë e cila, mund ta ndajë B në dysh? Mendoj se, shkaku themelor i kësaj flladitje janë mosmarrëveshjet në BE të cilat, e kanë qëndrën e burimi të tyre në sistemin e aleancave politike, ekonomike, tregtare, ushtarake, mjedisore, sociale; në metodën dhe stilin e menxhimit aleancave. B është një bashkim, dhe jo një shtet unitar siç është SHBA. BE bazohet në respektimin e sovranitetit të plotë të gjithë shteteve anëtarë. Për pasojë, sistemi i aleancave të BE me botën që e rrethon meriton të jetë sa poliedrik po aq edhe i bashkuar. Këtë tezë është kollaj ta shkruash por, në praktikë është shumë e zorshme për ta zbatuar rigorozisht. Prandaj Franca dhe Hollanda kanë mbetur deri tani në anën kundërshtare, sa i'u takon shqiptarëve; të ndara, nga 25 shetetet e tjera, brenda B. Për këtë çarje, nuk mund të them se krejt faji është i 25 shteteve anëtarë të BE; meqënëse, qëndrimi i tyre frymëzohet edhe nga aleatja më e madhe e BE, nga SHBA. Sikurse nuk mund të them se faji është krejt i Francës dhe Holandës, meqënëse qëndrimi i tyre, për rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut, nuk kuadron me atë të SHBA. Shpërfillja, e rastit, e pranisë amerikane në sistemin e aleancave të BE mund të çojë që të vesh në dyshim qëndrimin e qeverisë dhe parlamentit gjerman, që është prozgjerimit të BE, pro Shqipërisë e Maqedonsë Veriut, dhe, mund të hamendësohen situata të reja në gjirin e BE, sikurse Brexit.

E pesta. Megjithsamësipër le të besojmë se gjëndja do kthjellohet dhe do nxjerrë në pah se: dëshira e Shqiperisë për anëtarësim ne B nuk është tjetër gjë veçse një hap i saj përpara të cilin, ka të drejtë ta hedhë lirisht çdo shtet i pavarur ballkanik që, në planet e veta të sigurisë kombëtare ka për aks: strategjinë e kthimit të Ballkanit nga "fuçi baruti" në " fuçi baruti të lagur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat