Reagim ndaj Rexhep Qosjes

Opinione

Reagim ndaj Rexhep Qosjes

Shaip Jashari Nga Shaip Jashari Më 10 tetor 2019 Në ora: 22:48
Rexhep Qpsja

Rexhep Qosja, "Duhet menduar mundësinë e shkëmbimit të territoreve".

Si të mos reagohet ndaj kësaj çmendurie...!

Ky është rezultati i historisë se shtrembëruar, historisë së rreme, të shkruar nga akademik, shkencëtarë e historian të Kosovës e Shqipërisë, që nuk dallojnë shume nga ata të Serbisë !

Kosova (Dardania) organizimi shtetërore i daton mbi 600 vjet para Krishtit "Mbretëria Dardane", që i bie mbi 2600 vjet shtet. Nën Perandorinë Romake Dardania (Kosova), ka qene e shtrirë deri në Detin e Zi.

Ne shekullin VI-VII Dardania (Kosova), okupohet nga sllavët, të cilët kryesisht vinë nga Karpatet. Këtu fillon holokausti i kosovarëve (dardaneve), 90 për qind e popullatës detyrohet të ikë nga terrori sllav, një pjesë që mbetet asimilohet (gjeni sot shume mbiemra Kosovar tek Serbet, p.sh. Gashiq , Çosiq etj.)

Ne shekullin XIV-XV, kur Perandoria Otomane okupon Ballkanin, fillon KTHIMI I MADHË i kosovarëve (dardaneve) në tokat e tyre, në territorin e Kosovës se sotme, ne Sanxhak të Nishit , në Sanxhak të Novi Pazarit, në pjesë të Malit te Zi, në token e tyre që dikur ishte Dardania (Kosova). Ky është kthimi i parë nga egzili i kosovarëve. Historia e shtrembruar e rreme, e prodhuar nga Serbet, e në një farë mënyre gati e vërtetuar nga historian të Kosovës e Shqipërisë, këtë kthim toni nga egzili (holokausti) e përshkruajnë " ardhje nga territoret e Shqipërisë se sotme". Po e përsërisë, NE JEMI KTHYER NGA EGZILI VI-VII SHEKULLOR NË SHTETIN TONË, DARDANI (KOSOVË).

Vilajeti i Kosovës nën Perandorinë Otomane , kishte territorin gati të njëjtë me Dardaninë e dikurshme. Në "Kongresin e Berlinit", më shumë se gjysma e Vilajetit të Kosovës i falet Serbisë, shpërngulën me dhune popullata , fillon egzili i dytë i madhe i kosovarëve (dardaneve), vazhdimi i gjenocidit ,holokaustit, tkurrje e territorit në kufijtë e sotëm të Kosovës ...!

Në fillim të shekullit XX, kur Perandoria Otomane tërhiqet nga Kosova, Serbia e okupon Kosovën, shpërngulet një pjese e popullatës ku në fakt ky njihet si egzili i tretë i kosovarëve , vazhdon pra tutje holokausti. Kosova kolonizohet me kolon serb, malazez e hercegovas.

Pas Luftës se Dytë Botërore, kemi shpërnguljen e popullatës në Turqi, egzili i katert i madhe, holokausti ende vazhdon.

Në kuadër të Jugosllavisë ma vone, Kosova mbanë kontinuitetin e shtetësisë (2600 vjet më pare Mbretëria Dardane), me territor më shumë se të përgjysmuar.

Me 1989-99, Serbia (sllavet) e vënë në akt planin përfundimtarë të zhdukjes së Kosovës, egzili i madhe i fundit i kosovarëve (dardanëve), vazhdimi i holokaustit, gjenocidit të filluar 15 shekuj më parë.

Kthimi pas intervenimit të NATO-se, Pavarësia në shkurt të vitit 2008, vazhdimi i kontinuitetit të Shtetit Kosovë (Dardani), kjo e fundit histori e kohës.

Mbas krejt kësaj historie egzili, gjenocidi, holokausti, zaptimi e tkurrje territori te Kosovës (Dardanisë) , territorit të falur nga Bashkësia Ndërkombëtare (Kongresi i Berlinit) Serbisë.

Pyetja, për çfarë shkëmbimi territoresh është fjala!? Shkëmbim i bazuar në historinë e rreme, e sipas së cilës ne kosovarët: "jemi të ardhur nga Shqipëria"...?! Histori kjo që e legjitimon kërkesën e Serbisë për "ndarjen e Kosovës" . Histori kjo që e ngopë apetitin e Shqipërisë për rritjen e territorit(permes ndarjes te Kosoves). Histori kjo që i shpëton nga gjyqi i popullit dhe shtetit të Kosovës të gjithë kriminelët që shkatërruan shtetin(zhdukja e shtetit Kosoves e mbylle te kaluaren). Histori kjo që amniston akademikët e historianët për "tradhtinë" e bërë me laps, për interese personale , në shërbim të Serbisë e Shqipërisë për ndarjen e Kosovës...!

Kosova për neve është diçka më shumë se Shtet.

Ne e mbajmë në gjenet tona emrin Kosove, te gravuar nga holokausti e egzili mbi 15 shekuj .

Të qenit kosovarë (dardan) shkon përtej çdo kufizimi të përkatësive kombëtare që njohim në boten e sotme.

Territori i Kosovës (Dardanisë) shtrihet deri në gjysmën e territorit të Serbisë së sotme. Toke kjo që Zoti najë ka dhanë e ne duke mësuar nga ajo që kemi pësuar, është momenti të reagojmë, ta ndalim zhdukjen e shtetit Kosovë.

Vetëm ekzistimi i Kosovës u ep mundësi gjeneratave të ardhme, në një të ardhme (kur ne nuk do të jemi) që të kërkojnë kthimin e territorit që Zoti u ka dhënë kosovarëve (dardanëve). Ky është alarmi që u ndez në Serbi, për këtë Serbia kërkon vendosje " të kufirit me shqiptarët".

Zoti e Bekoftë Kosovën !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat