Edhe nobelisti anglez Harold Pinter ka qenë apologjet i Millosheviqit

Opinione

Edhe nobelisti anglez Harold Pinter ka qenë apologjet i Millosheviqit

Nga: Muhamet Hamiti Më: 10 tetor 2019 Në ora: 23:15
Muhamet Hamiti

Një shkrimtar më i mirë se austriaku Peter Handke, gjithashtu apologjet i Kasapit serb Millosheviq, dramaturgu anglez Harold Pinter, e ka marrë Çmimin Nobel për Letërsi më 2005, për të gjallë të Kasapit, i cili vdiq në një çeli të burgut në Scheveningen të Holandës, teksa priste të gjykohej për gjenocid, krime kundër njerëzimit e krime lufte në Bosnjë, në Kroaci e në Kosovë.

Gjykimi i Millosheviqit duhej të ishte më i rëndësishmi mbas gjykimeve të krimeve naziste në Nuremberg.

Harold Pinteri ka qenë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Sllobodan Millosheviqit, që ishte formuar në vitin 2001.

Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e Millosheviqit ka qenë antikushtetuese, ka pasë deklaruar nobelisti anglez Harold Pinter, i cili bënte thirrje për lirimin e tij.

Komiteti i Nobelit i ka dhënë sot (10 tetor 2019) Çmimin Nobel për Letërsi austriakut me origjinë sllovene Peter Handke, i cili ka mbajtur anën e serbëve dhe të Millosheviqit në luftën e tyre gjenocidale kundër shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Shkrimtarë e intelektualë nga bota kanë reaguar sot ashpër kundër Komitetit Nobel që i dha Peter Handke-s Çmimin për Letërsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat