Peter Handke shkrimtar “Nobelist” dhe shpirt nazifashist

Opinione

Peter Handke shkrimtar “Nobelist” dhe shpirt nazifashist

Nga: Rexhep Torte Më: 12 tetor 2019 Në ora: 22:06
Rexhep Torte

Edhe zëri im prej gazetari i bashkohet jehonës dhe ushtimës së tajfunit të reagimeve të miliona njerëzve dinjitozë e të pastër shpirtërisht në botë, të cilët ngritën zërin potestues si reagim i fuqishëm i ndërhgjegjes së shëndoshë njerëzore, kundër dhënies së çmimt të sivjemë Nobël në letërsi “shkrimtarit” austriak Peter Handke.

Edhe zëri im prej gazetari u bashkohet miliona njerëzve dinjiotoze e të pastër shpirtërisht, që Akademia e Suedisë e cila bën zgjedhjen e personave për dhënien e këtij çmimi prestigjioz botëror, ta anulojë menjëherë dhenien e çmimit Nobël për letërsi austriakut Petër Handke.

Në të kundërtën jam më se i bindur se ky çmim prestigjioz në të ardhmen do të bojkotohet nga të gjithë.

Arsyetimi i Akademisë së Suedisë i dhenë nëpërmjet Mats Malm, sekretar i kësaj akademie se, “ Nuk është në mandatin e Akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”, është me se naiv, qesharak e provokues, kur dihen qartë kornizat e sjelljes së një shkrimtari të mirfilltë, dhe kur dihet se adhurimi i Peter Handke ndaj kriminelit Millosheviq dhe popullit serb që i kryen tërë ato krime, është i shprehur edhe në librat e tij.

Me as një kriter nga Zoti dhe me asnjë ligj të natyrës nuk mund të jeshë njëherazi njeri i keq dhe shkrimtar i mirë. Këto të dyja nuk mund të shkojnë asnjëherë sëbashku.

Apeloj te të gjithë ata që i kanë në bibliotekat e tyre librat e Peter Handke, që këto libra ti djegin e të mos u mbetet as hiri i letrës.

Është e kotë që lexuesi ti lodh sytë duke lexuar librat e këtij shkrimtari me shpirt kaqë të ligë dhe me karakter patologjik dhe kaqë shizofren.

Vetitë e para që duhet ti ketë një shkrimtar i mirfilltë janë pastërtia e shpirtit dhe humanizmi njerëzor.

Peter Handke është rreshtuar në respektim të kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe të popullit serb që në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë kryen vrasjet, masakrat, dhunimet e krimet më çnjerëzore, shtazatake e mizore që njeh historia e njerëzimit.

Të rreshtohesh në anën e kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe të popullit serb, don të thotë të jesh bashkëpunëtor i tyre dhe mohues i tërë atyre krimeve monstruoae që kreu Serbia.

Peter Handke duhet ta din se Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi.

Serbët në Ballkan nuk sollën asgjë të mirë veçse vrasje, masakra, djegie dhe dëbime të popullit vendas.

Asnjë pëllëmbë toke ku janë sot serbët nuk ka qenë e tyre, por është okupuar nga serbët me vrasje, masakra e dëbime të popullit vendas.

Serbët asnjë periudhë të historisë së tyre nuk e kanë jetuar në paqe me popujt e tjerë të Ballkanit.

Serbia dhe serbët në agresionin gjenocidal në vitet 1998/1999 vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumëst në gjoksin e nënave. Dhunuan në mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare dhe rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjiths moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Vetëm një njeri faqezi si “shkrimtari” Peter Handke i jep të drejtë kriminelit Sllobodan Milloshevië dhe popullit fashisoid serb për krimet e kryera.

Peter Handke me këto qëndrime të tij nazifashiste,dëshmon se në qenien e tij nuk ka as edhe një grimcë të kodit etik njerëzor.

Fundi i këtij “shkrimtari” palaço me siguri që do të jetë zi e më zi, sepse duke mbështëtur Serbinë, popullin serb dhe kriminelin Sllbodan Millosheviq për mijëra e mijëra krime e masakra të kryera në Kroaci, Bosnje e hercegovinë dhe në Kosovë, doemos kanë për ta godatur mëkatet dhe mallkimet e tërë këtyre viktimave të pafajshme që i shkaktuan Serbia dhe serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat