Lindjet e vështira në politikën shqiptare apo profetia e At Gjergj Fishtës “Sa herë të fillojmë ni punë të re, t´partë që e prishim jemi ne.

Opinione

Lindjet e vështira në politikën shqiptare apo profetia e At Gjergj Fishtës “Sa herë të fillojmë ni punë të re, t´partë që e prishim jemi ne.

Nga: Nue Oroshi Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:08
Nue Oroshi

Historikisht trojet shqiptare në pjesën më të madhe të historisë kanë pasur vështirësi të mëdha në organizimet politike.Fakti që ka sjellur deri tek këto vështirësi politike ka qenë lakmia e madhe për pushtet, lakmia për tu pasuruar si dhe lakmia për tu dukur ai që në të vërtetë nuk je.Këto tri gjëra na kan shkatërruar historikisht dhe na kanë sjellur para vështirësive shumë të mëdha, për faktin se nëse dhjetë vetë kanë punuar për të ndërtuar diçka të mirë kanë ardhur edhe njëzet të tjerë që jo që nuk kanë ndihmuar në krijimin e të mirës por me mish e me shpirtë kanë punuar për ta shkatërruar atë.

Me një fjalë historikisht tek ne shqiptarët më shumë ka dominu rruga për të shkatrruar vendin se sa ajo për ta ndërtuar dhe zhvilluar vendin.Si fryt i saj dhe shumë mangësive tjera pa harruar lojën e pushtuesve të ndryshëm kemi mbetur të ndarë në shumë shtete apo kemi mbetur popull shtegtarë,që ka disa shekuj që bën rrugën e mërgimit duke u shkrirë nëpër vende të ndryshme të botës.Fatkeqësia vjen e rritët kur edhe Akademitë tona të shkencës nuk bëjnë asnjëherë asnjë projekt shkencor dhe politikë se si mund të duket populli dhe kombi shqiptar në njëzet - tridhjetë apo edhe katërdhjetë vjetët e ardhshme.

Nuk është e mjaftushme që akademitë tona shkencore të përfitojnë aty -këtu ndonjë tënder për botimin e ndonjë libri apo ndonjë honorar të madh të ndonjë akademiku,por ato duhet të ulën se bashku dhe ta bëjnë një projekt politik dhe shkencor se cilat janë mundësitë që në të ardhmën shqiptarët mos të lëshojnë vendlindjën dhe të shtegtojnë si zogjët shtegtarë,por të bashkohët zëri dhe mendimi akademik me veprimin politik që njëherë e përgjithmonë të punojmë për vetvetën.

Pavarsisht se çka thuhet nga politika, situata në trojet shqiptare nuk është aspak e mirë.Kështu që është mirë që në të ardhmën intelektualët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare të mblidhemi në një Kuvend Kombëtar dhe të përcaktojmë kornizat e veprimit kombëtar e jo me fjalë dhe me rrahagjoksje  pa asnjë efekt por duke analizuar pikë për pikë veprimin politik shqiptarë në njëzet,tridhjetë, katërdhjetë dhe pesëdhjetë vjetët e ardhshme.Cfarë rruge duhet ndjekur dhe të caktohet një projekt kombëtar i shkruar, ku asnjë forcë politike mos të ketë mundësinë e shkeljes së këtij mendimi akademik shqiptar.

Shoqata“Trojet e Arbrit“ është e gatshme që në të ardhmën t´iu hap rrrugën një kuvendi kombëtar ku do të analizohet pikë për pikë ecuria e çështjes shqiptare në kornizën afatshkurtë,  afatmesëm dhe afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat