Çmimi Nobel nuk i takon një shkrimtari rrebel

Opinione

Çmimi Nobel nuk i takon një shkrimtari rrebel

Nga: Dedë Preqi Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:33
Dedë Preqi

Do duket si një teatër absurdi, nëse Çmimi Nobel, do përbuzej në këtë mënyrë, duke e marrë edhe të pa merituarit, sikur në këtë rast të shkrimtarit Peter Handke nga Austria, sepse përveq se do të ishte një retrospektivë ndaj gjinisë letrare dhe Letërsisë Botërore, një gje e tillë ngjall shumë reagime dhe përçarje në mes popujve, kur autori i këtij nobeli të pa merituar ishte paraqitë hapur para botës, në mbrojtje të kriminelit dhe kasapit të Ballkanit S.Millosheviq, si edhe kundër NATO-s, që kishin për qëllim çlirimin e popullit shqiptarë të Kosovës.

Do të ishte «nënçmim» për një Institucion të lartë dhe të veçantë e me vlera universale, i cili do bëhej pre e një logjike të tillë, duke ia humbur vlerën këtij titulli të madh Nobelian të vepres njerëzore, dhe si pa turp dhe konsekuencë morale e njerëzore ngritet një njeri i tillë mbi njëmendësinë botërore pa meritë. E kanë latinët e vjetër një thënje të veçantë, «non bis in idem»-që do të thotë, mos u përseritë më.

Kjo dëshmon se ndaj shqiptarëve edhe Evropa po e përvetëson sëcilën ditë e më shumë një politikë ndryshe, apo tërësisht të njëanshme, dhe kjo anshmëri e ka përcjellë Kosovën dhe popullin e saj deri në ditët e sotme, duke e lënë popullin SHQIPTARË si të përjashtuar, nëse marrim parasysh pozitën e tyre si dytësore, kur shkrimtari i madh i këtij populli Ismail Kadare, disa herë konkuron për një Nobel, që e meriton me veprat e veta të karakterit letrar botëror, dhe deri me sot sikur mbetët në bankat rezerve të këtij Institucioni.

Duke dhënë një shpjegim të thjeshtë për shkrimtarin austriak Peter Hadke, ky autor do quhej si një mjeshtër i madh i Letërsisë austriake dhe botërore me një stil të veqantë që ka në këtë lëmi, sidomos në prozën e tij të shquar, por shkrimtarin në fjalë e bënë edhe më të «shquar», mbrojtja e tij e vazhdueshme e kriminelit Millosheviq, duke shkakëtuar polimika të shumta në opinion dhe rajon, i cili në paraqitjet e tij publike kriminelin e quan hero dhe mbrojtës i popullit serb.

Një gjë e tillë do ishte krejtësisht iracionale me vlerat e Letërsisë dhe ato universale dhe nuk do shquhej vlera e këtij Institucioni N O B E L, nëse veprat njerëzore e marrin vlerën e tyre në këtë mënyrë, apo Akademia Suedeze do të nominonte me një çmim të tillë edhe autor kontravers, ku një qëndrim i tillë do shdërrohet në të kundërtën e Nobelit në «Ç`NOBEL» dhe për këtë do nominohen edhe autorët që janë në përkrahje përveq Millosheviqit, edhe të Qaushevskit, Gadafit, E.Hoxhës, Sadamit, Erdoganit dhe shumë diktatorëve të tjerë të botës.

Populli shqiptarë nuk është urrejtës dhe as dhunues i një populli në rruzullin tokësor, por dhe as xheloz ndaj austriakut e shkrimtarit Peter Handke, si nominues i Çmimit Nobel për Letërsi, por një rast i tillë, sipas rregullave dhe parimeve të titullit Nobel, që jep Akademia Suedeze, për vepra të shquara të kësaj lëmie, këtë herë nuk e ka goditur cilin e vet, por e ka çoroditur tradicionin dhe parimin e këtij titulli të madh botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat