Votuesi kosovar, Vjosa e LDK, dhe Albini e VV-shëmbuj edhe për Shqipërinë

Opinione

Votuesi kosovar, Vjosa e LDK, dhe Albini e VV-shëmbuj edhe për Shqipërinë

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 18 tetor 2019 Në ora: 10:59
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Shqipëria, si politika opozitare ashtu edhe votuesi në Shqipëri duhet të sillen e të marrin shëmbullin e votuesit në Kosovë të cilët larguan dhe ndëshkuan kualicionin PAN dhe ndëshkuan njëkohësisht edhe Presidentin Thaçi.

Mirëpo kjo kërkon  që Partia Demokratike e Shqipërisë të prezantohet besueshëm te opinioni shqiptar, duke marrë si shëmbull atë se çfarë realizoi opozita e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila zgjodhi si kandidate për kryeministre Znj. Vjosa Osmani  dhe staf të ri kandidatësh për deputetë.

Pra, paraprakisht LDK bëri një  “VETTING” paraprak në përzgjedhjen e kandidaturave dhe sidomos kandidaturën e merituar për kryeministre Znj. Vjosa Osmani, gjë e cila ua riktheu besimin qytetarëve të Kosovës te LDK-ja. Njëkohësisht falë kryesisht kësaj edhe votuesit që votuan LDK-në, votuan ata kandidatë të rinj të cilët nuk janë dhe as nuk u përkasin krahëve  të vjetra politike të LDK-së të cilët patën formuar devijanca nga linja rugoviane e LDK-së, si dhe huti, dëshpërim e  përçarje në LDK, por janë të rinj dhe të aftë e që premtojnë shumë jo vetëm për LDK-në por edhe për politikën kosovare në tërësi dhe kryesorja për Kosovën, për interesin kombëtar. Si rezultar LDK arriti të marrë këtë rezultat që është pothuajse baraz me atë që mori opozita tjetër “VETËVENDOSJA”.

VV, VETËVENDOSJEN e votuan në Kosovë si forcë të parë politike, si parti  dhe kryesisht sepse VV nuk kishte të hipotekuar, as nuk ishte e konsumur, as nuk  kishte dështuar e as provuar në qeverisje pasi asnjëherë ajo nuk kishte qenë në pushtetin qëndror dhe as pjesë e tij.

VV-ja u votua edhe për meritën e saj si opozita më e qëndrueshme dhe e papajtushme, si protestuese opozitare kundër krimit,korrupsionit, kundër vjedhjes dhe sidomos në mbrojtje të interesait të pëgjithshëm dhe të atij kombëtar. Pra, Shqipërisë sot i duhet një Parti Demokratike dhe një Vjosa Osmani, dhe po ashtu edhe një parti apo Lëvizje si “VETËVENDOSJA” e një Albin Kurti  të cilët në Kosovë populli i votoi dhe mundësoi që PAN dhe Thaçi ikën!

Kështu duhet vepruar edhe në Shqipëri që edhe Rama në Tiranë të ikë.

Në Shqipëri si e majta socialiste e Partise Socialiste, ashtu edhe e dhjathta e  Partisë  Dmokratike kanë dështuar si elitë politike në këto 30 vite tranzicion dhe nuk u pëlqen ajo se cfarë realizoi votutesi në Kosovë, nuk u pëlqen shumë fitorja e LDK-së dhe e VV-së.

Kjo sepse PS e PD në  Shqipëri nuk u interson ndryshimi dhe as ndëshkimi i elitës politike, por atyre u intereson dominimi i tyre dhe ruajtja e statuquosë së tyre, dhe prandaj as te majtes, Partisë Socialiste  të Shqipërisë nuk i pëlqen rezultati i VV dhe i Albinit, por as të djathtës, Partisë Demokratike të Shqipërisë nuk është se i pëlqen shumë  rezultati i LDK-së e Vlosës, sepse Vjosa dhe LDK -ja e reformuar si dhe Albini e VV  ishin politika dhe alternativa të besueshme antiestablishment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat