Shqipëria nën Regjimin Regresiv “Rama-Rilindja” - Bota Sot
Shqipëria nën Regjimin Regresiv “Rama-Rilindja”

Opinione

Shqipëria nën Regjimin Regresiv “Rama-Rilindja”

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:54
Skënder Sadri KAPITI

Nuk arrihet marrëveshja për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë për në BE. Dështimi i madh i radhës së keqqeverisjes së Regjimit Rama-Rilndja. Për Shqipërinë jo negociata, tani Rama çfarë pret më ?! Ik, dhe largohu vetë!

Pushteti i cili nuk mban përgjegjsi publike dhe as kombëtare për çfarë vepron e punon kundër dhe në dëm të interesave kombëtare dhe vetëm për interesa personale; pushteti i cili nuk i shërben atdheut, shoqërisë dhe kombit; pushteti i cili e trajton interesin e përgjithshëm, pra publiken, si interes e pronë private është pushtet i keq që prodhon mbrapësira, zullume, vjedhje, krim ,korrupsion dhe tradhti e fatkeqësi kombëtare. Ky lloj pushteti është pushtet që instalon Regjimin politik antipublik, mafio-oligarkinë. I tillë është pushteti Rama-Rilindja sot në Shqipëri, pushtet personal e klanor i një klike uzurpatorësh që kanë kapur institucionet e shtetit.

Rillindja e emertuar nga Rama qeverisjen dhe ekipin e tij qeverisës rezultoi vetëm si fasadë mashtrimi me emrin dhe konceptin modern dhe autoritativ “Rilindje” po qe rezultoi nje e ashtuquajtur Rilindje.

Gjithçka çfarë zhurmshëm u propogandua nga Edi Rama si premtime bombastike për qeverisjen e tij dhe për “rilindjen” si: luftë kundër krimit e korrupsionit, kundër drogës, kundër varfërisë e papunësisë, kundër krimin gjyqësor dhe sidomos kundër korrupsionit dhe për integrimin e Shqipërisë etj. etj., rezultuan në të kundërt, jo vetëm si dështime ,por “Rama-Rilindja “ dështoi aq thellë sa që kjo qeverisje vetëm sa ka pëkeqësuar shumë më tepër gjëndjen politike, qeverisëse, korrupsionin, papërgjegjshmërinë, krimin , dhe sidomos e sidomos vjedhjen dhe hajdutërinë qeveritare të parasë publike. Dhe tjetra që është akoma edhe më e rëndë është edhe “rekordi” europian që arriti Rilindja me vendosjen e Shqipërisë në vënd të parë për kultivimin e trafikimin e drogës, si rezultat i të cilit Shqipëria u shndërrua në një kanabistan apo narkoshtet; po në vënd të parë Rilindja e vendosi Shqipërinë për korrupsinin, papunësinë dhe për eksodin . Ky është “progresi” regesiv i Regjimit “Rama-Rilindja”.

Rilindja e Edi Ramës instaloi një regjim regresiv, edhe në aspektin tjetër, në atë të rritjes së varfërisë e papunësisë dhe si pasojë u rikthye plaga e rëndë e shoqërisë shqiptare: largimi nga atdheu ,eksodi, ku shqiptarët u vunë në krye të listës botërore të cilët kërkojnë largimin nga vendi drejt Shteteve të BE-së dhe në SHBA.

Prej këtij regjimi BE nuk hapi bisedimet për antarësimin e Shqipërisë në BE, për shkak të mungesës së luftës kundër korrupsionit, mosndërtimit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor dhe të eksodit, ku për këto arësye BE në disa raste , politikanë dhe shtete të saj kanë shprehur mundësinë edhe për rikthimin e vizave Shqipërisë, gjë që verteton më së miri pra, atë që e titullova si titull shkrimi që: Shqipëria sot është nën pushtetin e një regjimi regresiv , nën regjimin e Rama-Rilindjes.

Regjimi i Ramës është regresiv edhe për faktin e kapjes dhe blerjes së mediave në Shqipëri, e cënimit të lirisë dhe të paanshmërisë mediatike. Pra një regjim kundër lirive dhe të të drejtave të njeriut kur afro 500 mijë shqiptarë që nga koha e instalimit të Regjimit të Rama-Rilindjes kërkojnë azil ekonomiko-politik nëpër shtetet e Europës. Regres tjetër ka shënuar “Rama-Rilindja” edhe në atë që është thelbësore për demokravinë që janë zgjedhjet e lira , të drejta dhe demokratike ku si standarde antidemokracie Rilindja u shqua për “standardin” e trafikimit e të shitblerjes e votës dhe të pushtetit, dhe kulmi i antivlerës demokratike arriti me zgjedhjet vendore të Qershorit të vitit 2019, zgjedhje tipike moniste e njepartiake, pa alternativën opozitare, pra si zgjedhje që të kujtojnë zgjedhjet e kohës së diktaturës komuniste. Dhe këto a nuk jane rrëshqitje dhe rënie në një regres demokratik?

Kaq besoj se është mjaftueshëm për të thënë që Shqipëria nën regjimin e Rama-Rilindjes, Shqipëria sot gjëndet në udhekryq, ne një krizë të thellë shtetërore gjithinstitucionale dhe për pasojë ka bërë hapa mbrapa duke mbetur e fundit në rrugën e zhvillimit, progresit, demokracisë, drejtësisë dhe të integrimit në BE.

Ky regjim duhet ndëshkuar ashtu siç veproi Kosova me ndëshkimin që i bëri regjimit të Presidentit Thaçi dhe të PAN-it, kualicionit PDK, AAK, NISMA etj., apo më sakt ndëshkimi që votuesi Kosovar i bëri elitës politike që kishte kapur shtetin në Kosovë. Kryetari i qeverisë shqiptare i së të ashtuquajturës “Rilindje” u bë kërcënim kombëtar edhe për territorin e Kosovës. Ai ishte, por vazhdon edhe të jetë si një prej promotorëve të idesë famëkeqe anti-Kosovë të shkëmbimit të territoreve apo të “korigjimit të kufijve”, ide e cila ishte shkatërrimtare për Shtetin e Kosovës.

Prandaj largimi i regjimit të tij nga pushteti do të ishte në të mirë edhe të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Rama ik!

Kjo nuk është kauzë vetëm e shqiptarëve të Shqipërisë, por kjo është kauzë gjithë kombëtare. Madje Rama ik - kështu edhe thanë, kështu edhe foli edhe BE-ja e cila nuk hapi bisedimet për Antarësimin e Shqipërisë për në BE, krejtësisht prej Regjimit regresiv të keqqeverisjes Rama-Rilindja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat