Rreziku prej ngritjes së Rajhut të IV

Opinione

Rreziku prej ngritjes së Rajhut të IV

Nga: Shpend Salihu Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:59
Shpend Salihu

Sic dihet Rajhu e morri hovin, me rënien e Qeverisë së Vajmarit e cila në aspekt kushtetues mbronte dhe afirmonte tejskajshmërisht të drejtat dhe liritë e qytetarit në Gjemani, mirëpo toleranca e tepruar dhe demokracia e tejskajshme si dhe të drejtat e avancuara sociale e sollën Gjermanin dhe tërë boten në etapën e depresionit ekonomik global në periudhën 1929-1933. Në këtë periudhë rrymat naciste morrën hov, sepse e konsideronin se Traktati i Parisit dhe Pakti i Vjenes i bën dëm shtetit Gjerman, andaj rrymat e ekstremit të djathtë morrën pushtetin në Gjermani.

Në periudhën e ardhjes së Hitlerit në pushtet u krijua një shtet me rend, disciplinë dhe lojalitet si dhe erdhi në shprehje ligjshmëria në pushtet, Ai i largoj të gjitha rrymat anarkiste nga Gjermania dhe krijoi një infrastrukturë socio-ekonomike e ushtarake te ciles ia kishte zili mbarë bota. SHBA në atë periudhe u krijuan si superfuqi përmes Franko Delano Ruzveltit i cili përmes pakos New Deal e krijoi SHBA superfuqi.

Por duke mos u futur ne detale, vlen te theksohet se Hitleri permes Grand Mufti Al Huseinit muftiut te Egjiptit dhe Sirisë, me përkrahjen e Papës dhe Vatikanit, krijoi Paktin e Antantës me Italin dhe Japonin, dhe fillojë okupimin e botës, duke vrarë e përndjekur Hebrej, Polak, Rusë etj te cilët i konsideronte si racë dinake, gjersa filozofia e tij ishte qe permes muhamedanëve të pushtonte Europën, Lindjen e Mesme e të shkonte deri ne Azi, me cfarë i ndihmuan edhe Turqit e shumë forca reaksionare në Ballkan, dhe arriti të dalë deri në Azi. Por aq sa i përket historisë, sot bota është në recesion ekonomik global, ku shkalla e inflacionit është në rritje si dhe solvenca financiare e bankave përditë e më shume po bie. BE që ishte një ëndërr e Hitlerit u jetësua, gjersa rrymat islamike pas 11 Shtatorit 2001 dhe ngjarjeve ne SHBA u fuqizuan në rrafsh ndërkombëtar, Rrymat e ekstremit të djathtë përditë e më shumë po fuqizohen në Europë në Gjermani, Austri, Francë e gjetiu, gjersa fluksi i refugjatëve Arab po vërshon Europën,Frika dhe pasiguria po rritet në Perëndim nga forcat islamike,gjersa fuqizimi i rrymave neo-naciste është në rritje në rrafsh global.

Për fat të keq këto rryma naci-islamike janë në rritje edhe në Kosovën tonë, andaj duhet të kemi shumë kujdes në të ardhmen. Mos të harrojmë se ne lirinë na e sollën SHBA, Anglia me përkrahjen e lobit Hebre i cili është vendimtar në politikën Amerikane, pasiqë në Shqipëri ishin të strehuar rreth 200 Hebre të cilët u persekutuan nga forcat Naziste gjatë luftës së II Botërore.

Është fakt krucial që Europa Naziste nuk po na lejon liberalizimin e vizave, pamvarësisht të jitha defekteve në sistem për hir të drejtësis dhe për hir të mos getoizimit të këtij populli Evropa duhet të jetë toleranta dhe të i liberalizojë vizat sepse populli Shqipëtar është i getoizuar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat