A ka një fund procesi zgjedhor i 6 tetorit? - Bota Sot
A ka një fund procesi zgjedhor i 6 tetorit?

Opinione

A ka një fund procesi zgjedhor i 6 tetorit?

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 20 tetor 2019 Në ora: 19:57
KQZ

Kaluan dy javë nga dita dhe data e mbajtjës së zgjedhjeve t'parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, dhe ende nuk kemi një rezultat final pëveq atij preliminar të dhënë nga KQZ-ja me datë 7 tetor 2019, përkatsisht një ditë pasi qytetarët e vendit i ishin drejtuar kutive të votimit për t'dhënë verdiktin, pikërisht me 6 tetor 2019.

Zgjedhjet e 6 tetorit kaluan në një frymë të një demookracie solide dhe të qytetëruar, shëmbull për rajonin dhe më gjerë, kështu sëpaku rezultoj nga vlerësimet e vezhguesve të huaj të akredituar në Kosovë për të përcjellë procesin dhe monitoruar atë, por edhe nga organizata vendore dhe media.

Çfarë e nxori procesin nga binarët ?

Fitrja e opozitës përball pozitës, përkatsisht humbja e pushtetit nga kapësit e shtetit, alias ; humbja e PAN-it dhe e ish alatëve të koalicionit qeverisës, pra pakicat dhe Lista serbe të cilët së bashku ishin në më pak se 49 %, karshi LVV & LDK të cilët kishin kap rezultatin e mbi 50+1 % dhe të drejtën absolute për formimin e Qeverisë dhe të institucioneve të dala nga vullneti i Sovranit, u bë kafshatë e pa kaperdishme për shtetkapësit në rreth dy dekada.

- Fillimisht u duk sikur u pranua me "sportivitet" verdikti i Sovranit, humbja e zhgjedhjeve dhe shkuarja në opozitë nga ana e "Amës" (PDK-së), së shtetkapësve dhe liderit të saj, Kadri Veseli, por një gjë e tillë ishte vetëm një kurth & mashtrim perfid ngase procesi mori kahje tjetër me metoda interferimi, ndikimi dhe kontestimi të rezultatit zgjedhor duke e kthye procesin mbrapa dhe degraduar atë.

- Proceset e ankimimit & kontestimit gjetën mbeshtetjën e pakusht të organit përgjegjës për organizimin dhe mbarëvejtjën e procesit zgjedhor, pra të KQZ-së, e cila ra pre e makinacioneve të humbësve të zgjedhjeve të cilët inicuan numërim e ri-numërim të qendrave të votimit deri në masën e cila knaqë pritjet dhe ambiciet e humbësve të zgjedhjeve të cilët nuk janë mësuar të jenë t'papushtetshëm dhe n'opozitë.

Helmimi : mjet & qellim !

Odisejada e ri-numërimit dhe helmimi i komisionëreve kanë një lidhje kauzale, dhe kjo lidhje tanimë nuk është e veshtirë të lexohet e deshifrohet kur shihet qartë qellimi i cili ka për synim përmbysjën e rezultatit të 6 tetorit dhe futjën e "mishit të egër", përkatsisht ; koalicionit të NISMA+AKR+PD në Parlament, edhe pse ajo nuk e kaloj pragun si ndeshkim nga Sovrani për keq-qeverisjën e PAN-it dhe abuzimin me pushtetin nga ana e z.Limaj & Pacollit.

SHIK-u famëkeq nuk lëshon lehtë pushtetin, ngase vetëm imuniteti me pushtet si mburojë, është garancë për ruajtjën e favoreve, privilegjëve dhe pasurive t'paligjshme n'kurriz të taksapaguesve dhe të bugjetit të Kosovës.

Zatën, futja e koalicionit parazgjedhor të z. Limaj & Pacolli në Parlamentin e Kosovës, është mjeti me të cilin operon SHIK-u i PAN-it, dhe për qellim ka prishjën dhe deformimin e rezultatit, alias verdiktin e Sovranit të dalë me 6 tetor 2019.

Deformimi i verdiktit të Sovranit, përmbysë rezultatin !

S'mund të kemi një deformim rezultati dhe një KQZ kredibile në t'njëjtën kohë, andaj ; nese përmbyset rezultati, përgjegjësit duhet penalizuar dhe ndjekë penalisht për "lëshimet" apo vjedhjet e qellimshme...!

Rasti i helmimit dhe deformimi i verdiktit, fshehin në vete gjithë misterin e odisejadës së ri-numërimit e cila mbanë në ankth Sovranin.

Manipulimi i rezultatëve duke e futë n'Parlament një subjekt humbës, degradon gjithë procesin, delegjitimon organet dhe e kthenë në pakicë shumicën, pra ish opozitën, LDK & LVV, dhe e bënë shumicë artificiale PAN-in, alias kapësit e shtetit të cilët Sovrani i qoj n'opozitë me 6 tetor.

Një Qeveri e derivuar nga një rezultat i sajuar me ri-numërim të qellimshëm dhe manipulativ, nuk është as stabile dhe as legjitime, dhe si e tillë edhe jo-kredibile.

Ajo që është humbë me 6, s'mund dhe s'duhet t'fitohet me 16, dhe as me 26 tetor, pikë !

KQZ-ja, t'respektoj Ligjet pozitive dhe Kushtetutën dhe jo t'i nënshtrohet presioneve të PAN-istëve të tërbuar nga humbja, përndryshe le t'shkoj para përgjegjësisë ligjore si autore e shkeljës së vullnetit të Sovranit në vend që t'jet gardian i atij vullneti.

Le të instalohet institucioni i përgjegjësisë, duke filluar nga organet & kategoritë Kushtetuese e tutje...

Mjaftë është mjaftë !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat