Vjosa e Albini vs Ziadini dhe Blerimi

Opinione

Vjosa e Albini vs Ziadini dhe Blerimi

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 21 tetor 2019 Në ora: 12:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Në Kosovë ndodhi ndryshimi atë e bënë dy politikan të ri dhe shumë intelegjent Kosovar shqiptar Vjosa e Albini dhe atë pas dymbëdhjetë vitesh qeverisje të ashpër të keqe dhe të padurueshme të klanit të njohur famkeq dhe të kobshëm Pronto.

Në Republikën e Kosovës ndodhi ndryshimi i duhur dhe i shumpritur këtë ndryshim e bëri populli i Kosovës të cilit i prin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Kjo pra është esenca e zgjedhjeve demokratike. Popujt e mençur e parapëlqejnë e mundësojnë dhe e realizojnë ndryshimin ky ështè i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ta mundësuar konkurencën e mirfilltë në politikë.

Pluralizmi politik nëse egziston te ne ai duhet ta mundësojë ardhjen në shprehje të më shumë ideve dhe koncepteve konkurruese në politikë. Shoqëritë e përparuara demokratike duhet ta mundësojnë garimin e më shumë ideve dhe koncepteve politike.Vetëmse sistemet moniste nuk e duan e luftojnë dhe e pamundësojnë ndryshimin ndërsa sistemet bashkëkohore pluraliste e stimulojnë ndryshimin që do të thotë ndrrimin e elitave politike në pushtet.

Popujt të cilët e bëjnë ndryshimin janë popuj më të shëndoshë, më të përparuar, më tè aftë dhe më me shpresë ndërsa popujt që e parapëlqejnë status quo-në janë të pa pashpresë, të pa-aftë, të prapambetur, të paditur dhe me shëndet të ligë.

Nëse në Kosovë Vjosa dhe Albini e bënë ndryshimin a do të mund të gjinden këtu te ne një Vjosë dhe një Albin apo a do të mund dikush nga politikanët aktual shqiptar të shëndrrohet në Vjosë dhe në Albin. Vjosa dhe Albini athua do të mund të jenë Blerimi dhe Zijadini përgjigja është po. Por duhet organizim, angazhim dhe mobilizim i hatashëm i qytetarëve shqiptarë.

Nëse në Republikën e Kosovës para zgjedhjeve Vjosa dhe Albini ishin shpresa pë sjelljen e ndryshimit në RVM Blerimi, dhe Zijadini duhet të jenë shpresa për mundësimin e ndryshimit të domosdoshëm dhe shumë të nevojshëm. Prandaj nëse doni ta bèni më konkurruese dhe më interesante jetën dhe ambientin politik Blerim Reka dhe ti Ziadin Sela urdhëroni e mobilizoni qytetarët votues të papërcaktuar të sepse të papërcaktuarit e mundësojnë ndryshimin ndërsa militantët partiak jo.

Shumica e qytetarëve shqiptar edhe unë e dëshirojnë dhe e presin ndryshimin Ziadin e Blerim urdhëroni në terren për mobilizim, sepse popullit i duhet ndryshimi por ai nuk mund ta bëj vetë atë. Le të bëhen Ziadini dhe Blerimi si Vjosa dhe Albini dhe nuk ka kah ia mban ndryshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat