Patriotizmi

Opinione

Patriotizmi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:03
Sulejman Mehazi

Nëse dikush i ka marrë në qafë njerëzit e kësaj bote është patriotizmi. Mashtruesi më i madh i gjithë mashtrimeve je ti Patriotizëm!, sa familje i ke marrë në qafë, sa njerëz për shkak teje janë burgosur e vrarë, sa e sa fëmijë ke lënë pa prindër, sa gra të veja ke lënê, aq sa s'mund t'i numërojmë; në anën tjetër, sa shumë njerëz me karaktere  dyshe e të pista keni pasuruar.

Ty çdo herê e përherë të kanë dashur e përkrahur më të poshtërit e më të pasinqertit e kombit, ata më të ligjtë që në emër të heronjve e dëshmorëve kanë përfituar vet.  Ti Patriotizëm je orospia më e madhe e kombit, je fati zi e i pabegatë për të dashuruarit, sa dinak e djallëzor, s'ekziston germë, tingull e shkronjë të ta përshkruajnë  shtatëfytyrësinë tog në një, je llomi më i madh kombëtar. Çfarë të mire i ke dhënë popullit e atdhetarëve?, asgjë, përveç kokëfortësisê inatçore  të mbrapshtë e të prapshtë.

Prandaj, ikë, ti Patriotizëm orospi, kurvare, tradhtare e kombit, gjuhës e kulturës sonë, ty, që na ke ç’deruar, poshtëruar e ofenduar qenien tonë!
Ty, që nëpërkëmbe luftërat shekullore, dëshmorët, invalidët e luftës, ty që kurrorëzimin tënd dashuror politik e bëre jo me popullin, por me interesat tuaja personale, ty që për shkak të mosbesimit, na ke bërë e detyruar tët' urrejmë e ta nxjerrim prej përdorimit fjalën Patriot  e Patriotizëm. Ti je turpi më i madh kombëtar.

Ku mbeti krenaria juaj çlirimtare, ç’u bënë ato lavdet tuaja politike mashtruese, ç’u bë me bashkimin kombëtar, me flamurin, me rininë, me arsimin e shkencën, me largimin e popullatës nga trojet shqiptare, ç’u bë me popullin e ngratë e të varfër.

A ende keni fytyrë të dilni para e të na tregoni patriotizëm, a s’ju vjen turp?! Me se do arsyetoni për t’ju shpallur Patriotë, a s’është mjaft për ju, a s’u ngopët më me të gjithat të mirat, prandaj ikni sa më shpejt nga skena politike, të pa durueshëm jeni bërë, alergjik, nevrik të gërditur jeni ndaj popullit shqiptar, s’ju durojnë e s’mund t’ju shohin më, keni humbur besimin, prandaj ikëni sa më shpejt, mos e ktheni kokën pas, po ikni të turpëruar, "merrni me vete dhe hijen tuaj zvarrë si gjënë e ndyrë", si thotë Azem Shkreli, ikni e kurrë mos u kthefshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat