Ngrehurinat mbi kokat e shqiptarëve!

Opinione

Ngrehurinat mbi kokat e shqiptarëve!

Nga: Sami Arifi Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:47
Sami Arifi

“Shqiptarët kanë qenë, në çdo kohë, si Samsoni në Tempullin e Gazës. Ata e rrëxuan Perandorinë Otomane dhe mbi kokat e tyre ranë ngrehurinat”, thoshte autori i librit Aubrey Herbert, në veprat e tij me pseudonimin Ben Kendim.

Shqiptarët duke qenë të parët në luftë për liri, në llogarin e tyre e hapën rrugën për ekspansionizmin e shteteve ballkanike. Aleatët Ballkanik e invaduan Shqipërinë si miq dhe si çlirimtarë por mbetën aty si posedues, sundues dhe si trashigimtarë.

Herbert thoshte: “Populli shqiptar kurrë, as për një qast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet”. Revolta shqiptare në Kosovë nën udhëheqjen e Ideologut të madh Hasan Prishtinës dhe udhëheqësve me përkushtim për luftën çlirimtare si Idrz Seferi, Isa Boletinit, Bajram Curri e shumë të tjerë, me armët e tyre triumfuan gjithkah. Ata morën në posedim Shkupin dhe mbajtën pjesën më të madhe të veriut ku unë kam pas fat thotë autori t’i shoh ngjarjet që u zhvilluan. Pra, në pamundësi për t’iu bër ball kryengritësve shqiptar, Porta e Lartë e kuptoi se duhet arrij marrëveshje.

Shqiptarëve iu premtua autonomi e cila do të përfshinte vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të atij të Manastirit. Ky koncesion erdhi me vonesë. Kjo iu dha arsye Aleancave Ballkanike për të hyrë në luftë, meqë osmanët ishin mjaft shumë të dobësuar nga kryengritësit shqiptarë. Pra, Aleancat Ballkanike hynë në luftë për të zgjeruar territoret e tyre nga se nuk e dëshironin egzistencën e shtetit shqiptar, e leje më pavarësinë e saj.

Serbia e arsyetonte luftën e saj, të maskuar me parulla “për çlirimin e vëllezërve të krishter” dhe realizimin e ideve nacionaliste, kinse, të bazuara në drejtën tradicionale të së drejtës historike shtetrore. Pra, këto parulla në bazë të historicizmës ndikuan në disponimin e masave për luftë kundër Perandorisë Osmane për okupimin e territoreve krejtësisht të banuara me shqiptarë.

Zgjerimin territorial Serbia e arsyetonte duke u thirrur në Serbinë e Nemanjiqëve dhe në atë të Car Dushanit. Zyrtarisht filluan bisedimet për ndarjen territoriale të Sanxhakut Kosovës dhe të Shqipërisë më 1911, në mes të Malit të Zi, dhe Serbisë. Pra, në këto momente për t’i mbuluar orekset e pangopura, Nikolla Pashiqi si diplomat i rryer reagoi: “Derisa ai popull mos të jetë i lirë nuk kanë vend pretendimet e askujt. Këtë çështje për ndarje territoresh duhet lënë së ardhëmes”.

Pas paqes së Bukureshtit të vitit 1913, ndryshimet territoriale dhe demografike të shprehura në përqindje, shtetet ballkanike fituan territore dhe popullsi sa vijon: Bullgaria 29 % territor dhe 3% popullsi më shumë, Greqia 68% territor dhe 67% popullsi më shumë, Mali i Zi 62% territor dhe 100 % popullsi më shumë dhe Serbia 82% territor dhe popullsin55% më shumë.

Pra, shqiptarët ishin, në çdo kohë, si Samsoni në Tempullin e Gazës që i rrxuanë Perandorit dhe mbi kokat e tyre ranë ngrehurinat. Këto ngrehurina mbi kokat e shqiptarëve i bën së fundi edhe shtetet ballkanike të përkrahura edhe nga disa Fuqi të Mëdha të mbështetura në zonat e interesit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat