Nisin akuzat, kërcënimet dhe gjuha ofenduese për Autostradën e Dukagjinit

Opinione

Nisin akuzat, kërcënimet dhe gjuha ofenduese për Autostradën e Dukagjinit

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 06:30
Ilustrim

Ndonëse ende nuk janë themeluar institucionet qendrore të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit,veç kanë nisur akuzat,kërcënimet e rënda,madje edhe gjuhë ofenduese të humbësve ndaj fituesve të zgjedhjeve nacionale.Kjo fushatë e orkestruar e sulmeve vie pikërisht  nga ata që ishin dhe janë në ekzekutiv në detyrë,por që të njëjtët pësuan  humbje në zgjedhjet e tetorit.Konkretisht,janë dy zyrtarë të lartë  të AAK-së,njeri prej tyre ministër i Infrastrukturës në largim,ndërsa tjetri ish-deputet.Që të dy këta u rebeluan me të njejtin tonë dhe gjuhë kërcënuese e ofenduese ndaj një ish-deputeti nga radhët e LDK-së,njëherësh fituese e dytë zgjedhjeve parlamentare.

Sebepi i kësaj hallakame ishte një dekleratë e këtij të fundit dhënë ditë më parë në një studio televizive.Ai ndër të tjera ka thënë se:"Autostrada e Dukagjinit nuk do të jetësohet gjatë qeverisjes së tyre",pra që i bie LDK-LVV.Mirëpo,kjo dekleratë nuk u ka pëlqyer  fare këtyre dy zyrtarëve të AAK-së,të cilët jo rastësisht si të orkestruar reaguan po në të njëjtën ditë(enjte),por me disa dallime të vogla.Kështu,derisa ministri në largim do të kërcënonte me fjalët se:"S'do të kaloni lehtë nëse se ndërtoni Autostradën e Dukagjinit",ndërsa nga ana e tij ish-deputeti dhe ush-kryetari i Komunës sē Deçanit do ta përkrahte dhe plotëdonte bashkëpartiakun e tij se:"Është totalisht provinciale dhe logjikë jashtëzakonisht  diskriminuese.Do të merrni përgjegjësinë,jo vetëm sot,por edhe reagimin e duhur të atyre që dinë t'i mbrojnë vlerat e interesave ekonomike,nacionale dhe barazisë njerëzore".Pra,tani shtrohet pyetja e pashmangshme:ku shpien në këto momente kyçe paszgjedhore në Kosovë këto kërcënime,akuza dhe gjuha ofenduese e këtyre dy vartësve të shefit të tyre të partisë dhe KRM në largim ndaj një ish-deputeti dhe shefi të grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës?

Sido që të jetë,fy zyrtarë të AAK-së dhe të tjerë duhet të kenë kujdes dhe të jenë më të përmbajtur gjatë deklarimeve të tyre zyrtare të papërgjegjshme,të pakripa,jo njerëzore,jo civilizuese në këto çaste të vështira nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kujtojmë se jo vetëm LDK-ja,por edhe PDK-ja,LVV-ja,NISMA,PSD-ja dhe AKR-ja janë shprehur decidivisht kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit.Kjo për faktin se ky projekt ka një kosto të madhe të buxhetit prej rreth 1 miliard euro.Po ashtu,kundër ndërtimit të kësaj autostrade  janë edhe banorët e Komunës së Rahovecit,meqë ajo e anashkalon këtë qytet  për rreth 15 kilometra,ndonëse kryeministri në largim u pati premtuar se autostrada do të kalojë në Xërxë-Rahovec-Suharekë."Dukagjinin kurrë nuk do ta la pa e ndërtuar Autostradën e Dukagjinit.Për mua autostrada është jetike  për atë zonë ,Istok-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren",pati deklaruar kryeministri më 18 gusht të këtij viti.Për më shumë banorët e komunēs së Rahovecit në shenjë pakënaqësie  kanë nēnshkruar edhe nje peticion kundër variantit 6-të të propozuar nga Ministria e Infrastrukturës.Ndërkaq,Këshilli i banorëve të pakënaqur  të Rahovecit kanë përkrahur variantin 1,i cili sipas tyre autostrada kalon pranë qytetit të Rahovecit,dhe kalon nëpër tokë jopjellore.

Ndryshe,sipas ministrit të MI autostrada e Dukagjinit do të ketë 96 km,do të kushtojë 582 milion euro e me shpronësimin e 624 hektarë të tokës do të kushtojë rreth 1 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat