Kur sovrani të gjykon, kur sovrani të dënon

Opinione

Kur sovrani të gjykon, kur sovrani të dënon

Nga: Hafiz Shala Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:40
Hafiz Shala

A ka gjykim ma të rëndë se kur populli yt të gjykonë dhë në bazë të gjykimit për veprat e bëra, të denonë.

Populli është sikur ajo thënja e Oso Kukës : trimi i mirë kurë nuk ngutët, prej trimnie e jo prej tute. Priti e stërpriti, ma në fundë vëndosi.

Populli durojë e durojë deri aty kur e tepruet. E tepruet dhë, nuk u ndalët dhë nji zot e dinë së kur do të ndalëshi po mos të ju ardhët të hunda dhë mbi kokë që ju hakmuerr sikur e lypët.

Sovranit i erdhi rasti dhë ai, më tërë sinqeritetin si kurrë ma parë gjatë gjithë historisë, veprojë më vetëdije, guxim dhë arësye.

Përmes vote  ju denojë juve oligarkëve që harruet së ju duhët të ishit për këtë popull që ju durojë por, ju ja këthyet shpindën, ja shtruet zullumin, e traumatizuet përmës metodave sociale, përmes dallimëve në shtresa të ulta dhë në atë të pushtetarve.

Harruet së i gjithë ky popull është qenje njerzore sikur familjët e juaja, miqët e juaj, bashkëpartiakët e juaj anipse nuk janë të “ afërmit “ e juaj sepse populli duhët të jetë i barabartë më të gjithët.

Ju mungojë humaniteti, arësyeja, vetëdija, mirëkuptimi dhë njerzia.

Pa kurfar turpi, e luajshit rrolin e rokfelerave mënjihere në kohën e pasluftës më ahengje, dasma të kushtueshme dhë shpenzime, thua ti së ato para i gjetën dikundë në baltë dhë pa dhimtë mundë të jeni  dorëlirë sa të dueni. Nuk I kishit fitue më ndjersë dhë mundë, por më hajni. U mbetën në fyt. Dhë, kjo nuk do të përfundojë më kaq. Ngadal beg së ka hëndek. E, ai, është I madhë e i thëllë.

Ishin parat e grumbulluara brenda dhë jashtë atdheut sikur 3% dhë financimi i luftës nga “ Vendëlindja thërrëtë “

Të shumten, ishin parat e diasporës së vuajtur e të përmalluar për vendëlindjën, familjën e farefisin.

Duke punuar nat e ditë, bile edhe nga dy punë. Zgjohu herët në mengjes, eja vonë në mbrëmja duke mos i pa fëmijnë vetëm në gjumë.

E vodhët ketë popull pamëshirshëm. E vodhët shtetin përmes formave të ndryshme e posaqërishtë përmes tendereve që i kushtëzuat investitorët t’u pagujnë përqindjën për ta marrë punën të cilën e kryen më vonësë, më qmime trefish ma të larta dhë më kualitët shumë të dobët.

Ju, nuk ishit në gjendje ta detyroni kontraktuesin që ti përmirësojë gabimet posaqërishtë në infrastukturë ku rrezikohëshin edhe jetrat e njerzve, kushtet higjenike dhë ambijenti që mundë të rrezikonte edhe shendetin e njerzve.

Sovrani, më të drejtë, krahut të luftës jau tregojë kartonin e kuq dhë i përjashtojë nga loja ( nga pushteti ). Krahu i luftës është deshtë të largohët nga politika e pushteti. Këtë, jau thanë të dy miqt tanë dhë përkrahës të Kosovës, William Walker dhë James Rubin. Por, magneti i kartikës dhë i  pushtetit, ishte ma i fuqishëm

Populli, bëri selekcionimin e deputetve të ndershëm, të guximshëm dhë të vetëdijeshëm, krahas atyre të degjueshmëve, pakurrizorve dhë të korruptuarve.

Kjo kategori shumica mbetën jashtë por, ende kanë depërtue disa të tjerë të cilët janë si të përzgjedhurit e tyre sepse, përmes tyre ata i zbatojshin politikat e tyre dhë veprimet kriminale, hajdute deri të ato të tradhëtisë sikur rasti më mërcënarizmin ndaj Serbisë  rreth korigjimit të kufijve deri të coptimi.

A mos ndoshta po befasoheni ju or zotëri që mbetët jashtë pushtetit e Parlamentit ?

Nuk keni të drejtë sepse, zgjedhjët kësiheri kaluan në mënyrëm ma të mirë kur është fjala për votat në mes partive politike, por jo edhe ato brenda partive ku ja zbehën sadopak imaxhin e këtyre zgjedhjeve si ndër ma të civilizueme, demokratike dhë të pastra.

Këto zgjedhje, zbuluan shumqka dhë gjithqka. Qeverisë së ardhshme që po shpresojmë së jetë e popullit dhë për popullin, i ndihmuan që të merrët më problemet e grumbulluara të shumëllojshme dhë jo të lehta.

Sovrani ja mundësojë Qeverisë së ardhshme që mos të këtë dilema së, a ka pasë krim, korrupcion, nepotizëm dhë zhvatje të paras së taksapaguesve.

Tani, ju duhët vetëm prokurori e  gjyqësori i aftë i guximshëm dhë i ndershëm. Nuk ka ma kurfar dilemash së akuzat publike për këto të këqia janë të vërteta.

Pasurimi i paarësyetueshëm dhë i kontstueshëm, paraqitja e rrëjshme e pasurisë përmes formulatve, por edhe  mënyrën e arritjës së sajë. Kjo qeveri edhe mundë të hyjë në histori për të mirë nese ja arrinë të marrë masa ligjore e kushtetuese ndaj keqëpërdoruesve anipse, as nuk është e lehtë dhë as nuk është e parrezikshme.

Do të hasë në rezistencë të hatashme sepse, oligarket hajdutokriminel, ende mendojnë së janë në pushtet, së ende duhën të kenë imunitet të përjetshëm dhë, ma fundë, janë të paprekshëm. Dhë “ janë qlirimtar”

Disa, arësyetohën së na qliruan, disa së e formuan shtetin e Kosovës, e, disa, besa deshën ta ndajnë e ta coptojnë. Denimi i popullit, është denimi i zotit. Ndoshta, ma në fundë e keni kuptue.

Disa parti e individ, ende ankohën së vota e tyre diku u janë “shmangë” gjoja për keqëpërdorim. Jo, zotëri, populli të ka denue po ende nuk po e kuptonë.

Populli kësiheri, fillojë jo vetëm ti injorojë dhë sabotojë pushtetarët, por, i pastrojë në shumtën  e rasteve, edhe brenda partive politike.

Kanë hartue  së periskopi popullit ka qenë mbi ta dhë i ka vrejtë e i ka përcjellë deri më 6 tetor kur edhe jau dha karakteristikat shkatërruese sipas gjynahëve që ja banë këtijë populli.

Asnji parti, nuk ka qenë imune nga individët destruktiv, nga ata që kanë hangër më nga dy lugë siq thotë populli dhë, ata të cilët, natën koketojshin më nji parti tjetër e ditën qajshin më lotënkrokodilli për partinë evetë.

LDK-ja, nuk ishte aspak imune ndaj individeve të këtillë të cilët siq thotë populli, mos e vetë së të kallxonë vetë. Disa nga ta, nuk u ndanë të kënaqur.

Miqt tanë ndërkombëtar, më padurimmpo e presin formimin e qeverisë së re, më shpresë së  VV-sje LDK që bazuar në programët dhë përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët sipas asajë së, askush nuk është mbi ligjin. Pastaj, luftimin e krimit dhë korrupcionit që është edhe njëra ndër pengesat për liberalizimin e vizave, për anëtarësim ne BE dhë institucionët tjera ndërkombëtare, deri të investimët e huaja në vëndin tonë kur të deshmohët si shtet stabil më udhëheqje të ndershme dhë të vëndosur. Askush nga jashtë nuk donë ta rrezikojë kapitalin e vetë qoftë edhe biznismenët shqiptar që e dojnë atdheun e vetë.

Programët dukën shpresëdhënese, por, duhët rend e rregull që vërtetë Evropa dhë SHBA – t ekonomikishtë të na ndihmojnë që është edhe qëllimimi tyre duke u angazhuar rrethë zhbllokimit dhë vazhdimit te bisedimeve më Serbinë që të krijohët nji klimë stabile për marrëdhënie fqinjësore, anipse, aspak të lehta.

Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes dy të dërguarve special, jep shpresë së gjërat duhët të shkojnë në drejtim shpresëdhënës  por , përgjegjësia kryesishtë mbetët të institucionet dhë uniteti i spektrit politik, pozitë opozitë për tema të mëdha për interes të vëndit.

Tani është përgjegjësia historike për kthesa të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat