A ka një Dilemë Shqipëria:  BE apo Unionin Euroaziatik (EAEU)?

Opinione

A ka një Dilemë Shqipëria:  BE apo Unionin Euroaziatik (EAEU)?

Nga: Pirro Prifti Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 12:45
Pirro Prifti

Shqipëria që pas 1912 e deri më sot 2019 mbetet në një dilemë të vazhdueshme se nga do ta ketë drejtimin e vet Gjeo-politik, dhe kjo nuk është ashtu si duket sepse forca të tjeratë errta e kërkojnë Shqipërinë të rrijë përjetësisht e destabilizuar me qëllim që të vazhdojnë përfitimet e tyre në> toka, prona, para, pushtet.

Historia e Shqipërisë është e mbushur me udhëkryqe historike të cilat në shumë raste kanë treguar se ishin shumë të rrezikshme për vetë popullatën, për formimin e një shteti  të fortë, për të mbajtur një binom shtetformues Fe +Atdhe, dhe për një gjeopolitikë modern përsa  përket kohëve të sotme.

Historikisht popullsia shqip folese është quajtur në kohë të ndryshme me emra të ndryshëm por një element e ka ruajtur> gjuhën, por popullsia kishte këto tipare: ruanin gjuhën e folur,  ishte luftarake, shumë krenare madje arrogante,  me pamje fizike të bukur, dhe kishin aftësinë të përshtateshin me pushtuesin nëse humbin betejat përfundimtare.

Në kohet e lashta në Luftën e Trojës  u shkaktua një luftë midis Dardanëve trojanë të veriut me aleatët e tyre dhe Akejve dhe epiroteve të jugut me aleatët e tyre mollosët . Të dy palët flisnin të njëjtën gjuhë dhe nuk kishte qënë e nevojshme për përkthyesa. Rezultati ishte vetëm një shkatërrim i botës së lashtë dhe krijimi i një Perandorie të fuqishme që do të bëhej në të ardhmen nga themelimi i Romës përmes Martesës së Eneas me Lavinjën. Kështu lindi një gjuhë e re ajo romake latinishtja.

Ardhja e fiseve te tjera (fenikas, dorianë) asimiloi fiset pellasgige  traket, maqedonasit, dhe pjesërisht epirotët që flisnin të njëjtën gjuhë por mbetën fiset e tjera ilire të veriut dhe të jugut duke krijuar një bashkësi që iluministët dhe historianët i quajtën helenë por se në fakt ishin përzjerje pellazgësh ilirshë dhe epirotësh të cilët krijuan qytete- shtete në luftë të vazhdueshme me fqinjët e gadishullit ilirik dhe persët. Gjuha ishte e njëjtë por alfabeti dhe shkronjat u përdorën nga popullata e përzjerë që u quajt Helene. Rezultati ishte përsëri shkatërrim por ruheshin pesë karakteristikat e mësipërme.

Edhe në Periudhën e Perandorisë romake, fiset ilire që flisnin të njëjten gjuhë u ndeshën vazhdimisht me këtë Perandori por u dorëzuan. Rezultati ishte shkatërrim. Sidoqoftë nëpërmjet 5 karakteristikave përkatëse ata u përshtatën me Perandorinë madje edhe e drejtuan atë.

Në periudhën e dyndjes sllave, kjo popullsi humbi emrin ilir dhe u asimilua pjesërisht pra një shkatërrim , por sidoqoftë  pesë karakteristikat mbijetuan dhe u krijua një popullatë e re si Arbërit dhe mbeti Epiri i lashte, pra u përshtatën me gjendjen.

Në përiudhën Bizantine kjo popullatë mbijetoi në formë principatash së bashku me sllavët dhe maqedonasit dhe epirotët por ruajtën pesë karakteristikat duke u përshtatur e gjëndjen, por u krijuan kushte për një shtet arbër deri në 1453 kur ra Kostandinopoja. Rezultati ishte shkatërrim.

Periudha islamike osmane 450 vjeçare, dëmtoi rëndë popullatën e Arbërit dhe Epirotët sepse krahas pushtimi fut edhe një religjion i ri me dhunë, me largim popullate, me konvertim, ose me kalimin e popullatës në një popullatë tjetër me qëllim që të ruante fenë dhe pronat. Sidoqoftë, kjo ndikoi në formimin e popullatave dhe shteteve që do të krijoheshin: grekët (arvanitas dhe popullatë tjetër), serbët (arbër dhe shkie), malazezët (arbër dhe serbë-shkie), kroatë (arbër dhe sllavë të jugut), rumunë (arbër dhe dakë, romanë, sllavë), italianë (arbëreshë dhe romakë-fise italiane).

 Kurse nga popullata arbër e islamizuar dhe e marë për shërbime nga Perandoria osmane u krijua mbretëria e Egjiptit, vetë Turqia, Siria. Sidoqoftë mbeti në territoret e pushtuara osmane të Arbërisë dhe Epirit  një popullatë që fliste  të njëjtën gjuhë të lashtësisë por që rreth fund shek XVII u quajt popullatë shqiptare  një popullatë e re por me gjuhë të lashtë të ruajtur, e cila e mori këtë emër tek arbërit e islamizuar dhe tek të ardhurit shqipfolës, dhe më vonë kjo fjalë u përhap në të gjithë territoret e banuara dhe humbi fjala arbër madje dhe fjala epirot, por u ruajt gjuha dhe katër karakteristikat e tjera. Rezultati ishte shkatërrim,  por popullata u përshtat dhe mbijetoi.

Edhe pas formimit të shtetit shqiptar, duke qënë se binomi ngjizës i një shteti (Fe dhe Atdhe) kishte humbur, pesë karakteristikat u ruajtën por humbi kujtesa historike, dhe përplasjet politike për pushtet vazhduan gjithë kohën deri në ditët e sotme duke e bërë këtë shtet të paqëndrueshëm politikisht, dhe kjo paqëndrueshmëri u rëndua pas diktaturës komunistë qoftë për shkak të izolimit, popullsisë së madhe fshatare, por edhe për shkak të tensioneve të krijuara nga fqinjët të cilët i kishin marrë më 1913, toka këtij shteti.

Problemi se nga cila anë do të shkonte Shqipëria me popullatë kryesisht myslimano-ateiste, ka qëndruar pezull tek politikanët shqiptarë të ditëve të sotme. Pavarësisht betimeve dhe stërbetimeve se  `e duan Shqipërinë në Europë`, duke aluduar se ne (pra ata) janë bij të Gjergj Kastriotit, flamurin e kanë të krishterë, etj,  sofizma politikanësh, një pjesë e inteligjencies deri në `90 ishte arsimuar në perëndim,  politikanët katundarë  që u vendosën nga PPSH pas `90,  kishin si synim pasurimin, dhe e lanë pas dore gjeopolitikën shqiptare, madje duke bërë një gabim të pafalshëm gjeopolitik duke hyrë në Konferencën islamike, duke pakësuar kështu shanset për tu bërë europianë ë vërtetë për tu integruar në BE. Një pjesë e mirë e politikanëve të sotëm ashtu si dhe ata të djeshëm luajnë `me shumë porta`, madje duke u bërë edhe katolikë për të shpëtuar pasurinë, por duke filtruar me gjeopolitikën turke , arabe, madje dhe ruse, (megjithse Rusia ka qënë një aleat i dikurshëm që na ndihmuar).

 Dilemat e sotme në politikën shqiptare mbeten gjithsesi të fshehura nga sytë e SHBA dhe BE, dhe në dukje reklamohen dobite e integrimit, në brëndësi kanë frikë për pasuritë e fituara me patëdrejtë dhe përpiqen që dita e integrimit të jetë sa më e largët….

Oferta e e Unionit Euroaziatik sado që pak utopike, qëndron në mëndjen e shumë  përfaqësueve të popullit dhe në mëndjet e errta të krimit të organizuar apo dhe në mëndjet e spiunëve të fqinjëve tanë të nderuartë cilët ndezin herë pas here kur zjarri i urrejtjes nacionaliste shuhet, zjarrin e mlefeve dhe cmirave të vjetra. Përse Unioni Euroaziatik?

Nëse BE ka 27 anëtarë dhe GDP 17 trilion $ dhe 380 milion banorë, EAEU (Euro-Asian Economic Union) ka 5 anëtarë ( Rusia, Bjellorusia, Kazakistan, Kirgistan, Armenia) dhe 5 të tjerë për tu anëtarësuar (Mongolia, Siria, Taxhikistan Uzbekista) me 5trilion $ dhe 180 milion banorë; politikanëve shqiptare u mbetet të zgjedhin pavarësisht se me zë të lartë blasfemojnë lindjen dhe lavdërojnë perëndimin, në koshiencën e tyre, ashtu si politikanët e të kaluarës së që thërrisnin `dum babën` dhe rroftë BRSS, edhe sot kërkojnë një politikë pro-lindore.

Kjo pasqyrohet ashtu siç e sheh edhe populli shqiptar, i cili po vuan prej vitesh nga kjo klasë politikanësh të korruptuar si tek: vonesa për bërjen e Vettingut, tek vështirësitë për të bërë reformat, tek problemet për vendosjëen dhe respektimin e ligjeve, tek Fake-neës nga portalet anti-shqiptare të cilat duan destabilitet, tek bashkëjetesa e çuditshme e  krimit politik-ekonomik-social me ligjin.

 E  fuqizuar kjo me mungesën e civilizimit dhe me frymat religjioze radikaliste kryesisht në Kosovë, Maqedoni më pak në Shqipëri, por të rrezikshme gjithsesi, potenciali i forcës anti-BE mbetet i lartë, dhe dilema si një urë shpëtimi e kundërshtarëve vazhdon të egzistojë, dilemë  e cila magnetizohet edhe nga nostalgjia ndaj privilegjeve të të parëve të tyre në kohën e Perandorisë osmanë dhe BRSS.

Kjo pasqyrë përmbledhëse  e të kundërtave që ka në vetvehte Politika shqiptare nuk është e veçuar as nga popullata, sepse është po kjo popullatë që ka përzgjedhur këta përfaqësues të popullit me hile apo pa hile. Shpresojmë që  pjesa përparimtare pro-europiane të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat