Edhe ti si ai, mashtrues!

Opinione

Edhe ti si ai, mashtrues!

Nga: Maxhun Smajli Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:17
Maxhun Smajli

Mashtrimi nënkupton të ngulitësh një ide të rreme që sjell padije, pështjellim ose çoroditje. Ideja kryesore e fjalës “mashtroj”, si dhe e fjalëve “shtrembëroj” dhe “gënjej” është të çosh në rrugë të shtrembër dikë duke përdorur dredhi. Patjetër, një individ që nuk e kupton se ndodhet në një gjendje padijeje, pështjellimi ose çoroditje ngaqe e kanë keqinformuar qellimisht, rrezikon seriozisht. Ajo që të trishton vërtetë është se shpesh ai që mashtrohet, përpiqet t'i mbrojë bindjet e veta. Mbase individ të tillë lidhen kaq shumë emocionalisht me bindjet e tyre, sa i mbyllin sytë dhe veshët përballë çdo prove që mund t'ua lëkund bindjet. Pra, manipulohet me masën mëndjelehtë.       Ti dhe ai, që ngrehni kurthe për të tjerët, për t'u dukur vetë, lëngoni nga sëmundja e individualizmit, një hipnozë e përseritur. Tek ju është futur dikush tjetër nën lëkurë. Aty ku edhe djalli struket shpesh. Ju shtinjak kurreshtarë dhe mashtrues të vetës tuaj hiqni dorë nga paragjykimet dhe urrejtja, ngase jeni bërë përqarësit më të fuqishëm. Dhe, gjithçka që i përqanë njerëzit mund të ndezë armiqësi.

Ti dhe ai, ju shpirtëngushtë, e konformistë, demagogë e karrieristë foduj që interesoheni para së gjithash t'i fusni turinjtë për të nuhatur marrëdheniet midis njerëzve, jeni pa virtyte. E, njeriu pa virtyte e tradhëton edhe mikun. Ti dhe ai nuk rrini dot pa sfiduar njerëzit, pa i marrë në gojë sidomos, ata, para veprave të të cilëve jani të pa dukshëm. Ti dhe ai, bëni mirë të frenoni çdo prirje drejtë fodullakut ose mendimin se jeni më të mirë se të tjerët.

Nganjëherë sikur pajtohem se, të tillët duhet lenë të veprojnë, të flasin dhe, të vetëzbulohen si karaktere, të paraqiten ashtu si janë në të vertetë; të vegjël, pa vlerë, hipokrit, individualistë, gënjeshtarë e servilë. 

 Por, prap po pendohem, sikur të tillë, të degjeneruar moralisht, lejohen të përfaqësojnë shoqërinë shqiptare, rrezikojnë ta rrokullisin teposhtë në tjetërsim të vlerave morale e njerëzore. Andaj, për ta ruajtur natyrën morale njerëzore shqiptare. Për të mos rrëshqitur në kaos, në zhvlerësim vlerash, thërras ndërgjegjën shqiptare; O, burra mos u dorzoni, para të tillëve. T'i bëjmë t'i puthin prapanicat e veta derisa t'u bëhen pasqyrë e ta shohi vetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat