Konfigurimi i sistemit të sigurisë Nacionale - Bota Sot
Konfigurimi i sistemit të sigurisë Nacionale

Opinione

Konfigurimi i sistemit të sigurisë Nacionale

Nga: Shpend Salihu Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:07
Shpend Salihu

Është një parakusht i zhvillimit dhe funksionimit demokratik dhe funksional të shtetit, sepse do të arrinte të rriste imazhin e shtetit në rrafsh ndërkombëtar, si dhe të joshte investitorët dhe partnerët afarist ndërkombëtar të injektonin në ekonominë Kosovare.

Do ishte mëse e nevojshme si prioritet i sigurisë nacionale, nxjerrja e ligjit anti-xhihad si dhe kontrolli i mekanizmit tek veprat penale me biznes joformal si dhe me shpëlarje parash e krim të organizuar, gjithashtu duhet kontroll i mekanizmave funksional parlamentar që të parandalohen veprimet që do e cenonin sigurinë e shtetit e të cilat mund të thërrasin në luftënxitje.  Është gjithashtu esenciale që Këshilli i sigurisë kombëtare së bashku me AKI dhe Njësin e inteligjencës financiare si dhe agjencionet tjera të ligjit të bashkërendojnë veprimet dhe shkëmbejn informacionet ndaj çdo veprimi subverziv dhe destruktiv në shtet, siç janë aktet e sabotimit, diverzionit, ekstremizmit politik ose fetar, shantazheve të brendshme e të jashtme si bashkëpunimi me mekanizma të strukturave të sigurisë ballkanike që është parakusht i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, jo vetëm në sferën e ekstradimit por edhe të luftimit të terrorizmit regjional, ekstremizmit të çfarëdo forme si dhe shpërndarjes masovike të armëve të shkatërrimit në masë, kundër armatimit biologjik, radiologjik e kimik, terrorizmit kibernetik etj. Krejt këto futen në interesa të sigurisë nacionale, dhe duhet të koordinohen me struktura të sigurisë ballkanike dhe ndërkombëtare sepse cenojnë jo vetëm sigurinë nacionale por edhe sigurinë regjionale e globale. Ekonomia si fushë e karakterit nacional, duhet të jetë prioritet i politikave të sigurisë nacionale, pasiqë rimëkëmbja ekonomike dhe parandalimi i dukurive subverzive siç janë evazioni fiskal, shpëlarja e parash, biznesi joformal gjithashtu e cenojnë të mirën e përgjithshme dhe sigurinë nacionale. Fusha e lobimit duhet të jetë gjithashtu pjesë e politikës së sigurisë nacionale, sepse me lobim adekuat do kishim njohje të reja do përshpejtonim integrimet euro-atlantike si dhe do kishim investime financiare ndërkombëtare, me çfarë do parandalohej fluksi i të rinjëve jashtë shteti, si dhe do rritej mirëqenia e qytetarëve e gjithashtu edhe do kishte më pak irritim të masave të ndryshme me çfarë do kishim shkallë më të lartë të sigurisë në shtet. Sistemi bankar gjithashtu prek interesat e biznesit duhet të largohet kamata rrëshqitëse që është fajde e legjitimuar si dhe e rëndon interesin e biznesit në shtet me çfarë biznesi nuk mund normal të funksionojë e mos funksionimi normal ose bankrotimi i biznesit e zvogëlon buxhetin shtetëror dhe rrit papunësin e zvogëlon mirëqenien. Sektor me rëndësi është rritja e kapaciteteve kadrovike në sektor të ndieshëm të AKI NjIF, si dhe FSK, me çfarë strukturat do përfitonin në sektorin e mbrojtjes së interesave strategjik nacional, përmes partneritetit me struktura të sigurisë ndërkombëtare do arritnim të rrisim numrim e kuadrove në sektorin e analitikës, doktrinave dhe strategjive e me këtë do kishim gjendje shumë më funksionale në shtet. Gjithashtu është obligim parasëgjithash i këshillit të sigurisë nacionale dhe AKI të hartojë plane dhe programe për bashkëpunim regjional dhe për çasje me shtetet në regjion. Këto dhe shumë sfera tjera janë të rëndësishme për konfigurimin e sigurisë nacionale në shtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat